KUKES - Kukësi, Hasi e Tropoja janë gdhirë sot nën temperaturat e ulëta dhe akullit që mbizotëron kudo. Mëngjesin e sotëm drejtuesit e automjeteve janë përballur me vështirësi pasi shtresat e akullit nuk lejonin lëvizjen e lirshme. Më problematike paraqitej situata në akset nacionale Kukës-Krumë, Krumë-Qafë Prush, Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Qafë Shllak, Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Morinë, ku trashësia e dëborës është rreth 50 cëntimetra e cila tashmë ka ngrirë tërësisht.
Sa i takon masave të marra nga firmat sipërmarrëse si dhe Drejtoria Rajonale e Rrugëve në Kukës, përjashtuar rrugën e Kombit si dhe aksin Kukës-Qaf Shllak ku është pastruar bora dhe është hedhur kripa dhe skorja, në akset e tjera kanë munguar edhe mjetet borëpastruese, ndërsa kripa dhe skorja nuk është përdorur për asnjë moment duke lënë të bllokuara 10 automjete në temperatura ekstreme me -9 gradë Celcius. Ndërkohë vijojnë të jenë të bllokuara komunat Arrën, Kalis, Grykë-Cajë, Lekbibaj, Margegaj si dhe dhjetëra fshatra të Topojanit, Shishtavecit, Zapodit, Fajzave, Golajve, Tropojës së Vjetër, Bujanit etj.
Stuhia e dëborës ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në sektorin e rrjetit energjitik në qarkun e Kukësit. Dëmet më të mëdha u vërejtën në linjën 110 kv në Fierzë dhe në Repsë ku u këputën telat e tensionit të lartë. Pavarësishtë se u riparuan pas 5 orësh defektet në linjën 110 kv sërisht familjet e qarkut të Kukësit nuk u furnizuan me energji për afro 48 orë. Arsyeja e mos furnizimit dhënë nga instancat përkatëse ishte : Defekte nga stuhia e dëborës.
Një situatë më problematike ishte edhe gjatë shkurtit të këtij viti, trashësia e dëborës në Kukës arriti në 1.5 metra ndërsa temperaturat zbritën nën vlerën e -18 gradë. Rajoni i Kukësit u paralizua për 3 javë me radhë, por falë masave të marra në kohë nuk pati ndërprerje të përgjithshme të energjisë elektrike për 48 orë rrjesht, por ishin defekte kryesisht në zonat e thella malore.
Reshjet e para të dëborës, të cilat zgjatën vetëm 2 ditë, kanë nxjerrë një numër të madh problemesh sa i takon masave të marra nga institucionet për përballimin e situatave dimërore në qarkun e Kukësit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com