Rusia është e vetëdijshme për planet e Ukrainës për të përdorur një "bombë të pistë" . Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin , duke paralajmëruar se “rreziku i konfliktit në botë dhe në rajon është i lartë”. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë ruse.
"Ka plane për të përdorur të ashtuquajturën bombë të pistë për sulme," tha Putin duke folur me krerët e delegacioneve në një takim të Këshillit të Krerëve të Agjencive të Sigurisë dhe Inteligjencës të vendeve të CIS.
SHBA, nëpërmjet një zëdhënësi të Pentagonit ka paralajmëruar Rusinë që në asnjë rast mos të përdorë “bombë të pistë” apo çdo lloj arme tjetër bërthamore pasi do të kishte pasoja për të.
“Nëse Rusia përdor një 'bombë të pistë' ose një lloj tjetër arme bërthamore në Ukrainë, do të ketë pasoja", deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder gjatë një konference.
Ai thotë se pasojat që do kishte i janë komunikuar Moskës në nivele të ndryshme duke përsëritur se pretendimet ruse se Kievi po përgatit një 'bombë të pistë' janë haptazi të rreme.
Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet në Paris me kancelarin gjerman Olaf Scholz për të diskutuar për situatën në Ukrainë. Ndërkohë në të gjithë Ukrainën, bombat ruse vazhdojnë që të bien. 11 civile kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur.
Shtetet e Bashkuara i raportuan personalisht presidentit rus Vladimir Putin pasojat e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia. Kështu ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken , në një intervistë për Bloomberg.
"Ne ia kemi komunikuar shumë qartë dhe drejtpërdrejt rusëve, veçanërisht Presidentit Putin. Ne jemi të shqetësuar," tha ai. Sekretari amerikan i Shtetit nuk specifikoi se kur dhe në çfarë forme Putinit iu treguan pasojat e mundshme që do ta prisnin Rusinë nëse ai përdor armë bërthamore.
Duke komentuar pretendimin e palës ruse se Ukraina ka përgatitur një 'bombë të pistë', Blinken e quajti atë "një trillim tjetër", duke kujtuar se Federata Ruse i ka atribuar vazhdimisht të tjerëve veprimet që po përgatitet të kryejë vetë.
‘Rusia ka përdorur më shumë se 400 dronë iranianë kundër Ukrainës’. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ukraina ka humbur 'de facto' sovranitetin e saj duke u bërë një koloni e Shteteve të Bashkuara, tha sot Vladimir Putin.
Shtetet e Bashkuara përdorin Ukrainën si një "dash" kundër Rusisë dhe vendeve të tjera të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, shtoi ai.
‘Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më shumë ka të ngjarë të kemi një zgjidhje politike që siguron që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran dhe i pavarur në Evropë. Ne duhet të forcojmë anën e tryezës së negociatave duke dhënë mbështetje ushtarake për të maksimizuar gjasat të një rezultati që është i pranueshëm për Ukrainën."
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Rumanisë, Nicolae Ciuca.
"Unë nuk do të spekuloj se sa do të zgjasë lufta. Unë them vetëm dy gjëra. E para është se ne jemi të gatshëm të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme," tha Stoltenberg. “E dyta është se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e negociatave dhe në të njëjtën kohë ne e dimë se ajo që mund të arrijë Ukraina në tryezën e bisedimeve varet tërësisht nga fusha e betejës”, vazhdoi ai.
"Ne i bëjmë thirrje Rusisë të rinovojë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia të OKB-së për grurin dhe të sigurojë furnizimin e vazhdueshëm me ushqim për ata që kanë më shumë nevojë për të." “Për muaj të tërë, forcat ruse kanë bllokuar portet e Ukrainës, duke shkaktuar krizën më të keqe globale të ushqimit në vitet e fundit”, kujtoi Stoltenberg.
Rusia është e vetëdijshme për planet e Ukrainës për të përdorur një "bombë të pistë" . Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin , duke paralajmëruar se “rreziku i konfliktit në botë dhe në rajon është i lartë”. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë ruse.
"Ka plane për të përdorur të ashtuquajturën bombë të pistë për sulme," tha Putin duke folur me krerët e delegacioneve në një takim të Këshillit të Krerëve të Agjencive të Sigurisë dhe Inteligjencës të vendeve të CIS.
11 civilë vdiqën dhe 14 të tjerë u plagosën në Ukrainë në 24 orët e fundit për shkak të sulmeve ruse sipas asaj që raportoi në Telegram nënkryetari i Zyrës së Presidentit, Kyrylo Tymoshenko , siç raporton Ukrinform .
Sipas të dhënave nga administratat ushtarake rajonale të vendit, dy civilë u vranë dhe katër u plagosën në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës jugore. Pesë persona të tjerë vdiqën (përfshirë katër të vrarë më parë) dhe katër u plagosën në rajonin e Donetskut (lindje).
Dy civilë vdiqën dhe dy u plagosën në rajonin e Zaporizhzhia (jug), një u plagos nga një shpërthim mine në rajonin eKharkiv (lindje), ndërsa dy vdiqën dhe tre u plagosën në rajonin Kherson (jug).
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden bëri një paralajmërim të fortë sot ndaj Rusisë kundër përdorimit të një bombe me radioaktivitet ose të ndonjë tjetër lloji arme bërthamore në luftën në Ukrainë.
“Rusia do të bënte një gabim jashtëzakonisht serioz me përdorimin e armëve taktike bërthamore”, tha ai të martën kur një gazetar e pyeti nëse Rusia po sajon një “operacion mashtrimi” nëpërmjet përgatitjes së një bombe kontaminuese, ndërkohë që po akuzon Ukrainën se do të shpërthejë një të tillë në territorin e saj.
“Nuk jua garantoj dot ende se është një operacion mashtrimi. Nuk e di ende. Por, do të ishte një gabim serioz, serioz”, tha ai.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të martën se ka arsye për shqetësim pasi Rusia “ka dëftuar një tendencë për akuzimin e të tjerëve për gjërat që po planifikon t’i bëjë vetë”. Të hënën, zoti Price paralajmëroi për “natyrën themelore të pasojave” në rast Moska do të vendoste në përdorim armë të tilla.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, dërgoi në orët e vona të së hënës një letër, me të cilën u njoh Zëri i Amerikës, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe Këshillit të Sigurimit, ku thuhet se Rusia “do ta konsiderojë përdorimin e një bombe kontaminuese nga regjimi i Kievit si një akt terrorizmi bërthamor”.
Ukraina ka mohuar me forcë aludimet e Moskës se po planifikon të shpërthejë një bombë radioaktive në territorin e saj dhe ka akuzuar Rusinë se po planifikon ta shfrytëzojë kërcënimin me një bombë të mbushur me material bërthamor si një pretekst për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së i diskutoi akuzat gjatë një takimi me dyer të mbyllura të martën.
“Nuk kemi parë apo dëgjuar ndonjë evidencë të re gjatë këtij takimi privat”, u tha gazetarëve zëvendësambasadori britanik në OKB, James Kariuki. “Përfaqësuesit e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të qartë: këto janë aludime qartësisht false që po dëgjojmë nga Federata Ruse. Ukraina ka qenë e qartë; nuk asgjë për të fshehur; inspektorët e IAEA-së janë nisur tashmë”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën se vendet e NATO-s refuzojnë pretendimet e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë një bombë radioaktive në territorin e saj, duke shtuar se “Rusia nuk duhet ta përdorë si pretekst për përshkallëzim”.
Ndërkaq, kreu i forcave ushtarake ruse për mbrojtjen bërthamore, biologjike dhe kimike, Gjeneral Lietnant Igor Kirillov, tha gjatë një konference për shtyp se forcat ruse “po përgatiten për të punuar në kushte kontaminimi radioaktiv”.
Drejtori i përgjithshëm i Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Rafael Mariano Grossi, konfirmoi se “nuk u konstatuan aktivitete apo materiale të padeklaruara” në objektet bërthamore të Ukrainës.
“IAEA-ja inspektoi një nga këto vendndodhje një muaj më parë dhe të gjitha gjetjet tona ishin në përputhje me masat e sigurisë të marra nga Ukraina”, tha zoti Grossi.
Ai konfirmoi se të dyja vendndodhjet janë të mbrojtura nga masat e vendosura nga IAEA-ja dhe vizitohen rregullisht nga inspektorët e IAEA-së. Ai shtoi se IAEA-ja mori një kërkesë me shkrim nga Ukraina të hënën për të dërguar ekipe inspektorësh që të bëjnë verifikime në të dyja vendndodhjet.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi të hënën me zotin Grossi dhe shprehu vlerësimin për përpjekjet e IAEA-së për të mbrojtur sigurinë në stacionet bërthamore të Ukrainës, si dhe mirëpriti gatishmërinë për të dërguar atje ekipe inspektimi pas akuzave false të Rusisë.
Rusia ka kërkuar një takim të dytë të Këshillit të Sigurimit të enjten për të diskutuar akuzat e saj se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë zhvilluar aktivitete biologjike ushtarake në territorin ukrainas.
Në një letër prej 310 faqesh të dërguar vendeve të Këshillit të Sigurimit, presidentit të tij dhe sekretarit të përgjithshëm, ambasadori i Rusisë përsërit pretendimet e vjetra se dy vendet kanë përgatitur infektimin e zogjve shtegtarë, lakuriqëve të natës dhe madje edhe të mushkonjave me patogjenë vdekjeprurës, për t’i përdorur për të infektuar forcat ruse dhe civilët.
Ambasadori rus Nebenzia ka përfshirë edhe një projekt-rezolutë ku parashikohet krijimi i një komisioni për të hetuar zbatimin nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Ukraina të Konventës për Armët Biologjike. Propozimi thotë se në këtë komision do të përfaqësohen të 15-të vendet anëtare dhe se do të paraqesë një raport brenda datës 30 nëntor. Ky propozim i Rusisë nuk ka gjasa të marrë mbështetjen e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit./VOA
Zyrtarët që punojnë për administatën lokale të Moskës, dhe autoritetet federale në kryeqytet, janë duke i ikur mobilizimit të pjesshëm ushtarak, sipas disa raportimeve në media.
“Në disa departamente të administratës lokale, numri i punëtorëve meshkuj që kanë ikur nga Rusia ka arritur në 20 deri në 30 për qind të të gjithë stafit”, ka raportuar faqja, Vyorstka.
Specialistët e teknologjisë informative, në veçanti, kanë ikur në Kazakistan, Kirgizi, Taxhikistan dhe Uzbekistan, ka thënë kjo faqe.
Kjo për faktin se shumë shërbyes civilë, sidomos në nivel administrativ, nuk kanë imunitet nga thirrjet e tilla, pasi nuk konsiderohen “staf i domosdoshëm”, është thënë mes tjerash në raportime. Vdekja e udhëheqësit të një departamenti të qytetit të Moskës, në Ukrainë ditë më parë – pas mobilizimit të pjesshëm të Rusisë – përveç bërjes lajm nëpër media, ka krijuar panik edhe në mesin e kolegëve.
Në raportime është thënë se eksodi ka paralizuar punën e disa departamenteve, kryesisht ato të shëndetësisë dhe edukimit. Edhe institucionet tjera është thënë se kanë ndjerë mungesën e stafit.
Zyrtarë politikë dhe ushtarakë u kanë premtuar shumë punëtorëve se do të përjashtohen nga thirrja, sidomos ekspertët e teknologjisë informative.
Megjithatë, vërtetimi i një statusi të tillë përbën proces të gjatë burokratik. Autoritetet ruse nuk kanë komentuar zyrtarisht raportimet për ikjet e zyrtarëve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar javë më parë mobilizim të pjesshëm ushtarak për të ndihmuar në luftën e nisur në Ukrainë. Sipas zyrtarëve ushtarakë, thirrja për mobilizim u është dërguar 300.000 personave./REL
Ukraina do të marrë 2 sisteme të mbrojtjes ajrore Nasams nga Shtetet e Bashkuara.
"Sapo kemi dorëzuar dy sisteme Nasams. I kemi dorëzuar dy në qeveri disa javë më parë. Ata do të instalohen në Ukrainë .", tha Hayes, duke shpjeguar se Nasams" janë një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër që mund të lëshojë një raketë të avancuar AIM-120 ajër-ajër me rreze të mesme veprimi dhe mund të rrëzojë drone, raketa balistike dhe avionë luftarakë.
Në thirrjen telefonike të urimit të Joe Biden me kryeministren e re Giorgia Meloni, të dy udhëheqësit "nënvizuan marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Italisë dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku në aleancën transatlantike për të përballuar sfidat e përbashkëta".
Të dy gjithashtu "diskutuan angazhimin e tyre për të vazhduar ofrimin e ndihmës për Ukrainën, për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj, për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina dhe për të siguruar burime të qëndrueshme dhe të përballueshme të energjisë".
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ftuar kryeministrin e ri britanik Rishi Sunak të vizitojë Kievin.
"Unë besoj se partneriteti midis vendeve tona do të forcohet më tej," tha kreu i Kievit.
Gjatë fjalimit në Telegram Zelensky tha se do ta çlirojnë Krimenë.
"Ne patjetër do të çlirojmë Krimenë. Ne do ta kthejmë këtë pjesë të vendit tonë jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Evropë". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë gjatë fjalimit të tij në telegram të mbrëmjes.
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri britanik Rishi Sunak kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë theksuar se është e rëndësishme që të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
O gjyshi duhet te shkosh urgjent ne azil , madje ne qender shendetesore per tu kuruar nuk je ti per te drejtuar shtetin ke mbaruar me kohe
Përgjigju