SHKODER - Izolimi i zonës së Dukagjinit nga dëbora ka bërë që 2 të sëmurë nga Bregu i Lumit të transportohen me helikopter drejt spitalit rajonal të Shkodres.
Një fëmijë 8 muajsh dhe një 46 vjecar janë sjellë mengjesin e së enjtes me urgjencë përmes transportit ajror ku janë dërguar në urgjencen dhe pediatrinë e spitalit rajonal të Shkodres për tu asistuar menjëherë nga bluzat e bardha. 46 vjecari Tom Docaj I cili vuan nga Poliatridi pas marrjes së ndihmes së parë ne nje interviste per mediat theksoi se problematike paraqitet situata për të sëmurët pasi pervec bllokimit nga dëbora perballen edhe me mungese mediakametesh.
Me problematike paraqitet situata për foshnjen 8 muajshe Klaudio Bregu. Megjithatë xhaxhai i saj falenderon mjekun e zonës si dhe ministrinë e Shendetësisë për ndërhyrjen e shpejtë në transportimin e fëmijes drejt pediatrisë së spitalit rajonal.
Zona e Dukagjinit vijon të jetë e bllokuar prej ditësh dhe trashësia e dëborës sipas banorëve arrin deri në 1 metër. Kjo ka detyruar mjekët e zonës të mbajnë vazhdimisht kontakt me Spitalin Rajonal të Shkodres për t'i paraprirë cdo emergjence shendetësore të mundshme.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com