Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka bërë një deklaratë "bombë" për futbollin italian. Gjatë një leksioni në Universitetin Luiss për sa i takon situatës ekonomike në futboll, Tare ka thënë se Juventus, Milan, Roma dhe Inter kanë falimentuar dhe se sistemi i mban gjallë pasi ka nevojë për ta.
Gjatë aktivitetit Tare kritikoi me vendosmëri modalitetet e futbollit botëror. "Ne po ngasim një Ferrari që herët a vonë do të rrëzohet", madje duke shkuar aq larg sa të shprehet se: "Liga e Konferencës , të cilën unë e quaj gara e humbësve , ose Ligën e Evropës që nuk ka vlerë për të ardhurat e prodhuara. Ne shpikim më shumë gara, madje edhe Ligën e Kombeve me ekipet kombëtare”, citohet Tare.
“Sot ka kompani, përfshirë ato të nivelit të parë, si Juve, Roma, Milan, Inter; të cilat teknikisht janë falimentuar por mbahen gjallë nga fakti se sistemi ka nevojë për ta. Është shumë e rëndësishme të kesh menaxhim afatgjatë në kompani me projekte të rëndësishme për të parë të mirën e kompanisë”, tha ish-sulmuesi i Kombëtares.
Në vijim Tare u ndal edhe në kohën e shkurtër mes ndeshjeve, duke kritikuar institucionet e futbollit se po i kthen futbollistët në robotë. "Futbollistët bëhen robotë . Ata luajnë çdo dy ditë e gjysmë tani dhe nuk është njerëzore. Për të gjeneruar më shumë të ardhura , ato krijojnë më shumë probleme. Futbolli ka marrë rrugën e gabuar.
Sot futbolli është një profesion shumë i shpejtë. Ka mungesë të drejtuesve, të korporatave për faktin se kohëzgjatja e kontratave ndryshon shumë. Marr shembullin tim, unë jam një nga menaxherët më të vjetër në Serie A, ky është viti im i pesëmbëdhjetë te Lazio. Kam fatin të punoj për një kompani me një menaxhim të virtytshëm", tha Tare mes të tjerash.
ik o rrush i tharte
Përgjigju