Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një rritje të lehtë krahasuar me vendimin e mëparshëm të Bordit të Transparencës. Në vendimin e publikuar ditën e sotme, nafta do të shitet me 173 lekë për litër, nga 169 lekë për litër, duke shënuar një rritje të çmimit me katër lekë për litër.
Ndërsa benzina do të shitet me 173 lekë për litër dhe gazi me 63 lekë për litër duke shënuar rritje me nga 1 lekë krahasuar me vendimin e mëparshëm.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër”-thuhet në vendimin e publikuar.
Vendimi i Bordit hyn në fuqi në orën 18:00të ditës së sotme dhe do jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme ku do të pasqyrohen ndryshime të çmimeve. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Mmmm iken 1000 vota ne Tirane !
PërgjigjuPo ai Sejko palla tha qe leku i fort po ndidhmon me Inflacionin? Apo vidhni te huajt dhe emigrantet, vidhni dhe banoret qe te ulni deficitin se i beni paret rrush e kumblla pra vidhni dhe taksat. PLERA
Përgjigju