Të paktën 7 civilë, përfshirë 5 fëmijë u vranë nga bombat ruse si dhe 31 të tjerë u plagosën në tre fshatra midis Alepos dhe IdlibSiri, nën kontrollin e xhihadistëve dhe rebelëve.

Lajmi raportohet nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Javën e kaluar Rusia, një aleat i fortë i regjimit të Bashar al-Asad, kishte njoftuar armëpushim në provincën Idlib dhe zonat fqinje të kontrolluara nga xhihadistët.