TIRANE –Një valixhe me vegla elektrike e harruar në tualetin e aeroportit “Nënë Tereza” alarmoi policinë përreth gjysmë ore, pasi fillimisht u dyshua se mund të bëhej fjalë për bombë. Valixhja në fjalë i përket një pasagjeri kinez, i cili kishte zgjedhur të udhëtonte drejt Serbisë përmes aeroportit të Rinasit.

Qiangjun Mao është teknik reklamash dhe ka punuar për reklamat e djeshme të ndeshjes që u luajt në “Elbasan Arena” mes kombëtares sonë dhe Danimarkës. Shtetasi kinez ishte kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. 

Sipas informacioneve që gazetari i A1 Report Arsen Rusta përcolli në kohë reale, kamerat e sigurisë identifikuan një person të hynte në tualet me një valixhe dhe pak momente më pas të dilte pa të. Kjo mjaftoi për të ngritur alarmin dhe për të rrethuar ambientin ku ishte vendosur valixhja.



rinas
(Foto ekskluzive nga A1 REPORT: Pasagjeri kinez qe alarmoi Rinasin dhe valixhja qe u dyshua per bombe) Foto të tjera

Pas kontrollit që bënë ekspertët antieksplozivë rezultoi se në valixhen e dyshimtë ndodheshin vegla pune.

Të gjitha hyrje-daljet u bllokuan dhe holli u boshatis nga pasagjerët dhe qytetarët që merrnin shërbime për të shmangur rrezikun nga një kërcënim i mundshëm.

Fluturimet që në këtë ditë janë të shumta nuk u pezulluan, ndërsa nga kryeqyteti në aeroport mbërritën forca të policisë dhe Antiterrori.

rinas
(Në foto: Aeroportit “Nënë Tereza” pas verifikimit nga policia të valinxhes  që dyshohej për bombë Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera
 
Rama nga Rinasi drejt SHBA-së, përforcohen kontrollet në aeroport
Një element që ka ndikuar në forcimin e sigurisë dhe verifikime të shumta lidhet edhe me fluturimin që pritet të bëjë kryeministri Rama në drejtim të SHBA. Ai niset nga aeroporti i Rinasit rreth orës 12:00.