Janë 92 familje të cilat do të marrin bonus strehimi nga Bashkia e Tiranës. Këtyre familjeve do t’ju paguhet një pjesë qirasë ose masa e plotë e saj. Mes emrave të përfituesve që u subvenconohet qiraja është edhe Ina Balla, nëna e dy vajzave e cila është e sëmurë me kancer gjiri dhe që bashkia do ti paguajë masën e plotë të qirasë. Masa e rimbursimit të qirasë varjon nga 5 mijë deri në 22 500 lekë. Nga ky program strehimi përfitojnë familjet që nuk kanë mundësi të paguajnë qiranë.
 
“Për të zgjidhur problemet e strehimit në qytetin e Tiranës, Bashkia është duke ndërmarrë projekte të rëndësishme që do të krijojnë zgjidhje përfundimtare për strehimi npërmjet ndërtimit të banesave sociale me qira. Bashkia e Tiranës po vijon zbatimin e ofrimit të Bonusit të Strehimit, i cili është dokumenti që përcakton një shumë të ardhurash mujore, që i takojnë një familje si ndihmë nga shteti, për të mbuluar pjesërisht pagesën e qirave të tregut të lirë.