Dy persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në Cetinje të Malit të Zi, pas aktivizimit të një mjeti shpërthyes pranë një Qendre Sportive.
Sipas medias kroate Vijesti, viktimat janë Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganovic anëtarë të klanit kriminal 'Skaljar'.
Dy nga të plagosurit janë po ashtu anëtarë të 'Skaljar', ndërsa i plagosuri i tretë është një i moshuar që ka qenë duke kaluar në momentin e shpërthimit.
Prej muajsh policia i druhej një krimi të tillë pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit.
Sipas ekspetëve lufta mes grupeve kriminale në Mal të Zi është ndër më të ashprat në rajon, ndërsa përplasja mes grupeve rivale mafioze “Shkalari “ dhe “ Kavaç” ka shkaktuar dhjetëra viktima jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Europë, përfshi Austrinë dhe Greqinë.