Tirana mirëpriti këtë të mërkurë Bordin e Kongresit Botëror të Ligjit, duke i paraprirë kështu takimit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri e që do të bëjë bashkë personalitetet më të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare.

Kryeministri Rama mori pjesë në ceremoninë solemne të dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” akademikut dhe ekonomistit të famshëm, Ricardo Hausmann si dhe 4 personaliteteve të ndryshme të spikatura në arenën ndërkombëtare, mes të cilëve edhe pedagogu dhe juristi shqiptar në Britaninë e Madhe Andi Hoxhaj.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Universitetit të Arteve me prezencën e rektorëve të universiteve, akademikëve, ambasdorëve e politikanëve.

Kjo ceremoni i paraprin ditës kryesore të punimeve, më 7 maj në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Eventet e zhvilluara përgjatë dy ditëve janë bashkëorganizim i Shoqatës Botërore të Juristëve me Ministrinë e Drejtësisë të Shqipërisë.