Një delegacion i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar takime me krerët e politikës. Burime për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi bëjnë me dije se Eurodeputeti gjerman Michel Gahler ka debatuar me Taulant Ballën sa i takon pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes.
“Pse Shqipëria pranoi menjëherë, kur BE nuk e ka bërë”, pyeti ai.
“Sa i përket SHBA ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Zoti Gahler bën mirë të pyesësh Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë”, tha Balla.
Mësohet se Balla ngriti shqetësimin për gjyqin e Hagës kundër udhëheqësve të Kosovës
“Çdo përpjekje për te barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Parlamenti Europian ta ndjekë”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Bordi i Paqes/ Rama niset drejt SHBA, Spiropali: Nuk ka si qëllim të zëvendësojë OKB! Në këtë fazë nuk kemi detyrime financiare











