Gjatë një operacioni të kryer nga Izraeli në kampin e refugjatëve Xhenin në Bregun e pushtuar Perëndimor janë vrarë 13 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Ushtria izraelite tha se ka vrarë të paktën dhjetë militantë. Grupi militant palestinez, Hamas, tha se nëntë prej të vrarëve në këtë operacion ishin luftëtarë të tij. Në operacionin izraelit u krye edhe sulme me dronë.
Qyteti më i madh i Gazës është në qendër të fushatës së Izraelit për të eliminuar Hamasin pas sulmit të tij vdekjeprurës të 7 tetorit. Ushtria izraelite thotë se qendra kryesore e komandës së Hamasit, që ndodhet brenda dhe nën kompleksin e spitalit Shifa është bastisur sot. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi ushtarak sipas të cilit “50 terroristë janë vrarë”. Operacioni në selinë, e cilësura si “qendra e aktiviteteve të inteligjencës dhe operacionale të Hamasit”, u zhvillua me mbështetjen e forcave ajrore dhe forcave speciale. Në atë seli - vazhdoi zëdhënësi - u konceptuan dhe u përgatitën operativët e Hamasit për sulmin vrasës më 7 tetor”.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se palestinezët po largohen nga veriu i Rripit të Gazës sepse e kanë kuptuar që Hamasi ka humbur kontrollin në atë vend dhe se jugu është më i sigurt. Hagari shtoi se në jug "ka një zonë më të sigurt të furnizuar me ilaçe, ujë dhe ushqime. Ata e kuptojnë mirë".
Ndërkohë SHBA thotë se Izraeli kanë rënë dakord të hapë dy korridore nga veriu në jug të Gazës. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, në një konferencë për shtyp, duke saktësuar se njëra është tashmë e hapur, tjetra do të jetë përgjatë bregdetit.
Pentagoni tha se avionët luftarakë amerikanë goditën një vend të lidhur me Iranin në Sirinë lindore në përgjigje të sulmeve ndaj personelit amerikan.
"Forcat ushtarake amerikane kryen një sulm vetëmbrojtës kundër një objekti në Sirinë lindore të përdorur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupet e lidhura. Ky sulm u krye nga dy F-15 amerikanë kundër një depoje armësh", tha Sekretari amerikan i Mbrojtja Lloyd Austin.
Izraeli ka marrë kontrollin edhe te bastionit të Hamasit në Rripin verior të Gazës pas 10 orësh luftime. E ditur nga ushtria izraelite, sipas së cilës forcat nga Brigada Nahal tani kontrollojnë postën, e njohur si Outpost 17, në kampin e refugjatëve në Jabalia në veri të enklavës palestineze.
Një i mbijetuar nga masakra e 7 tetorit ka rrëfyer historinë e tij i cili ishte fshehur dhe po ashtu ishte dëshmitar i brutalitetit të kryer nga militantet e hamasit. Deklarata është mbledhur nga njësia Lahav 433 e policisë izraelite e cila po mbledh prova për një hetim zyrtar.
"Terroristët kishin leje fetare për të vrarë fëmijë", tha ai.
Krerët e agjencive të spiunazhit të SHBA dhe Izraelit janë në Katar, duke punuar për një marrëveshje armëpushimi që do të lejonte lirimin e rreth 20 pengjeve nga Hamasi dhe hyrjen e më shumë ndihmave në Gaza.
Negociatat trepalëshe - midis drejtorit të CIA-s, Bill Burns, David Barnea, kreut të Mossad-it, dhe Katarit, të cilët janë në kontakt me Hamasin - po fokusohen në mundësinë që Izraeli të ndalojë ofensivën për tre ditë për të lehtësuar lirimin e 10 personave.
Ministria palestineze e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi se 10,812 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Midis vikimave të regjistruara deri më tani janë 4,412 fëmijë dhe 2,918 gra, deklaroi ministria.
Dhjetëra njerëz, përfshirë anëtarët e familjeve të pengjeve, po protestojnë jashtë shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, raporton media izraelite Haaretz .
Protestuesit raportohet se po shembin barrierat që policia ka ngritur para shtëpisë dhe po i afrohen hyrjes, transmeton La Repubblica.
Forcat e Mbrojtes së Izraelit kanë zbuluar një godinë ku sipas tyre, besohet se është përdorur si fabrikë armësh nga Hamasi.
BBC ka publikuar disa pamje nga momenti i kontrollit të godinës nga forcat izraelite.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se 89 shtetas ukrainas janë evakuuar nga Gaza deri më tani.
"Ne vazhdojmë të evakuojmë qytetarët tanë nga Rripi i Gazës. Deri më tani 89 qytetarë tanë janë shpëtuar. Ne vazhdojmë të punojmë. Është një proces shumë problematik dhe delikat",- është shprehur presidenti ukrainas Zelensky, citon Ukrainska Pravda, trnasmeton La Repubblica.
Zelenskyy njoftoi ditën e djeshme se grupi i parë prej 43 qytetarëve ukrainas ishte evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës.
Hamasi akuzoi Kombet e Bashkuara për bashkëpunim me Izraelin në “zhvendosje të detyruar” pas një rritje të madhe të numrit të njerëzve që ikin nga Gaza veriore. Zyrtarët e Hamasit sulmuan agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë pas eksodit të martën të rreth 15,000 njerëzve nga gjysma veriore e enklavës, shumë prej tyre duke valëvitur flamuj të bardhë.
Shefi i Shtabit të Izraelit, gjenerali Herzi Halevi, dhe drejtori i agjencisë vendase të inteligjencës Shin Bet, Ronen Bar
Shefi i Shtabit të Izraelit, gjenerali Herzi Halevi, dhe drejtori i agjencisë vendase të inteligjencës Shin Bet, Ronen Bar, kanë hyrë sot në Rripin e Gazës për të vlerësuar situatën në terren së bashku me forcat tokësore.
Kjo është bërë e ditur nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, të cituar nga Times of Israel, transmeton La Repubblica.
Xhihadi Islamik ka deklaruar se së shpejti do të lirojë për arsye humanitare dhe mjekësore, pasi të merren masat e duhura, pengjet Hannah Katzir, 77 vjeçe dhe Yagil Yaakov, 13, të dy të rrëmbyer nga Kibbutz Nir Oz më 7 tetor, raporton Times of Israel .
Pengjet shfaqen në dy video të publikuara pasditen e sotme.
Djali 13-vjeçar ka një alergji vdekjeprurëse nga kikiriku, ndaj shoqata e alergologjisë kërkoi që ai të ekzaminohej urgjentisht nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq dhe t'i injektohej epinefrinë, transmeton La Repubblica.
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Izraeli ka pranuar të lejojë shpërndarje e ndihmave humanitare në Gaza 4 orë në ditë në veri të Gazës.
Ndër të tjera, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njofton se ka siguruar një rrugë të dytë për civilët që të ikin nga luftimet.
Presidenti Biden i kishte kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të ndalonte sulmet për një periudhë të caktuar gjatë luftimeve, çdo ditë.
Këtë kërkesë Biden mëson t'ia ketë bërë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi në fillim të kësaj jave me kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby, ka deklaruar se pauza e parë humanitare do të jetë të enjten.
"Në Gaza, më shumë se 700,000 fëmijë janë zhvendosur dhe janë detyruar të braktisin gjithçka",- ka deklaruar UNICEF.
Gjatë një deklarate, organizata shton se "me rritjen e nevojave humanitare, UNICEF-i bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe mos pengimin për ofrimin e ndihmave", raporton La Repubblica.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , Antonio Guterres
"Civilët në Gaza, duke përfshirë fëmijë dhe gra, përballen me një makth humanitar të pafund. Disa ndihma kanë filluar të mbërrijnë, por është një pikë në oqean, nevojat janë të mëdha. Ne duhet të ndërhyjmë",- ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , Antonio Guterres, përmes një video mesazhi.
"Ne mund të ndihmojmë civilët në Gaza që më në fund të shohin një fije shprese, një shenjë solidariteti, tani është koha për veprime konkrete", shtoi ai, duke përsëritur thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
Udhëheqësit e CIA-s dhe Mossad-it në Katar, ata po përpiqen të lirojnë pengjet
Krerët e agjencive të spiunazhit të SHBA dhe Izraelit janë në Katar, duke punuar për një marrëveshje armëpushimi që do të lejonte lirimin e rreth 20 pengjeve nga Hamasi dhe hyrjen e më shumë ndihmave në Gaza.
Negociatat trepalëshe - midis drejtorit të CIA-s, Bill Burns, David Barnea, kreut të Mossad-it, dhe Katarit, të cilët janë në kontakt me Hamasin - po fokusohen në mundësinë që Izraeli të ndalojë ofensivën për tre ditë për të lehtësuar lirimin e 10 personave.
Një burim i afërt me Hamasin në Gaza i tha gjithashtu AFP se Katari po ndërmjetësonte lirimin e 12 pengjeve, duke përfshirë gjashtë amerikanë, në këmbim të "një armëpushimi humanitar tre-ditor".
Ndalimi i përkohshëm i luftimeve do të shërbente gjithashtu për ta shtyrë Hamasin të përpilojë dhe të dorëzojë një listë të të gjithë më shumë se 240 pengjeve që mban dhe të lejojë dërgimin e ndihmës së mëtejshme në Rripin e Gazës. Sipas burimit, “ditët e fundit bisedimet po përparojnë mirë drejt një marrëveshjeje”.
Foto ilustuese në Gaza, fëmijët duke shpëtuar nga bombardimet izraelite
Ministria palestineze e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi se 10,812 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Midis vikimave të regjistruara deri më tani janë 4,412 fëmijë dhe 2,918 gra, deklaroi ministria.
Mohammad Shtayyeh
Qëllimi i Izraelit për eliminimin dhe Hamasit "nuk do të realizohet" sepse lëvizja islamike që kontrollon Rripin e Gazës nuk është një organizatë e thjeshtë ushtarake, por është "gjithashtu një ide".
Kështu deklaroi kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, gjatë konferencës në Paris për ndihmën humanitare në Gaza.
Në fjalimin e tij, Shtayyeh akuzoi Izraelin për një luftë "kundër të gjithë palestinezëve", duke shkelur ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe, në të njëjtën kohë, duke kryer "krime lufte".
“Izraelitët nuk duan asnjë armëpushim sepse sot janë në frymën e hakmarrjes”, tha Shtayyeh, duke shtuar se ajo që nevojitet është “ndërhyrja ndërkombëtare për të ushtruar presion serioz mbi Izraelin”.
Mohammad Barakeh
Izraeli ka liruar politikanin palestinez, Mohammad Barakeh, raporton AlJazeera.
Kreu i Komitetit të Lartë të Kontrollit për Qytetarët Arabë të Izraelit u arrestua sot nga forcat izraelite në Nazaret teksa po shkonte për në një protestë kundër luftës së bashku me katër politikanë të tjerë palestinezë dhe anëtarë të partisë Tajamou.
Është e paqartë nëse edhe këta persona janë liruar.
Emmanuel Macron
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të enjten (9 Nëntor) se vendi i tij do të rrisë ndihmën e tij për Gazën me 85.5 milionë dollarë.
“Që nga 7 tetori, Franca ka miratuar 20 milionë euro (pothuajse 21,4 milionë dollarë) ndihmë humanitare shtesë dhe ne do ta rrisim këtë përpjekje në 100 milionë euro (pothuajse 107 milionë dollarë) për vitin 2023”, tha Macron në Konferencën Ndërkombëtare Humanitare për Gazën që po zhvillohet në Paris, raporton agjencia e lajmeve Thesandiego.
Macron gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve të pranishme në konferencë “të rrisin kontributet e tyre financiare ndaj popullatës civile palestineze nëpërmjet Kombeve të Bashkuara”, duke i bërë jehonë thirrjes së OKB-së se nevojiten të paktën 1.2 miliardë dollarë për të përmbushur nevojat e afro 2.7 milionë banorëve që jetojnë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Recep Tayyip Erdogan
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha homologut iranian, Ebrahim Raisi se Turqia është e gatshme të veprojë si garantues në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e luftës Izrael-Hamas.
Dyshja u takuan në margjinat e një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent, sipas zyrës së presidencës turke.
Udhëheqësi turk ka qëndruar me vendosmëri kundër Izraelit gjatë gjithë këtij konflikti, duke e etiketuar atë si pushtues dhe duke thënë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, raporton agjencia e lajmeve Tass.
Irani është mbështetësi më i madh i grupit militant Hamas, që ka ofruar armë dhe trajnim për luftëtarët e tij në vitet e mëparshme, megjithëse nuk ka pasur asnjë sugjerim ndërkombëtar se Teherani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.
Mohammad Shtayyeh
Vuajtja e palestinezëve ka filluar 75 vite më parë dhe jo më 7 tetor. Kështu u shpreh të enjten kryeministri i Autoritetit Palestinez (PA), Mohammad Shtayyeh, në një konferencë ndërkombëatre humanitare për Gazën, që po zhvillohet në Paris.
“Ne jemi viktimë këtu… të mbrosh veten nuk do të thotë të pushtosh tokën e dikujt,” tha Shtayyeh, duke shtuar se “ajo që Izraeli po bën nuk është një luftë kundër Hamasit”, por një luftë kundër “të gjithë popullit palestinez”.
Shtayyeh akuzoi gjithashtu Izraelin për “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar”, duke thënë se “krime po kryhen kundër popullit palestinez, njerëzve që janë të pafajshëm”.
Zyrtari palestinez shtoi se “një bllokim”, rrethimi i plotë i Gazës nga Izraeli, ka krijuar probleme, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe përpjekjet për deportim kundër banorëve të Gazës që punojnë në Izrael.
Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij brenda Gazës, pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi, kur militantët vranë 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbyen më shumë se 200, raporton CNN.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk tha të mërkurën se Hamasi dhe Izraeli kanë kryer krime lufte që nga shpërthimi i luftës muajin e kaluar.
Ushtria izraelite u tërhoq kundër këtyre akuzave, duke thënë se ka goditur objektivat e Hamasit, ka ndjekur ligjin ndërkombëtar dhe ka kërkuar të minimizojë viktimat civile.
Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se vendet anëtare të aleancës ushtarake mbështesin pauzat humanitare për të lejuar që ndihma të arrijë në Gaza.
Stoltenberg u tha gazetarëve se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet dhe civilët duhet të mbrohen, raporton Al Jazeera.
Ai paralajmëroi gjithashtu kundër përhapjes së konfliktit në një luftë rajonale.
“Lufta në Gaza nuk duhet të kthehet në një konflikt të madh rajonal. Irani dhe Hezbollahu duhet të qëndrojnë jashtë kësaj lufte”,thaStoltenberg.
Ione Belarra
Ajo që po ndodh në Palestinë është "gjenocid" dhe përpjekje për të shfarosur një popull të tërë, tha ministrja për të Drejtat Sociale e Spanjës, Ione Belarra duke kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.
Duke folur në Parlament të mërkurën, Belarra pyeti Partinë Popullore konservatore të Spanjës, që konsiderohet si pro-izraelite, nëse "do të pushojë së qeni bashkëpunëtor me shtetin gjenocidal të Izraelit". Ajo theksoi se palestinezët po përballen me "spastrim etnik".
"Kjo që po shohim këto ditë është e tmerrshme", tha Belarra, duke iu referuar sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.
Të paktën 10.569 palestinezë, përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra, janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza. Ndërkohë, numri i izraelitëve të vdekur ka arritur në afër 1.600, sipas shifrave zyrtare. Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjes masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit, raporton media turke Anadolu.
"Ndërsa kjo po ndodh në një kontekst ku shteti i Izraelit ka pushtuar ilegalisht për dekada toka që nuk i përkasin, duke vjedhur shtëpi nga palestinezët, duke i ngacmuar ata, duke ushtruar dhunë të përditshme kundër popullit palestinez. A jeni dakord me bombardimet masive? Më shumë fëmijë palestinezë janë vrarë në vetëm një muaj sesa në të gjitha luftërat në të gjithë botën vitin e kaluar. A i dënoni këto vrasje", tha Belarra, e cila është lidere e Partisë së krahut të majtë Podemos.
Duke thënë se ajo që po bën Izraeli nuk është "mbrojtje legjitime", ministrja tha se shumica e spanjollëve duan t'i jepet fund këtij "gjenocidi".
"Le t'i prishim marrëdhëniet diplomatike me Izraelin një herë e përgjithmonë", tha ajo.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të mërkurën se numri i civilëve të vrarë në Rripin e Gazës tregon se "qartësisht ka diçka të gabuar" me operacionet ushtarake të Izraelit.
Nasser Kanani, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme iraniane
Irani refuzoi sot thirrjen e G7-ës që i bën thirrje Teheranit të ndalojë mbështetjen e grupit palestinez Hamas dhe të marrë masa që “destabilizojnë” Lindjen e Mesme.
Thirrja erdhi pasi Izraeli ka bombarduar pa ndalur Rripin e Gazës për një muaj, me synimin për të eliminuar Hamasin pas sulmit të paprecedentë që filloi kundër vendit më 7 tetor.
Ministrat e Jashtëm të G7 në takimin e tyre në Tokio i kërkuan Iranit të mos mbështesë Hamasin dhe Hezbollahun dhe të mos bëjë asgjë që mund të “destabilizojë” Lindjen e Mesme. Sot Nasser Kanani, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme iraniane, e “dënoi ashpër” këtë njoftim, raporton News Sky.
Ai tha se Irani po bën “përpjekje të pandërprera për t’i dhënë fund sulmeve ushtarake të regjimit agresiv sionist kundër qytetarëve të pambrojtur” të Rripit të Gazës të kontrolluar nga Hamasi.
“Gjithçka që prisnim nga takimi i ministrave të jashtëm të G7 në Tokio ishte që ata të merrnin përgjegjësinë e tyre ndërkombëtare, kryesisht duke dënuar veprimet e regjimit sionist që shkelin të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar në Gaza”, tha ai.
Grupi i shtatë vendeve të industrializuara (SHBA, Japonia, Franca, Britania, Gjermania, Italia dhe Kanadaja) gjithashtu bëri thirrje për shpalljen e “pauzave humanitare” dhe krijimin e “korridoreve humanitare” në Gaza për të mbrojtur civilët.
Të paktën 1,400 njerëz u vranë në Izrael në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, ndërsa rreth 240 janë rrëmbyer nga grupi palestinez. Bombardimet e Izraelit kanë vrarë më shumë se 10,500 njerëz në Gaza, duke përfshirë më shumë se 4,300 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.
Jordania njoftoi se ka dërguar një avion tjetër me ndihma mjekësore në Egjipt për në Rripin e Gazës, i cili është nën bllokadë të plotë dhe sulme intensive nga Izraeli, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të Fondacionit të Bamirësisë Hashemite thuhet se avioni i katërt me ndihma për Rripin e Gazës është dërguar në Egjipt që nga fillimi i sulmeve izraelite më 7 tetor.
Në deklaratë thuhet se avioni mbante afërsisht 45 tonë pajisje mjekësore për të mbështetur sektorin shëndetësor në Gaza dhe se ndihma do të mbërrijë në rajon përmes pikës kufitare Rafah.
Bombardimet izraelite në Gaza
Qeveria në Gaza deklaroi se ushtria izraelite ka bombarduar 8 spitale në 3 ditët e fundit ndërsa 18 spitale kanë qenë jashtë shërbimit që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor.
Shefi i Zyrës për media të qeverisë në Gaza, Selame Maruf tha se forcat izraelite goditën oborrin e spitalit Shifa mbrëmë dhe hyrjen e spitalit Nasr.
Ai thekson se bombardimi i spitaleve nga Izraeli dhe kthimi i tyre në objektiva ushtarake është një "krim lufte" sipas ligjit ndërkombëtar, raporton media turke Anadolu.
Maruf tha se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën si rezultat i sulmeve ndaj këtyre objekteve që duhet të mbrohen.
Forcat izraelite
Luftime të shumta po zhvillohen në Rripin e Gazës midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit.
Sot, zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit njoftoi se IDF kapi një seli të Hamasit në Jabaliya pas një beteje 10-orëshe.
Sipas postimeve të IDF në Platformën X (ish-Twitter), ushtarët e njësisë së këmbësorisë së Brigadës Nahal morën kontrollin e selisë së Hamasit në Gazën Veriore.
לוחמי צוות הקרב של חטיבת הנח"ל השלימו מבצע השתלטות על מוצב 17, מעוז צבאי של ארגון הטרור חמאס במערב ג'באליה שבצפון הרצועה>> pic.twitter.com/otCXWlwULN
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) November 9, 2023
במהלך ההשתלטות על המוצב הלוחמים ניהלו קרב מול מחבלים מארגוני הטרור חמאס וגא"פ ששהו במוצב, הן מעל פני הקרקע והן בתוואי תת קרקעי במרחב>> pic.twitter.com/RLEYqnVhVL
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) November 9, 2023
Në hapje të konferencës për ndihmën humanitare për Gazën, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por edhe përgjegjësi për të zbatuar ligji.
“Civilët në Gaza po paguajnë çmimin e luftës Izrael-Hamas”, tha Macron, duke shtuar se popullsia duhet të mbrohet.
Ai shtoi se lufta kundër terrorizmit nuk mund të kryhet kurrë pa rregulla.
“Izraeli e di këtë. Kurthi i terrorizmit është për të gjithë ne i njëjtë: T'i dorëzohemi dhunës dhe të heqim dorë nga vlerat tona. Të gjitha jetët kanë vlerë të barabartë dhe nuk ka standarde të dyfishta”, tha Macron.
Gjatë fjalës së tij para liderëve të 50 shteteve, Macron kërkoi pauzë humanitare në Gaza dhe shtoi se vendet duhet gjithashtu të punojnë për një armëpushim.
“Civilët duhet të mbrohen, kjo është e domosdoshme dhe e panegociueshme dhe është një domosdoshmëri imediate”, tha Macron në fjalën hapëse.
Pamje nga bombardimet në Gaza
Ministria e Jashtme turke deklaroi se Bashkimi Evropian është në anën e gabuar të historisë për Gazën, pasi kjo është një masakër që të kujton errësirën e Mesjetës.
"Ne i konsiderojmë të lavdërueshme përpjekjet e Bashkimit Evropian për të kritikuar qëndrimin parimor të Turqisë për luftën midis Hamasit dhe Izraelit. Bashkimi Evropian e gjen veten në anën e gabuar të historisë përballë një masakre që të kujton errësirën e Mesjetës", tha Ministria e Jashtme turke.
Po ashtu deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të kujtojë se politikat e bazuara në vlerat universale nuk mund të kufizohen në Ukrainë apo rajone të tjera të Evropës.
“Bashkimi Evropian duhet të kujtojë se politikat e bazuara në vlerat universale, të drejtën ndërkombëtare dhe parimet humanitare nuk mund të kufizohen në Ukrainë apo rajone të tjera të Evropës, por duhet të ndiqen universalisht, duke përfshirë Lindjen e Mesme”, tha Ministria e Jashtme turke.
Petra De Sutter
Zëvendëskryeministrja e Belgjikës, Petra De Sutter, i bëri thirrje qeverisë belge të miratojë sanksione kundër Izraelit dhe të hetojë bombardimet e spitaleve dhe kampeve të refugjatëve në Gaza.
“Është koha për sanksione kundër Izraelit. Vala e bombave është çnjerëzore. Është e qartë se Izraelit nuk i interesojnë kërkesat ndërkombëtare për një armëpushim”, tha Petra për gazetën Nieuwsblad.
De Sutter tha se Bashkimi Europian duhet të pezullojë menjëherë marrëveshjen e asocimit me Izraelin, e cila synon një bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe politik, raporton Reuters.
Ajo tha gjithashtu se një ndalim i importit të produkteve nga territoret e pushtuara palestineze duhet të zbatohet dhe politikanët, ushtarët përgjegjës për krimet e luftës duhet të ndalohen të hyjnë në BE.
Në të njëjtën kohë, tha ajo, Belgjika duhet të rrisë fondet për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë për të hetuar bombardimet duke shkurtuar fluksin e parave për Hamasin.
“Kjo është një organizatë terroriste. Terrori kushton para dhe duhet të ketë sanksione ndaj kompanive dhe njerëzve që i japin para Hamasit”, tha Petra.
Komandant i Hamasit
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë vrarë një tjetër komandant të lartë të Hamasit, ndërsa operacionet e saj tokësore vazhdojnë brenda Rripit të Gazës.
“Bazuar në inteligjencën ISA dhe IDF, një avion luftarak IDF vrau Ibrahim Abu-Maghsib, kreun e njësisë raketore antitank të Hamasit në brigadën e kampeve qendrore”, thuhet në një përditësim, raporton Al Jazeera.
Kjo vjen pasi IDF-ja pretendoi të mërkurën javën e kaluar se kishte vrarë një tjetër komandant raketash antitank, Muhammad A’sar.
IDF tha se Abu-Maghsib “drejtoi dhe kreu lëshime të shumta raketash antitank drejtuar civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF” përpara se të vritej sot.
Pamje nga shkatërrimi i 130 tuneleve nga ushtria izraelite
Forcat izraelite kanë shkatërruar 130 tunele në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftimeve kundër Hamasit. Gazeta izraelite Haaretz e raportoi këtë.
Ata shtuan se ushtarët nga Brigada Nahal bastisën një strukturë të supozuar trajnimi të Hamasit në veri të Rripit të Gazës, duke shkatërruar hapjet e tunelit të gjetura në zonë, raporton La Repubblica.
Kryeministri Benjamin Netanyahu do të duhet të thërrasë për zgjedhje brenda tre muajve pas përfundimit të luftës, sipas ministrit izraelit të Punës, Yoav Ben-Tzur.
Ben-Tzur tha për gazetën Maariv, se kjo duhet të bëhet përpara krijimit të çdo komisioni hetimor, raporton Al Jazeera.
“Publiku do të thotë fjalën e tij dhe më pas do të shohim nëse Netanyahu do të marrë një mandat. Destiliteti kërkon që pas një ngjarjeje kaq të tmerrshme, publiku të thotë fjalën e tij. Qeveria nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të funksionojë në situatën aktuale", tha Ben-Tzur, nga partia fetare ultra-ortodokse Haredi Shas.
Zyrtarët dhe publiku kanë treguar pakënaqësi në rritje me refuzimin e Netanyahut për të marrë fajin për sulmin e 7 tetorit.
Javën e kaluar, sondazhet e publikuara në mediat izraelite sugjeruan se partia Likud e kryeministrit do të kishte një rënie të madhe në vendet e saj në Knesset nga 32 në 18.
Bombardime në Jabalia (09.11.2023)
Të paktën 30 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmin izraelit dje në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze Wafa.
Ushtria izraelite
Ushtria izraelite identifikoi sot një ushtar tjetër të vrarë në luftën kundër Hamasit: 29-vjeçarin Eliahou Elmakayes, vdekja e të cilit e çon numrin e ushtarëve që kanë vdekur në konflikt në 34.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se Elmakayes u vra gjatë luftimeve të djeshme, ndërsa tre ushtarë të tjerë u plagosën rëndë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha se Hamasi dhe Izraeli kanë kryer krime lufte që nga fillimi i konfliktit muajin e kaluar.
“Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të tmerrshme, brutale dhe tronditëse, ato ishin krime lufte, siç është edhe mbajtja e vazhdueshme e pengjeve. Ndëshkimi kolektiv i Izraelit i civilëve palestinezë përbën gjithashtu një krim lufte, siç bën edhe evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve”, tha Turk.
Hamasi
Ministria palestineze e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi deklaroi se tetë persona humbën jetën nga një bombë që goditi spitalin Nasser në Rripin e Gazës ditën e djeshme.
Sipas të njëjtit burim, disa nga viktimat janë shtruar në repartin e pediatrisë.
Imazhet e siguruara nga ministria dhe të publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë muret që janë me vrima në disa ndërtesa dhe pajisje të shkatërruara ose të mbuluara me pluhur.
Bravo zonja Belara ju jeni nji njeri me zemer sic i takon njeriut qe e she te verteten dhe jo si keta fashistet e tjere te Evropes dhe sidomos te SHBA,pse e ndihmojne Izraelin per spastrimin etnik qe nderkobetarisht esht e ndaluar por pse jane Palestineze mundet te behet le ti vjen turp Evropes ku bashkepunojne me Izraelitet per zhdukjen e nji popullsie.
PërgjigjuBravo Spanja shume mire do te beni ti nderprisni maredheniet me ata vrases femijesh qe po bombardojne qytete pa asnje lloj dallimi midis femijeve dhe ushtareve dhe po ben spastrim etnik . Politikanet e vendit tone jane lepiresat me te piste qe ka pare historia , vazhdojne duke ju servilosur amerikes dhe europes dhe kur keto te fundit po bejne spastrim etnik
Përgjigju