GAZA - Gruaja dhe fëmija e udhëheqësit militant të Hamas, Mohammed Deif thuhet se kanë mbetur të vdekur në sulmet ajrore izraelite në Gaza, ku mbetën të vrarë 11 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë.
Izraeli tha se 50 raketa janë hedhur në Gaza në sulmet gjatë pasdites së djeshme dhe mëngjesit të së mërkurës. Forcat e armatosura të Hamas thanë se Izraeli kishte hapur “portat e ferrit” dhe do të paguajë për këtë një çmim të rëndë.
Sulmet midis palëve rifilluan orë përpara se armëpushimi i përkohshëm 1 ditor të përfundonte. Ndërsa bisedimet në kryeqytetin egjiptian për t’i dhënë fund luftës përfunduan pa një marrëveshje.
Delegatët izraelitë thanë se zjarri me raketa pasditen e djeshme ka bërë të pamundur vijimin e negociatave duke shkatërruar edhe atë çka ishte bërë për ditë me radhë. Ndërsa SHBA shprehu shqetësim në lidhje me rifillimin e luftimeve duke fajësuar për këtë ekstremistët e Hamas.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com