Boniface vishet i kuq: Shënoj 10
gola e fitoj titullin me Partizanin

Boniface vishet i kuq: Shënoj 10<br />gola e fitoj titullin me Partizanin
Mathew Boniface nga dita e sotme është lojtar i Partizanit. Sulmuesi 22 vjeçar ka firmosur një kontrate 18 mujore e cila e mban te lidhur deri në muajin qershor te vitit 2018 me klubin e kuq.
 
Shtatlarti me shtetësi nigeriane, në sezonin 2015-2016 ishte pjesë e qipriotëve të Aris Limasol, ndërsa në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e ekipit të Trepça ’89 në Kosovë.
 
Të jem i sinqertë jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Partizanit këtu në Shqipëri. Pata një eksperiencë disa ditore me Skënderbeun dhe arsyet që nuk qëndrova aty tashmë janë bërë të ditura.
 
Besoj se me kalimin te Partizani kam bërë zgjedhjen e duhur. Vij nga kampionati kosovar që për mendimin tim është disi i çuditshëm, unë kam provuar të luaj në kampionate dhe skuadra mjaft kompetitive, ndërkohë që futbolli kosovar ndryshon shumë nga kampionatet ku jam aktivizuar.
 
Për mua kampionati shqiptar është shumë më tepër dhe mendja ime gjithmonë ishte të jem pjesë e këtij kampionati pasi është mjaft i fortë dhe cilësor
”deklaroi ai.
 
Më pas ai ka treguar edhe arsyet se përse vendosi që të zgjidhte Partizanin. “Perse zgjodha Partizanin !! Arsyeja ishte sepse Partizani u treguar i gatshëm të më bente pjesë të tij.
 
Klubi dhe drejtuesit janë treguar mjaft të dashur me mua do të thoja siç i shpreh prindi dashurinë fëmijës së tij dhe kjo gjë më ka bërë shumë përshtypje dhe e vlerësoj shumë.
 
Nga momenti që mësova se Partizani ishte i interesuar për mua nuk u mendova dy here. Kam parë shumë ndeshje të skuadrës , madje edhe ato që ka luajtur në Kupat e Evropës.
 
Më pëlqen kjo skuadër pasi i përshtatet shumë stilit të lojës time dhe jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e këtij klubi dhe dua të jap gjithçka timen edhe në kampionatin shqiptar për më tepër të ndihmoj klubin në fitimin e titullit kampion.
 
Me sa kam ndjekur skuadra është mjaft e fortë dhe mendoj se 99% ka shanse të fitoj titullin, kjo skuadër jep maksimumin në çdo ndeshje.
 
Mezi pres ti bashkohem ekipit në stërvitje, përsa i përket golave, objektivi im është të realizoj 10 gola
” përfundoi Mathew Boniface.

[gallery]20394[/gallery] 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar