Bora, menaxheri i Kukësit: Ndeshja
me Skënderbeun nuk do të shtyhet

Bora, menaxheri i Kukësit: Ndeshja<br />me Skënderbeun nuk do të shtyhet<br>
Menaxheri i klubit të Kukësit, Naim Halili, ka folur në lidhje me shtyrjen e mundshme të ndeshjes Kukësi-Skënderbeu, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, teksa stadiumi është mbuluar tërësisht nga bora. “Ndeshja me Skënderbeun nuk ka shanse të shtyhet, pasi po punohet fort që të luhet nesër në Kukës” - përgjigja e menaxherit të klubit kuksian.

Në fakt, është e qartë se Kukësit i intereson që ndeshja e nesërme të mos shtyhet, pasi nëse ndodh kjo gjë, ekipi kundërshtar mund të rikuperojë lojtarët e dëmtuar që ka në këtë moment. Skënderbeu ka shumë mungesa dhe për Kukësin është mirë që të mos ketë shtyrje të ndeshjes.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron