Bombolat, ISHTI gjobit 80 pika
tregtimi, 36.6 mln lekë për shkeljet

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka zhvilluar një kontroll në të gjitha pikat e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve dhe lëndëve djegëse. Vetëm gjatë muajit shkurt, mësohet se janë kryer mbi 700 inspektime në gjithë vendin. Pas kontrolleve janë marrë masat e bllokimit, ndalimit apo konstatimit për 332 subjekte, ndërsa mësohet se janë gjobitur 80 të tilla.

Në total masa e gjobave për subjektet që u gjetën në shkelje shkon në 36.6 milionë lekë.

Ndërkaq, në kuadër të rritjes së elementëve të sigurisë për tregtimin e bombolave të gazit, qeveria miratoi në mbledhjen e fundit VKM për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN), ku parashikohet ndalimi i mbushjes së bombolave nga njësitë e tregtimit e shumicë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve