ELBASAN- Reshjet e borës që kanë vazhduar gjatë natës kanë bllokuar aksin nacional Tiranë- Elbasan. Shefi i emergjencave civile, Mustafa Arapi konfirmoi për korrespondentin e A1 Report! se rruga është e bllokuar nga bora e akulli. Ai bën apel që të mos frekuentohet as me zinxhirë pasi lëvizja e makinave do të vështirësonte punën e fadromave.

Ndërkohë që në qarkun e Gjirokastrës në komunat Pogon dhe Zagori, trashësia e borës 30 cm.

Në këto komuna lëvizja e mjeteve, vetëm me zinxhirë. Në komunat Kurvelesh e Tepelenë kalohet me zinxhirë dhe trashësia e borës arrin në 30 cm. Lëvizja me zinxhirë bëhet dhe komunën Kurvelesh, të në Tepelenës. Në Përmet, komuna Frashër trashësia e borës arrin 60 cm dhe është e bllokuar por akset nacionale janë të lira.

NE KUKES IZOLOHEN 3 KOMUNA

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë mëngjesin e sotëm të gjithë zonën verilindore të vendit,reshje të cilat po bien me një intensitet të lartë. Bora që ka nisur në orët e para të së shtunës kanë bërë që brenda orës të zbardhin jo vetëm zonën rurale,kryesisht zonat mbi 800 metër larg nivelit të detit, por edhe qytetet e Kukësit, Krumës e Bajram Currit.  Kështu brenda orës dëbora ka zbardhur qytetin e Kukësit ku trashësia e dëborës ka arritur,deri tani, në rreth 15 centimetra ndërkohë që në zonat e thella malore trashësia e dëborës ka arritur në 30 centimetra.

Reshjet e dëborës kanë siell problematikën e tyre për shumë fshatra dhe komuna të qarkut të Kukësit,si në lëvizjen e banorëve dhe furnizimin me energji elktrike.

Nga të dhënat e para mësohet se tre komuna në këtë qarkë janë izoluar nga dëbora,ku bëhet fjalë për komunat Lekbibaj,Arrën dhe Kalis,ndërsa një numër fshatrash në komunat Shishtavec,Zapot,Topojan,Gryk-Caj,Shëmri,Bytyq e Surroj janë paralizuar nga lëvizja pasi trashësia e dëborës i ka kaluar 40 cm.

Këto zona janë në një nivelë të lartë gjeografik mbi 1200 m. mbi nivelin e detit,si dhe terreni është mjaftë i thyer. Sipas përgjegjësit të zyrës së emergjencave civile pranë prefekturës së Kukësit, bëhet e ditur se deri tani problemet janë shfaqur në akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Krumë-Bajram-Curri dhe Bajram Curri-Qaf Mali. Në këtë segmente lëvizja e mjeteve bëhët vetëm me zingjirë.

VLORE, E BLLOKUAR PERKOHESISHT QAFA E LLOGARASE 

-Reshjet e dëborës që nisën një ditë më parë, vazhduan edhe pasditen e të premtes, në Qafën e Llogorasë, 50 km në jug të Vlorës, ndërkohë që gjatë orëve të natës duke u gdhirë e shtunë, ato ishin shumë intensive. Aktualisht, shtresa e bardhë e dëborës ka mbuluar gjithë territorin e kësaj zone, ku ndodhet edhe Parku Kombëtar, deri poshtë në afërsi të fshatit Dukat. Trashësia e saj varion nga 20-30 centimetra, deri në lartësinë 1050 metra mbi nivelin e detit.
Për shkak të dëborës, që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bllokuan disa automjete, mes të cilave edhe 2 maune të cilat rrëshqitën duke bllokuar rrugën. Por, me ndërhyrjen e mjeteve të Autoritetit Rajonal të Rrugëve dhe të subjektit që ka fituar tenderin e mirëmbajtjes, gjendja po shkon drejt normalizimit. Po ndërhyhet në vazhdimësi për pastrimin e shtratit të asfaltit me borëpastruese dhe hedhjen e kripës, ndërsa shërbimet e policisë rrugore nuk po lejojnë drejtuesit e automjeteve të qarkullojnë pa zinxhirë, informon atsh.
Gjendja po përmirësohet në vazhdimësi dhe për shkak të rritjes së temperaturave dëbora ka nisur të shkrijë gradualisht. Por, në orët në vijim, pritet përkeqësimi i kushteve të motit, çka ka detyruar strukturat e mirëmbajtjes të qëndrojnë në terren për t’i paraprirë çdo situate shqetësuese. Reshjet e dëborës në Qafën e Llogorasë, nisën mëngjesin e të premtes dhe bllokuan përkohësisht qarkullimin e automjeteve në segmentin që e përshkon atë, pjesë e aksit rrugor Vlorë-Sarandë.  Dëbora e fundit për këtë vit, ishte regjistruar në datën 8 janar.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)