Fitoi Botërorin, Griezmann tërhiqet nga kombëtarja e Francës

Fitoi Botërorin, Griezmann tërhiqet nga kombëtarja e Francës

Antoine Griezmann

Fituesi i Kupës së Botës me Francën dhe lojtari i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar në moshën 33-vjeçare.

Francezi publikoi një video në rrjetet sociale ku bëri të ditur vendimin e tij.

“Me zemër të rënduar njoftoj tërheqjen time nga kombëtarja franceze. Pas 10 vitesh të pabesueshme të shënuara nga sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, është koha që unë të kthej faqen dhe t’i hap rrugën brezit të ri.

Veshja e kësaj fanelle ishte një nder dhe një privilegj. Që nga marsi 2014 dhe deri në shtatorin e kaluar, pata mundësinë të përjetoj momente të pabesueshme përkrah shokëve të jashtëzakonshëm të skuadrës. Ne ndamë fitore që do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtimet tona”, deklaroi ai.

33-vjeçari kaloi një dekadë duke luajtur për “Les Bleus” me debutimin e tij në mars 2014, duke luajtur 137 ndeshje për ekipin e tij kombëtar dhe duke shënuar 44 gola. Kulmi i karrierës së tij ndërkombëtare erdhi në Kupën e Botës 2018 në Rusi, ku Franca u kurorëzua kampione e botës për herë të parë që nga viti 1998.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë