Bonot e thesarit një vjeçare,interesi
bie në 1.55%,niveli më i ulët deri tani

Bonot e thesarit një vjeçare,interesi<br />bie në 1.55%,niveli më i ulët deri tani
Interesat e borxhit të brendshëm qeveritar nuk e ndalën rënien as në ankandet e javës së fundit për bonot e thesarit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në dy ankandet e fundit, të zhvilluara të premten e javës së kaluar dhe të marten e kësaj jave, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 1.55 përqindësh, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë, që kur ka filluar procesi i nxjerrjes së letrave me vlerë nga ana e qeverisë shqiptare. Në rënie të mëtejshme rezultoi edhe Interesi për bonot me maturim 6-­mujor, që u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 1.26 përqindësh.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel