Këshilli i Ministrave ka vendosur gjithashtu në mbledhjen e djeshme se sa do të jetë në vijim ndihma e menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe procedurën e dhënies së tij. Sipas VKM-së përkatëse, është vendosur që shpërblimi për lindje fëmije do të jetë në masën 40.000 lekë për lindjen e fëmijës së parë; 80.000 lekë për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120.000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.
Ndërkohë, për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80.000 lekë për secilin fëmijë. Kurse, për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120.000 lekë për secilin fëmijë. Ndihmën e menjëhershme financiare do ta përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.
Procedurat
Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, do të kryejë veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010. Pas regjistrimit kryen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi). Procedura e verifikimit on-line për identifikimin e nënës së fëmijës së lindur dhe statusit të saj, si dhe mënyra e përfitimit të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Brendshëm.
Pagesat
Ndihma e menjëhershme financiare (bonusi) i jepet nënës menjëherë pas lëshimit të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”, në përfundim të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Masa e ndihmës së menjëhershme financiare jepet në formën e një çeku, të emetuar në emër të nënës. Ai do të jetë i pagueshëm në këtë formë: 35 mijë lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”; 75 mijë lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”; 115 mijë lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”. Diferenca e mbetur prej 5 mijë lekësh përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Vlera e përcaktuar në çek tërhiqet në bankat e nivelit të dytë me të cilat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Në rast se strukturat përgjegjëse konstatojnë përfitimin pa të drejtë të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi), Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale merr masa, sipas legjislacionit në fuqi, për kthimin e shumës së përfituar pa të drejtë. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në 1 janar 2019.
Masa e pagesës së shpërblimit bonus nga 1 janari 2019
Për lindjen e fëmijës së parë 40.000 lekë
Për lindjen e fëmijës së dytë 80.000 lekë
Për lindjen e fëmijës së tretë 120.000 lekë
Për lindjen e çdo fëmije pas të tretit 120.000 lekë
Për lindjen e çdo binjaku 80.000 lekë
Për lindjen e çdo trinjaku 120.000 lekë
-
A ka ndonje prind ketu qe ka marre pagesen per femije te lindur ne 2018 ?
Përgjigju -
Pershendetje.lindem.ne.greqi.binjan.18.9 2024 e peritoneal.bonosin.femijet..
Përgjigju -
Pershendetje kam lind ne slloveni a e perfitoj bonusin 800 mij lek kam femin e dyt
Përgjigju -
Pershendetje. Kam lindnur 2 femije . Njeri ne vitin 2017 ne shqiperi dhe nuk Kam marre asnje shperblim. Kam lindnur femijen e dyte ne Itali ne vitin 2019 e Kam rregjistruar ne shqiperi i kam bere prokur vjehrres per te marr shperblimin e lindjes dhe nuk Kam marre asnje deri me sot .
Përgjigju -
Mirmbrema. Doja te dija . A perfitojn bonus nenat qe jetojn jasht vendita.
Përgjigju -
Pershendetje jam shtatzan jam nga Tropoja dhe preferoj ce lindjen ta kryej ne Gjakov a me lejohet te terhek bunusin e bebes pse e kryej vetem lindjen atje se un jetoj ne Tropoje ? Faleminderit !
Përgjigju -
Pershendetje kam tre fmije edhe pres binjake sa leke marr nga ceku ... nje kohesisht Jam rregjistruar tek programi per nenat qe Jan me shum fmije
Përgjigju-
Si quhet aj programi
-
-
Pershendetje Un e kam lindur femijen ne Greqi nese vjen njeri prind prsh;babai i femijes te terheqi leket a duhet prokure nga nena femijes apo i merr ai pa problem
Përgjigju -
Po per femijen e 4 sa lek mer
Përgjigju-
120000
-
-
Pershendetje ne qe kemi lindur femije ne eurpoe a perfitojem cek nese e bejme regjisteimin ne shiperi ne trungun familjare?apo perfitojen vetem ato qe lindin ne shiperi ;flm
Përgjigju -
Psh un ekam lindur djalin ne kosov a perfitoj diqka se me kan than po nese kam munci me kallxoni flm per mirkuptimin
Përgjigju-
Po e merr,duhet të bësh regjistrimin e fëmijës në gjendjen civile në Kosovë në radhë të parë. Pasi të marresh çertifikaten e lindjen në spital qe jep pashaporten tënde dhe të bashkëshortit. Shkon në gjendjen civile bën regjistrimin,nga aty duhet të shkosh në Prishtinë të marrësh një vul apostile. Pastaj shkon në qytetin ku ke gjendjen tënde civile,dhe pasi të bësh regjistrimin aty të jep më shumë info ai tek gjendja civile(mund të të thote se duhet me bo diçka me noter) Pasi ti kesh mbaruar të gjitha atëher shkon përball shkollës Qemal Stafa Tiranë Zogu i zi është vendi ku jepet shpërblimi për fëmijët qe lindin jashtë shqipëris. Ju uroj bekime dhe kalofshi sa ma bukur
-
-
pershendet un kam lindur djalin ne vit 2015 edhe skam marr asnje shperblim .
Përgjigju-
50mi lek te shperblejn zeje se nuk I ke mar dhe ato
-
-
Ju nga Italia dhe Greqia keni pak meshire dhe lerini kto te holla per nenat ne Shqperi qe kane me shume nevoje ju lutem
Përgjigju -
Pershendetje Ku behet prokura?
Përgjigju -
jam shtatzane me femijen e trete jetoj ne itali doja te dija kam regjistru femijen e dyte mbrenda tre mujeve shipri po meqe si kisha bere letrat skam pase mundesi me leviz pastaj ndodhi kjo virusi kovid e skam levizur doja te dija ka afate bonusi dhe ligji eshte akoma meqe pres femijen e trete ….
Përgjigju-
Pershendetje mjafton te shkosh te nje patronato dhe te shpjegojn ato se cfare duhet te besh. Ne itali te duhen vul apostile te certificata lindjes dhe vul apostile te deklarata per regjistrimin e femijes qe do besh ne shqiperi,ku duhet te jet emri i personit qe do bej regjistrimin. Ne shqiperi duhet dikush qe tju bej regjistrimn emrit dhe te burrit ne shtepin qe keni atje(sepse dhe ne shqiperi çdo shtepi ka adres si ketu ne itali, me via me numer dhe me cap. Eshte e rendesishme kjo sepse nuk kryhet proçedura regjistrimit.
-
-
jetoj ne itali ne kete moment jam shtatzane me femijen e trete me te dyten e regjistrova gocen ne kohen e duher shipri mrenda tre mujeve po ne nuk kam pase mundesi me leviz dua te di bonusi per gocen e dyte ka afat dhe nese me takon gje dhe per femijen e trete shum pak informazione gjehen ne internet dhe grate qe kane shkruajtur deri tani spashe pergj nga njeri ...
Përgjigju -
Ju
Përgjigju -
Kam lindur femijen ne greqi ne cfare rruge te vaxhdoj se sipas situates nuk mundem te jem aty si mund ti terheq mamaja ime keto lek femijen e kam rregjistruar flm
Përgjigju -
Pershentje jetoj ne itali kam lindur femin e tret ne shqipri si mund te mar bonus e femijes duhet te jet nje nga prinderit apo mund te mari edhe nje Person i familjes dhe sa afat ka terheqja e bonusit falemderit pres pergj tuaj falemderit
Përgjigju -
Pershendetje me ka l’indur djali me 3 mars te ketij viti. Meqense ka qen te bllokuar te gjitha zyrat per shkak te virusit covid19 na tako. bonus bebe ?
Përgjigju -
Kam
Përgjigju -
Mirëdita! Jemi banues në Greqi. Në Dhjetor të 2019ës na lindi fëmija i tretë. 1- Na takon shpërblimi bonus? 2- Sa kohë mbas lindjes? 3- A duhet të jenë prindërit prezent apo me prokurë dhe karta identiteti mund të kryhet edhe nga prindërit tanë?
Përgjigju -
pershendtje me kte problemi qe eshte per registrimet e femijeve per ne qe rrim jasht dhe po na mbaron afati i 90 diteve do rrezikojm mos te jepet shperblimi edhe pse fajin e ka sistemi jo ne
Përgjigju -
Me kan lindur dy binjake në Itali me zë ky ligj bonus bebe
Përgjigju-
Pershndetje po ne qe jetojm ne greqi dhe sa po na ka lindur femija i pare na kap ky ligje.. Ne shqiperi..
-
-
Mua me kan lindur 2 binjake para 10 ditësh në Itali po ti regjistroj nr Shqipëri me kap ky ligj bonus bebe??
Përgjigju -
Pershendetje vajza ime ka lindur ne maj 2017 Dhe kestin e par e kam mar Kurse te dytin jo nuk kan dal akoma me kan then
Përgjigju-
Pershendetje edhe vajza ime ka lindur ne maj po te 2018.E kam regjistruar brenda afatit e kam femijen e dyte po une skam marr asgje
-
-
Ne cfare vendi terhiqet shuma ne Tirane?
Përgjigju -
Pershendetje Kam lind femijen ne gjermani me daten 14 shtator 2019 Jam me shtetesi shqiptare dhe dua ta di a perfitoj bonusin dhe ne qoft se po sa afat ka ? Faleminderit
Përgjigju-
Mbas nje bisede me gjendjen civile ne elbasan me thane ka 3 muaj afat qe te regjistrsh femijen dhe te maresh bonus
-
-
Sa koh afat ka per rregjistrimin e femijes sps jetojm jasht shtetit
Përgjigju-
ke 3 muaj afat qe ta perfitosh bonusin.
-
-
Sa afat ka bonusi une jetoj ne turqi dhe cfar dokumentash duhen qe te perfitoj edhe une ekam femijen e dyte
Përgjigju -
Prsh sa koh pas lindjes meret bonusi pasi un lind femijen e 3 tani
Përgjigju -
Pershendetje,a Ka afar skadence ceku, pasi jetojm jashte?
Përgjigju-
Ju lutem nese e dini nese ka afat ceku me thuani
-
Edhe un dua ta di...nese ju jan pergjigjur ju lutem me thoni
-
-
Pershendetje! Une kam lindur ne Itali dhe eshte femija i trete. A mund te di 1-Çfare dokumentash duhet te dorezoj? 2- A ka afat kohor dorezimi i dokumentave nga lindja e femijes? 3- A duhet te jete medoemos njeri prind per dorezimin e dokumentave dhe marrjen e bonusit? Ju faleminderit
Përgjigju -
Pershendetja Un kam lindur ne itali esht femija im i 3 qfase proqedurashe duhet te ndjek per te marre shperblimin e lindjes
Përgjigju -
Prsh. Cfare procedure duhet te ndjekim ne qe jetojme jasht?
Përgjigju -
Per femijet qe lindin jasht shtetit sa esht afati regjistrimit dhe ku meret ceku shperblimit
Përgjigju -
Femija im i trete ka lindur ne 2017 kam te drejte te Nje shperblimi
Përgjigju-
Nk ka fuqi prapavepruese!
-
-
Ne rast vonese rregistrimi mbas tre mujorit, cfar ndodh ?
Përgjigju-
Shperblimi i nenes esht me afat skadence apo i mer nena kur te mundet ??
-
-
Ka afat skadece bonosi I femivw
Përgjigju -
A mund te terhiqet ceku me deleg nga familjar per nenat qe nuk jetojn ne shqiperi ?
Përgjigju -
cfar dokumetash duhen per te mar shperblimin
Përgjigju










Komente
Komento