TIRANE- Denis Shimili, predikuesi i fesë islame që u arrestua nga policia e Tiranës si i dyshuar për vepra terroriste nuk do të japë llogari para gjykatës për një akuzë të tillë, po për atë të "Mbajtjes pa lejë të lëndëve shpërthyese". Shimili, ka pranuar autorësinë e dy bombave artizanale me telekomandë, që policia e Tiranës sekuestroi në cilësinë e provës materiale në parmakun e derës së banesës së tij në kryeqytet, por në asnjë rast nuk ka pranuar të ketë përdorur lëndë shpërthyese me qëllime terroriste.
Gjatë fazës hetimore oficerët e policisë së Tiranës, kanë këmbëngulur se bombat artizanale, Shimili i tregëtonte në grupe kriminale në Tiranë por dhe jo vetëm, të cilët më pas i përdornin ato në ngjarje të ndryshme kriminale. Burime pranë prokurorisë thanë për gazetën "Shqiptarja.com" se në pamudësi për të gjetur prova në këtë drejtim Shimili u dërguar në gjykatë i pandehur vetëm për akuzën e "Mbajtjes pa lejë të lëndëve shpërthyese". Vashdimisht Shimili ka pretenduar se ai ka montuar bomba artizanale me qëllim për të gjuajtur peshk. Zbulimi i tij nga agjentët e policisë erdhi fill pas denoncimit nga ana e bashkëshortes së tij, e cila pretendon se keqtrajtohej nga i shoqi
DOSJA E PLOTE
Nga shqyrtimi hetimor, mbi bazën e materialeve të ardhura nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, rezulton se shtetësia RUdina Mata, bashkëshortja e shtetasit Denis Shimili, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë se mes saj dhe bashkëshortit, për shkak të problemeve ekonomike pas lindjes së fëmijës së parë, kanë filluar mosmarrëveshje dhe shpeshherë bashkëshorti i saj ka qenë i dhunshëm me të.Rudina ka insistuar në mënyrë të vazhdueshme pranë bashkëshortit të saj që të punonte dhe të krijonte të ardhura për të mbajtur familjen. Ky i fundit u është kushtuar problemeve të fesë dhe ato para që fitonte nuk shpenzoheshin për sende të cilat do i shërbenin familjes, por për libra fetarë me vlera të mëdha, gjë e cila është kundërshtuar nga kjo e fundit duke kërkuar dhe sqarime. Por, bashkëshorti e ka kërcënuar dhe dhunuar sistematikisht. Kështu, më dt.03.05.2012, rreth orës 22:00, ai ka shkuar në shtëpi dhe pasi kanë bërë debat ai ka nxjerrë një automatik që e mbante të fshehur në një kuti. E ka mbushur dhe kërcënuar në sy të fëmijëve se do ta vriste Rudina Matën. Ajo po ashtu ka deklaruar se Denisi në pjesën e sipërme të kasave të dyerve të shtëpisë ka pasur lëndë eksplozive, të cilën e ka përdorur dhe praktikuar për të realizuar edhe komandimin e tyre me telekomandë. Në këto kushte, Policia Gjyqësore, më dt. 08.05.2012, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Denis Shimili dhe në të nuk ka arritur të gjejë armën e pretenduar, por në kasën e derës, sipas përshkrimit të bashkëshortes, janë gjetur dhe sekuestruar një aparat "Nokia", me kartë 069xxxx722, një kapsolle detonatore me dy tela, dy kallëpe të mbështjellë me natriban nga ku dalin fije, materiale këto që janë çuar për ekspertim. Në këto kushte, më dt. 08.05.2012 është bërë arrestimi në flagrance i shtetasit Denis Shimili. Pas deklarimeve të dhëna para OPGJ-së Shimili ka pretenduar se ai e përdorte lëndën shpërthese për peshkim. Në pamundësi për të provuar dyshimet për implikimin e tij në grupe kriminale apo vepra të ndryshme penale, organi i akuzës e ka proceduar Shimilin vetëm për "Mbajtjes pa lejë të lëndëve shpërthyese".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com