Bora ‘pushton’ Europën Qëndrore/3 viktima në Greqi, ndërpriten fluturimet dhe kaos me qarkullimin në Gjermani dhe Austri
Evropa ka pasur modelin më të vështirë të motit kudo në hemisferën veriore në ditët e para të vitit 2019. Prej më shumë se një jave, përmbytjet nga shirat, dëbora dhe erërat e forta kanë shkaktuar vështirësi dhe problem në qarkullim në pjesën më të madhe të Europës, ndërsa në Greqi janë shënuar 3 viktima.
Pamje nga situata e motit në Austri
Redaksia 8 Janar 2019, 16:40 | Përditesimi: 8 Janar 2019, 17:01
I ftohti Siberian ka mbërthyer mbarë Europën dhe më shumë se gjysma e kontinentit europian është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta. Duket se ndër vendet më të prekura janë Gjermania, Austria dhe Zvicra në më shumë se 50 centimetra dëborë të shtunën.
Sipas “Ewro news” e ashtuquajtura “Storm Zeetje” solli sulmin e parë të stuhive të vitit në bregun baltik të Gjermanisë dhe Danimarkës jugore e cila filloi me një stuhi në zonën e Skandinavisë dhe në Europën veriore.
Erërat e forta në det, shkaktuan përmbytje të mëdha në pjesët e qendrës së qytetit wismar. Përmbytjet u raportuan gjithashtu edhe në qytetet bregdetare të Flensburg, Kiel dhe Travemunde. Reshjet e shumta të dëborës në një pjesë të mirë të Europës po edhe në Greqi kanë prishur planet e udhëtimit për shumë persona duke zënë qindra në rajonet alpine dhe aeroportet, dhe duke lënë bora në plazhet italiane.
Aeroporti i Mynihut, i dyti më i madh i Gjermanisë,pezulloi 120 fluturime javën e kaluar dhe të tjerët u shtynë ndërsa punëtorët pastruan pistat nga dëbora.
Kompania austriake hekurudhore, disa linja treni u pezulluan për shkak të rrezikut të ortekëve. Autoritetet rajonale të Salzburgut paralajmëruan se rënia e ortekëve të mëdhenj mund të shkaktojë probleme në rrugët dhe linjat hekurudhore.
Dëbora e madhe po shkakton vështirësi të mëdha për ata që udhëtojnë në Evropën Qendrore këtë fundjavë. Temperaturat në Greqinë veriore dhe qendrore kanë qëndruar nën zero gradë celsius për ditët e fundit. Në Greqi, një grua 66-vjeçare u gjet e vdekur dhe dy burra u raportuan të zhdukur në Athinës pasi moti i keq dhe stuhia e bores goditi një pjesë të vendit.