Çmimi i naftës ulet nga 216 lekë në 210 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës nga 172 lekë në 169 lekë për litër. Vendimi u mor këtë të enjte, më 5 nëntor, në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë për naftën do të jetë 198 lekë për litër, ndërsa për benzinën 157 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Bordi u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, të zbatojnë çmimet e përcaktuara.

Në rast të shkeljeve, ndaj operatorëve do të vendoset pezullimi i aktivitetit.