Bollino: Tani heshtje shtypi për ngjarjen e Kavajës

Bollino: Tani heshtje shtypi për ngjarjen e Kavajës

Foto ilustruese

Historia tragjike e dhunës mbi një vajzë të vogël nga Kavaja nga ana e tetë bashkëmoshatarëve të saj është bankoprovë për të matur pjekurinë e shtypit. Një pjesë e politikës tashmë ka dështuar në detyrimin ligjor dhe civil për të mbrojtur me çdo kusht identitetin e viktimës dhe të protagonistëve të tjerë. Ish-kryeministri Sali Berisha, në fakt, ishte i pari që shpërndau në Facebook emrin e shkollës së Kavajës, që frekuentonte viktima dhe disa prej përdhunuesve të saj: një detaj sensibël, të cilin edhe Gjykata e të Miturve nuk e përmend në dokumentat e saj, pikërisht për të shmangur identifikimin e nxënësve të përfshirë në këtë ngjarje. Pastaj Elisa Spiropali shpërndau  një video të një takimi të saj me prindërit e vajzës, që u kërkonin gazetarëve respektimin e privatësisë. Me zë dhe figurë.

Duke u përpjekur për të sjellë si shembull më të keqen e shoqërisë dhe kurrë për të dhënë shembullin më të mirë, disa gazetarë nxituan të publikonin online dhe të lexonin në studiot televizive dosjen e Gjykatës, duke përhapur një seri tjetër detajesh, të dhimbshme për protagonistët dhe disa herë edhe të turpshme. Mesa duket, ngjarjet e mëparshme të tilla, nuk kanë bërë të vënë mend gazetarë dhe media që vazhdojnë të përsërisin të njëjtin gabim.  Pas vrapit për dokumenta “ekskluzivë”, më pas vijoi ai për dëshmitarët: familjarët e përdhunuesve kanë filluar tashmë të dorëzohen përballë kërkesave për intervista televizive, jo vetëm duke kontribuar kështu në identifikimin e fëmijëve të tyre, por duke hedhur edhe baltë tjetër mbi viktimën. Pasi, si në çdo proces për abuzime seksuale, loja e masakrimit tashmë ka filluar dhe përdhunuesit do të bëjnë gjithshka për të bindur të tjerët se, në të vërtetë, fajtore ishte vajza. Kjo është faza më e tmerrshme e procesit dhe për miturën që pati kurajon ta denoncojë të gjithë këtë do të jetë që tani e vështirë ta kapërcejë në fshehtësinë e një salle gjyqi. Por do të jetë shkatërruese për të dhe familjen e saj nëse kjo lojë e egër do të bëhet publikisht, nëpër studio televizionesh apo në portalet online. 

Ne, gazetarët, të paktën këtë herë le të provojmë të tregojmë se jemi më të mirë se çakejtë e politikës dhe të mos pranojmë të publikojmë detaje e dëshmi mbi këtë ngjarje: ne të Shqiptarja.com dhe Report TV kemi vendosur të ndjekim këtë linjë dhe do të vazhdojmë të mos publikojmë asnjë detaj mbi ngjarjen, përtej informacioneve që institucionet kompetente do të gjykojnë të domosdoshme t’i bëjnë publike. Që sot, mbi ngjarjen e Kavajës, nisim të zbatojmë heshtjen e shtypit, një praktikë qytetarie, e cila aplikohet çdo herë që e drejta e mbrojtjes së viktimave e tejkalon detyrimin për të informuar. Shpresojmë të mos mbetemi të vetmit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos: 08/02/2019 22:34

    T'a degjoi fjalen tende Edi Rama e Spiropali

    Përgjigju
  • Babalja: 08/02/2019 19:40

    Saleh maloku zhurmen e beri dhe do e bej, sa rri qeni pa hang njeçik m**t aq rrin dhe salehu pa lef.

    Përgjigju
  • Hinglaterri: 08/02/2019 18:59

    Po mer vesh maloku nga qytetaria? Ai eshte rritur shpellave me arinjte dhe eshte vampir

    Përgjigju
  • brumi: 08/02/2019 18:31

    Po Bolino ke shume te drejte qe perpiqesh tu vesh fre ketyre te cmendurve ne Shqiperi, por nuk e pe Spiropalin cfare ka bere? Keta politikane jane monstra. I ka publikuar me pamje dhe fytyre prinderit e vajzes se gjore dhe te gjithe e njohin tani

    Përgjigju
  • .anes Elbes: 08/02/2019 18:04

    Ngjarja e Kavajes eshte pasoje e perdhunimit te perditshem qe ben politika e media. Bravo Bollino,si gjithmone profesionist,por nuk mundet i vetem te ndikosh ne "civilizimin" e nje medie "kazan", qe i jep "oksigjen" cdo dite kesaj klase politike dhe ruan te ndotur mjedisin e sotem te vendit tim te bukur.

    Përgjigju
  • Qytetari: 08/02/2019 17:39

    Shume dakort me ju z.Bollino . Edhe pse pak me vonese.. megjithate vazhdo tu mesosh pak edukat dhe sensibilitet katundit tone aty. Ka politikan dhe gazetar aty , qe nga babezia per te hapur lajmin e keq nuk kursejne as rastet me te mitur . Jane mesuar te bejne hetuesin, gjyqetarin , dhe nuk rine dot pa bere dhe gjyqin para publikut. Turp.. turp..

    Përgjigju
  • jeton bythqir fadi bajg gjoleka: 08/02/2019 17:29

    Karlo bollino je personalitet njeri me kultur jo fundërin. Si gazetarët e ashuquajtur gazetar se ata jan analfabet pa shkoll me shkolla të blera fundërrina skorje . Prandaj është dhe kjo gjëndje në Shqipri se ska medja po ka wc medjesh me pronar drogaxhi. RRESPEKT PËR KARLO BOLLINON.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'