Borchardt:Mbështetje ekonomike
grave, mbrojtje nga krimi e dhuna
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt, tha sot në Forumin për të Drejtat e Grave dhe Dhunën në Familje të mbajtur në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Të Drejtat e Njeriut se shoqëria shqiptare duhet t’i japë zgjidhje problemeve sociale dhe ekonomike që shtyjnë disa gra drejt krimit, duke renditur mes tyre dhunën, tabutë morale, presionin shoqëror, varfërinë apo krizat familjare.
Kryetari i Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt, tha sot në Forumin për të Drejtat e Grave dhe Dhunën në Familje të mbajtur në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Të Drejtat e Njeriut se shoqëria shqiptare duhet t’i japë zgjidhje problemeve sociale dhe ekonomike që shtyjnë disa gra drejt krimit, duke renditur mes tyre dhunën, tabutë morale, presionin shoqëror, varfërinë apo krizat familjare.
“Gratë janë shpesh viktima dhe keqbërëse në të njëjtën kohë. Ne duhet t'i ndihmojmë gratë në situata abuzive që të kërkojnë mbrojtje, si edhe t'i fuqizojmë nga ana sociale dhe ekonomike. Për sa i takon grave të privuara nga liria, duhet të përqendrohemi në rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre”, tha Ambasadori Borchardt.
Ai foli para një audience të përbërë kryesisht prej grash që janë duke vuajtur dënimin me burg, dhe shtoi se OSBE-ja është angazhuar për mbrojtjen e personave në burgim, duke nxitur zbatimin e masave alternative ndaj burgosjes, sidomos për gratë.
“Dua ta nis me një të vërtetë themelore, një pikë që shpesh harrohet: çdo njeri ka të drejta. Po, po, çdo njeri, edhe ata në konflikt me ligjin, ndërsa Shteti e ka për detyrë që t'i mbrojë ato”, tha Ambasadori Borchardt.
“Në OSBE, ne besojmë se privimi i lirisë duhet të jetë mjeti i fundit; prej shumë vitesh tashmë, jemi angazhuar për mbrojtjen e personave në burgim, duke inkurajuar aplikimin e masave alternative ndaj burgosjes, sidomos për gratë”.
Duke folur për çështjen e dhunës në familje, Ambasadori Borchardt tha se thyerja e kulturës së heshtjes është e rëndësishme në këtë drejtim.
“Gjithashtu, kemi bërë fushatë kundër dhunës në familje dhe kemi luftuar për ta thyer kulturën e heshtjes, duke i nxitur viktimat që ta ngrenë zërin kundër saj. Thyerja e heshtjes kërkon forcë dhe kurajë, por gratë duhet ta dinë që ka njerëz me vullnetin dhe mundësinë për t'i ndihmuar”, shtoi ambasadori.
Forumi u zhvillua në kuadrin e një vargu veprimtarish të organizuara si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili gjithë këtë javë do të ketë shfaqe të hapura për publikun dhe falas në disa vende në kryeqytet.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një prej partnerëve zyrtarë të këtij festivali.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15