Merkato/ Orët e fundit të paparishikueshme! Griezman rikthehet te Atletico, Chelsea dhe Paris SG blejnë lojtarë 40 mln eurosh

Intensive dhe të paparashikueshme kanë rezultuar orët e fundit të merkatos, që u mbyll me 31 gusht në Europë. Padiskutim që lëvizja më e bujshme ishte rikthimi i Antoine Griezman te Atletico Madrid. Kryeqytetasit e morën në huazim nga Barcelona, ndërsa në fund të sezonit kanë të drejtën për ta blerë për 40 milionë euro. Me Atletico Madrid 30-vjeçari Griezman ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Ndërkohë menjëherë ka reaguar edhe Barcelona, që dy vite më parë zgjodhi të paguante klauzolën 120 mln euro për Griezman. Katalanasit ndërkohë për ta zëvendësuar kanë huazuar për një vit sulmuesin e Sevilia-s Luke de Yong.

Përsa i përket tratativës më të ethshme të merkatos, Mbappe te Real Madrid, ka përfunduar pa konkretizim. Edhe pse Real Madrid tentoi me një ofertë të tretë prej 200 milionë eurosh sheikët e Paris SG refuzuan ta shisnin edhe pse ‘ylli’ francez ka edhe një vit kontratë. Verën e ardhshme gjasat janë shumë të mëdha që Real Madrid ta marrë me parametra zero.

Pavarësisht se bllokoi merkaton në dalje në orët e fundit Paris SG ka huazuar për 4 milionë euro Nuno Mendes nga Sporting Lisbona. Në fund të sezonit francezët do kenë mundësinë për ta blerë 19-vjeçarin i cili luan si mbrojtës i majtë për 40 milionë euro.

Duarkryq në fund nuk ka qëndruar as Chelsea, që ka huazuar për 5 mln euro nga Atletico Madrid mesfushorin Saul Niguez. Në fund të sezonit londinezët do pagujnë 40 mln euro për ta blerë përfundimisht 26-vjeçarin.  

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës