Bordi i RTSH, Kuvendi sot nis
zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit
Komisioni i Medias pritet që të seleksionojë mbledhjen e sotme 20 kandidaturat përkatëse për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Ishin rreth 60 kandidatura që u dëgjuan nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit, të cilët shpalosën platformat e tyre para deputetëve.
TIRANE- Komisioni i Medias pritet që të seleksionojë mbledhjen e sotme 20 kandidaturat përkatëse për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, mbledhje e cila pritet që të bëhet me dyer të mbyllura. Mësohet se arsyeja e mbledhjes pa mediat është pikërisht për arsye etike. Ishin rreth 60 kandidatura që u dëgjuan nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit, të cilët shpalosën platformat e tyre para deputetëve.
Në platformat e paraqitura kandidatët vunën theksin në nevojën e reformimit të RTSH-së si institucion nga pikëpamja e kapaciteteve logjistike, burime njerëzore, menaxhimit të buxheteve dhe nxitjes së projekteve për një programacion më të pasur dhe në shërbim të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Tashmë pritet që Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik do të kalojë në procesin e votimit për të përzgjedhur 20 kandidatura që do t’i paraqiten seancës plenare për miratim. Pas këtij procesi pritet që të seleksionohen edhe kandidatët për kryetarë të drejtues të RTSH.
Gara do të zhvillohet me katër personave juristit Kristaq Traja, botuesit Mero Baze, analistit Artan mullai si dhe drejtorit të informacionit në ATSH, Ylli Pata. Nga këta vetëm dy do seleksionohen për tu hedhur më pas në votim në Kuvend. Në të njëjtën kohë pritet që në këtë mbledhje të diskutohet edhe kërkesa për asistencë nga ekspertë të Këshillit të Europës për pr/ligjin “Për amendimin e ligjit nr. 97/2013“ Për mediat audiovizive në RSH”, të propozuar nga nënkryetari i këtij komisioni, Alfred Peza.
Ndërkohë që në lidhje me reformin e AMA, kryetari i Komisionit të Medias Pollo ka kërkuar në Konferencën e fundit të Kryetarëve shtyrjen me dy javë të propozimeve të Pezës për shkarkimin e anëtarve të AMA, pasi pritet që në Shqipëri të vijnë ekspertët e
OSBE, që do të japin konsulencën e tyre. (A.H)
Shkrimi u publikua sot (09.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
34.4%
-
Jo
56.3%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56