Vendimi më i fundit i publikuar nga bordi i transparencës së karburanteve, reflekton një rritje të çmimeve të karburanteve në vend, duke nisur nga çmimi i naftës që ka pësuar rritje me 5 lekë.
Nga 182 lekë që ishte, tashmë nafta do të shitet me 187 lekë. Rritje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, që nga 182 lekë, tashmë do shitet me 185 lekë, duke shënuar rritje me 3 lekë.
Kujtojmë se vendimi i publikuar në 16 mars, shënoi edhe çmimin më të ulët të karburanteve në vend që prej krijimit të Bordit të Transparencës.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë që nga ora 18:00 e ditës së sotme dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e rradhës.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Çmimi i naftës bruto në bursë zbret në 77 dollarë fuçia! Në nivelin më të ulët prej dhjetorit 2023
4 Qershor 2024, 17:47
-
Teknologji e re për prodhimin e naftës, ambasadorja kineze, Pang Chunxue: Kompania 'Bankers' impakt pozitiv në ekonominë shqiptare
10 Prill 2024, 14:32
-
Ballsh/ Shpërthen një depozitë me mbetje nafte bruto
1 Mars 2024, 17:25
-
Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Kuq, çmimi i naftë bie 2%
28 Dhjetor 2023, 07:39
-
SHBA blen 2 milionë fuçi naftë për Rezervën Strategjike të Naftës
19 Dhjetor 2023, 21:58
-
Mbi 53 mijë fermerë përfituan naftë pa taksa gjatë këtij viti! Denaj: 65 mijë janë mbështetur nga skema kombëtare
18 Dhjetor 2023, 16:43
-
Marrëveshja "historike" në COP28: Zero emetime deri në 2050! 200 shtete heqin dorë gradualisht nga nafta, gazi e qymyri
13 Dhjetor 2023, 17:00
-
Bie çmimi i naftës në tregjet e huaja, kap vlerën më të ulët prej qershorit, ja me sa po shitet
13 Dhjetor 2023, 16:42
-
Nisma Thurje i kërkon Autoritetit të Konkurrencës hetime për çmimin e naftës dhe gazit: Ka dyshime për marrëveshje ‘kartel’
21 Nëntor 2023, 14:22
-
Puset e ‘Albpetrol’ shkaktojnë ndotje në Kuçovë! Ish-tekniku: Tuba 100-vjeçarë, nafta derdhet në oborret e shtëpive
11 Nëntor 2023, 13:45
-
Lufta Izrael-Palestinë ndikim në tregun e naftës, eksperti Malaj: Çmimi për fuçi mund të arrijë në 110 dollarë nëse konflikti zgjerohet
10 Tetor 2023, 13:13
Ata shume mire bejne madhe ta bejne 500 leke litrin se ketu asnje nuk ngrihet , sindikatat jane pjese e qeverise dhe nuk flasin fare kurse delet presin diten kur do behet fushata elektorale dhe me pas votimi qe ti mbushin sallat plot e perplot o komb pa karakter . Francezet po ja bejne shtetit lufte derisa te mos ngrihet mosha e pensionit qe ata e kane 62 vjec kurse ketu vk
PërgjigjuIlace ju befshin kusarret e mutit qe na rropet me keto bordet
PërgjigjuSikur te reagonin me kete shpejtesi kur ulen cmimet ne burse.
Përgjigju