'Bombë' tek Barcelona: Griezmann do të iu kushtojë 220 mln euro!

'Bombë' tek Barcelona: Griezmann do të iu kushtojë 220 mln euro!

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo lëshoi një mesazh të fuqishëm ndaj Barcelonës, që u duk më shumë si kërcënim, por pas një analizë të hollësishme është kuptuar se fjalët e tij janë me vend.

Flitet se Barcelona ka firmosur një parakontratë me Antoine Griezmann, që në muajin mars dhe në lidhje me këto Cerezo tha: “E vërteta është se unë nuk e di, por nëse ju e thoni këtë, dhe ai e ka firmosur këtë marrëveshje, do të ketë pasoja. Nuk e di nëse ka firmosur apo ajo, nuk e di nëse do të shkojë tek Barça apo jo, prisni edhe pak ditë, do e mësojmë.” Gazetarët e “Daily Mail” kanë filluar të hedhin hipoteza se nëse kjo parakontratë është firmosue me të vërtetë nga klubi katalanas dhe sulmuesi francez, në arkën e Atletico Madrid duhet të shkojnë 220 milionë euro, aq sa ishte klauzola e largimit të tij në muajin mars.

Barcelona priti 1 korrikun për të arritur marrëveshjen me 27-vjeçarin, kohë kur klauzola e largimit të tij nga Atletico Madrid ra në 120 milionë euro, por nxitimi për të firmosur me të duket se do të ketë pasoja për katalanasit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh