Borchardt kundër bojkotit/ PD-LSI: Nuk shkojmë në zgjedhje me krimin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe anëtari i kryesisë së PD-së Oerd Bylykbashi i janë përgjigjur thirrjes së Prezencës së OSBE-së për zgjedhjet lokale, duke shprehur bindjen se ky proces është thjesht kalimtar në kushtet e shitblerjes së votës nga bandat e krimit.

Pas një takimi me qytetarët e Shkodrës, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk mund të ketë garë pa garantuar më parë zgjedhjet e lira e të ndershme.

"Nuk mund të kesh zgjedhje vendore kur ka një deformim dhe shitblerje të votës përmes grupeve kriminale dhe parave të grupeve kriminale. Zgjedhjet nuk janë gjë tjetër veçse çështje teknike shumë kalimtare. Nëse ne nuk do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë totalisht e pamundur", u shpreh Monika Kryemadhi.

Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë e Borchardt reagoi edhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi. Ai shprehu të njëjtën qëndrim me kryetaren e LSI duke thënë se të fitosh zgjedhjet me bandat e kriminelëve dhe 19 prej tyre t'i bësh deputetë është shembull i keq për rajonin.

"Të fitosh zgjedhjet me bandat e kriminelëve dhe 19 prej tyre t'i bësh deputetë, më pas kriminelët përdhunues vrasës e trafikantë t'i bësh kryetarë bashkish që të kontrollojnë territorin dhe zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin.
Të mbjellësh me drogë të gjithë Shqipërinë, të përmbytesh me drogë Europën, të shndërrosh vendin në lavatriçe të parasë së drogës, ky është shembull i keq për rajonin.

Të mos reagosh, të mos thuash gjysëm fjale për të gjitha këto, të mjaftohesh vetëm me përmbledhje ekzekutive raportesh dhe të relativizosh problemet e rënda, është nje shembull i keq për të gjithë. Të reagosh duke e refuzuar këtë sistem të kalbur dhe të dalësh në protestë për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme, ky është një precedent që i bën mirë rajonit, sepse i tregon kujtdo që kërkon të bëhet kryeminister, se çfarë ndodh, nëse qeveris si Edi Rama", shkruan Bylykbashi.

Gjatë fjalës së tij Borchardt deklaroi se OSBE nuk nxit bojkot zgjedhor dhe i bëri thirje partive të sjellin listat e kandidatëve. Ai tha se nuk parashikojmë që opozita do të bojkotojë zgjedhjet, ndërsa e quajti një shembull të keq për rajonin djegien e mandateve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim Voci: 20/03/2019 04:12

    Eshte e vertete se bandat e sundojne Shqiperine.Perfaqesuesit nderkombetar i kan mbyll syt dhe thon se vendi eshte ne rrugen e duhur.Rama me lek e me favore seksuale iau ka mbyllur gojen Ambasadoreve qe jane ne Shqiperi.Opozita ben mir qe me Ramen e Gjiknura e Ahmetaj mos te shkoje fare ne zgjedhje

    Përgjigju
    • Ilir: 20/03/2019 07:58

      Opozita ben si e virgjer...! Te gjithe njesoj jane. Asnjera pale nuk meriton voten e ketij populli te neperkembur.

  • Agjenti: 19/03/2019 16:47

    Nuk e kuptoni qe zonja e pare ben thjesht aktrim per ti mbajt ison lulit. Se me dash me rrezu edi ramen ajo dihet qe e ka asin nen menge...dhe ai eshte burri i vet ose Presidenti i Republikes qe ta con vendin ne zgjedhje qe neser...gjendja e jashtezakonshme eshte tager vetem i Presidentit. Ne kuader te situates se trazuar politike dhe institucionale, pa opozite e pa gjykate te larte e kushtetuese, mos u cudisni kur muaji prill te na gjej ne kolaps total si asnje tjeter vend demokratik...Pastaj rradhen e ka Presidenti....pike

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 19/03/2019 15:39

    E ke mare me revan te madh moj truthare,prite Zot rrezikun te bjere ky vend ne doren Mona-Luli!!

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 19/03/2019 15:38

    O BUÇJA monika ordinere fshatare çfar i quan ti Shqiptarët si veten ? ? ? Ordinere pa kapacitet pa din e pa iman. Ti si familje jeni njërzit më të urryer të Shqiptarve . Ju si familje jeni pa m9ral hajdut skuthje intrigant e mashtrus. Po s'keni më shanc ti gënjeni Shqiptarët . Jemi në vitin 2019 sjemi para 30 vjetësh . Shqiptarët jan të sukseshëm në të gjith Botën se jan të zgjuar. Vënd qëndrimi juaj si familje është përfundimisht REÇI. I PAFSHI HAJRIN PISLLIQEVE QË KENI BËR.

    Përgjigju
  • Populli: 19/03/2019 15:34

    Ik moj trularaske se le nam,mbete rrugeve si zarbe,debile me ate 2% mbeshtetje nuk te pjerdh askush,e shumta le te degjoje ky presidenti yne fort i 'zgjuar'

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve