Bordi i FMN miraton të mërkurën
kredinë 53 mln euro për Shqipërinë
Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të miratojë të mërkurën këstet e radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh për qeverinë shqiptare.
Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të miratojë të mërkurën këstet e radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh për qeverinë shqiptare.
Dhënia e ‘ok’ për miratimin e kësteve u konfirmua pas vizitës që zhvilloi misioni i FMN-së në Tiranë, në nëntor të vitit 2015. Misioni miratoi në nivel ekspertësh dy këste kredie për Shqipërinë, pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Përfaqësues të FMN-së deklaruan në Tiranë se gjithçka po ecte sipas planit: të dhënat kryesore të ekonomisë po fitojnë qëndrueshmëri dhe reformat strukturore po japin rezultatet e para.
Ndërkohë që një mision i Fondit pritet të mbërrijë shumë shpejt në vendin tonë, ku në qendër të diskutimeve me autoritet më të larta të financave publike do të jenë sërish reformat strukturore.
Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se takimi i ardhshëm mes palëve do të ketë fokus reformat strukturore por edhe ecurinë në luftën kundër informalitetit. Reformat strukturore kanë marrë vlerësime pozitive nga shoqëritë ndërkombëtare.
Në fillim të muajit shkurt, kompania e vlerësimit financiar, Standard & Poor’s përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga niveli B në B+, me perspektivë të qëndrueshme. Sipas kompanisë, përmirësimi i notës për borxhin e Shqipërisë reflekton besimin se performanca fiskale e vendit do të jetë e fortë gjatë 4 viteve të ardhshme, nën programin e bashkëpunimit me FMN-në.
Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe aprovimi në datën 17 shkurt është shumë i rëndësishëm edhe për të mbajtur po të njëjtin parashikim ekonomik nga agjencitë e raitingut /ATSH/
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
64.6%
-
Jo
28.6%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 808
Lajme të tjera
-
SHBA/ U jepte doza të larta insuline pacientëve, infermierja dënohet me burgim të përjetshëm
4 Maj, 12:01
-
Përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës, Balla: Kemi hyrë në fazë transformi të thellë, duhet të krijohet edhe shërbimi vullnetar zjarrfikës
4 Maj, 12:01
-
Rikthehet nesër 'Tirana pa makina', Veliaj: Një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera
4 Maj, 11:46
-
Me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali
4 Maj, 11:45
-
10 milion turistë? Basha: Është gënjeshtër! Mbi 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet
4 Maj, 11:36
-
Po ndërtonin 5 objekte pa leje në Theth, vihet në hetim 74-vjeçari, shpallet në kërkim i riu
4 Maj, 11:30
-
Të gjitha ndeshjet në një orar, Superliga e futbollit luan sot aktin e 34-t
4 Maj, 11:28
-
Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës
4 Maj, 11:15
-
Përplasi për vdekje drejtuesin e biçikletës, Report Tv siguron videon e aksidentit në Durrës! Shoferi po ecte me shpejtësi
4 Maj, 11:13
-
A ka ndikim menopazua në shëndetin e gruas? Ndiqni sot Klinika 24 në Report Tv
4 Maj, 11:06
-
Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me pamjen e saj në eventin e bamirësisë të Mbretit Charles
4 Maj, 11:06
-
Java e Europës, muzikë, panair e filma në Shirokë! Teatrot me shfaqje në Tiranë e rrethe! 'Shhh...mbaje sekret’, te ‘Tonin Harapi’ Klaudia Hila!
4 Maj, 11:03