TIRANE – Ambasada e Suedisë në Tiranë është shprehur “shumë e shqetësuar” për shkak se “gjatë dy javëve të fundit numri i azil kërkuesve shqiptarë në Suedi është rritur ndjeshëm”. Për këtë arsye Ambasada ka sqaruar përmes një komunikate për shtyp se informacionet që qarkullojnë në lidhje me një ofertë për azil nga ana e Suedisë janë të pavërteta.
“Çdo informacion sipas të cilit Suedia po u ofron azil personave që aplikojnë për shkak të kushteve të sigurisë” apo për shkak “kushteve të vështira shoqërore e ekonomike që mbizotërojnë në disa zona të Shqipërisë” nuk është i vërtetë pasi këto kushte “nuk janë të mjaftueshme për të fituar azil në Suedi”. “Rrjedhimisht, motive financiare nuk mund të jenë të mjaftueshme për të fituar azil në Suedi”, pohon Ambasada.
Gjithashtu sqarohet se “nuk ka asnjë ndihmë financiare për ata që kthehen”. Përveç kësaj, “çdokush që po planifikon të udhëtojë në Suedi për të kërkuar azil duhet të jetë i vetëdijshëm për rrezikun e lartë që ka për të marrë një bllokim ri-hyrjeje. Bllokimi i ri-hyrjes regjistrohet në Sistemin e Informimit Schengen (SIS) dhe do të thotë se personi nuk lejohet të hyjë në zonën Schengen për një numër të caktuar vitesh. Ata që tashmë ndodhen në Suedi dhe kanë bërë kërkesë për azil kanë mundësinë të tërheqin kërkesën dhe të kthehen në shtëpi vullnetarisht për të minimizuar rrezikun e bllokimit të ri-hyrjes”, shkruajnë autoritetet suedeze ne Shqipëri.
Komunikata sqaroi se Suedia ka mbështetur vendimin e Bashkimit Europian për të hequr vizat me Shqipërinë në zonën Schengen “por shqetësohet kur liria e vizave keqpërdoret. Kërkesat e pamotivuara për azil janë një formë abuzimi i të drejtës ndërkombëtare për mbrojtje. Republika e Shqipërisë aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. Liria e vizave, dhe si përdoret ajo, janë pjesë të rëndësishme të kërkesave” që Europa i kërkon Tiranës. “Që prej vitit 2010 më shumë se 600 qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil në Suedi. Situata është serioze”, pohon Ambasada.
“Qeveria e Suedisë pret nga Republika e Shqipërisë dhe qytetarët e saj që të respektojnë kuptimin dhe qëllimin e regjimit pa viza”, lexohet në deklaratë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com