Nga Spanja, konkretisht nga gazeta ‘El Mundo Deportivo’, raportohen të reja shumë interesante në lidhje me Neymar. Dihet tashmë që dëshira e brazilianit është që të rikthehet te Barcelona, por katalanasit deri më tani nuk kanë lëvizur as gishtin për 27-vjeçarin. Për t’i shpëtuar ‘burgut të artë’ te Paris SG, agjenti dhe përfaqësuesit e futbollistit po mendojnë për një destinacion tjetër.
Duke parë merkaton e fuqishme por edhe ambiciet e klubit, thuhet se Neymar po mendon një kalim te Juventusi. Skuadra italiane do ta priste me krahë hapur futbollistin, por gjithsesi potenciali ekonomik që kanë në dispozcion nuk i lejon të shpenzojnë 222 mln euro. Si rrjedhojë Reali i Madridit mbetet një destinacion i mundshëm, por nuk do të ishte çudi nëse Neymar do përfundonte te Bayern Mynchen apo Manchester United.