Ulet benzina me 12 lekë ndërsa çmimi i naftës dhe i gazit nuk ndryshon! Ky është vendimi i ri i Bordit të Transparencës.
Nga dita e sotme, benzina do të shitet me 221 lekë/litër nga 233/litër lekë që ishte më parë. Ndërsa gazi mbetet 81 lekë/litër dhe nafta shitet me 240 lekë/litër. Bordi kishte 6 ditë që nuk ishte mbledhur ndërkohë që në bursë këtë të enjte çmimi i naftës për fuçi ka pësuar rënie të ndjeshme ne 97.23 dollarë për fuçi.
Vendimi i Bordit të Transparencës
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës
Normal nuk ulet nafta se konsumi naftes eshte i larte, as gazi, benzina qe ska konsum ulet cmimi
Përgjigju