Bombardimet në Gaza, zëvendëskryeministrja belge thirrje për sanksione kundër Izraelit

Bombardimet në Gaza, zëvendëskryeministrja belge thirrje për sanksione kundër Izraelit

Petra De Sutter

1699523707_petra.jpg

Petra De Sutter

Zëvendëskryeministrja e Belgjikës, Petra De Sutter, i bëri thirrje qeverisë belge të miratojë sanksione kundër Izraelit dhe të hetojë bombardimet e spitaleve dhe kampeve të refugjatëve në Gaza.

“Është koha për sanksione kundër Izraelit. Vala e bombave është çnjerëzore. Është e qartë se Izraelit nuk i interesojnë kërkesat ndërkombëtare për një armëpushim”, tha Petra për gazetën Nieuwsblad.

De Sutter tha se Bashkimi Europian duhet të pezullojë menjëherë marrëveshjen e asocimit me Izraelin, e cila synon një bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe politik, raporton Reuters.

Ajo tha gjithashtu se një ndalim i importit të produkteve nga territoret e pushtuara palestineze duhet të zbatohet dhe politikanët, ushtarët përgjegjës për krimet e luftës duhet të ndalohen të hyjnë në BE.

Në të njëjtën kohë, tha ajo, Belgjika duhet të rrisë fondet për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë për të hetuar bombardimet duke shkurtuar fluksin e parave për Hamasin.

“Kjo është një organizatë terroriste. Terrori kushton para dhe duhet të ketë sanksione ndaj kompanive dhe njerëzve që i japin para Hamasit”, tha Petra.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite hyn në qendrën kryesore të Hamasit! Mbi 10 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor! SHBA: Izraeli pranon të hapen dy korridore


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës