Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE ka rrëzuar urdhrin e drejtorit Haki Mustafa për pezullimin e kreut rajonal të OSHEE në Elbasan, Bukurosh Maçi.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, bordi konstatoi se "urdhri i Administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a për pezullimin nga detyra të Bukurosh Maçi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Elbasan është i pabazuar në ligj dhe është marrë nga Administratori i shoqërisë në kapërcim të kompetencave të tij të përcaktuara në statutin e shoqërisë OSHEE sh.a. Rrjedhimisht, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur mosmiratimin e urdhrit Nr.15238, datë 12.06.2017, të administratorit të OSHEE dhe ka kërkuar prej tij marrjen e masave të menjëhershme për revokimin e këtij urdhri".
Në arsyetimin e Vendimit të Këshillit Mbikëqyrës sqarohet se është pikërisht ky organi kompetent për emërimin dhe lirimin nga detyra te drejtuesve të Drejtorive në Nivel Kombëtar dhe Rajonal të shoqërisë OSHEE sh.a dhe jo administratori.
Gjithashtu sqarohet se zgjidhja e menjëhershme e kontratës të punës mund të bëhet vetëm për shkaqe të justifikuara dhe në çdo rast administratori duhet të propozojë para Këshillit Mbikëqyrës ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, si organi kompetent për këtë vendimmarrje.
“Masa disiplinore e ‘Pezullimit nga detyra’ nuk është një masë disiplinore e parashikuar në ligjin Nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” dhe as në Kontratën Kolektive të Shoqërisë OSHEE sh.a.
Në vijim, në bazën ligjore, Urdhri Nr. 15238 Prot. datë 12.06.2017 i administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a, për pezullimin nga detyra i Z. Bukurosh Maçi, i referohet edhe VKM-së Nr. 473 datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.
Në kuptim të pikës 2 të këtij vendimi, punonjësit e OSHEE sh.a nuk janë punonjës te administratës shtetërore.
Referuar pikës 4 të këtij vendimi, punonjësit e administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje,” thuhet ndër të tjera në vendimin e dalë nga Këshilli Mbikëqyrës të OSHEE-së", thuhet në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE.
Një ditë më parë, me urdhër të drejtorit të OSHEE, Haki Mustafa, u vendos pezullimi i drejtorit rajonal të Elbasanit me pretendimin se kishte marrë pjesë në fushatën elektorale.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com