Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë, gazi e benzina nuk ndryshojnë

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë, gazi e benzina nuk ndryshojnë

Foto ilustruese

TIRANË- Prej pasdites së sotme nafta do të kushtojë 6 lekë më pak. Bordi i Transparencës ka vendosur që një litër naftë të kushtojë 249 lekë, nga 255 lekë që ishte çmimi i vendosur një ditë më parë. Sakaq, Bordi ka lënë të pandryshuar çmimin e gazit, që do të shitet 83 lekë/litri dhe të benzinës në 242 lekë/litri.

Ky vendim i bordit për të ulur çmimin e naftës, vjen në një kohë që në bursë luhatjet vijojnë ndërsa çmimi i naftës është rritur nga 111 dollarë që ishte fuçia në 23 qershor në 118 dollarë ditën e sotme.

Vendimi do të hyjë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

"Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet. (Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë", thuhet në njoftim. 

                       Ishte                     Bëhet
Nafta           255 lekë/litri           249 lekë/litri           
Benzina      239 lekë/litri            242 lekë/litri           
Gazi            83 lekë/litri              83 lekë/litri

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol: 29/06/2022 12:22

    Qeveria na e provoi sot me firmën e saj se sa e stërmadhe është vjedhja e shqiptarëve me cmimin e naftës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, Musk: Ky është vetëm fillimi! Biden flet sot për herë të parë pas humbjes së Kamala Harris  

Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, Musk: Ky është vetëm fillimi! Biden flet sot për herë të parë pas humbjes së Kamala Harris