Terrtori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit. Nga strukturat e Mbrojtes Civile të Bashkisë Kurbin, raportohet bllokim të aksit rrugor për tek Kisha e Shën Antonit ( kisha e Sh’na Ndoit ) në periferi të qytetit të Laçit, ku kanë ngelur të bllokuar disa mjete që kanë shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë.
Aty po ndërhyhet me mjete të bashkisë për pastrimin e kriposjen e këtij segmenti, kurse në akset e tjera nuk raportohen problematika.
Policia Rrugore Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës se segmenti rrugor në Qafë të Ulzës është i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Lajmi kryesor: