Bordi i Transparencës ka ulur përsëri çmimin e karburantit këtë të martë.
Prej orës 14.00 nafta kushton 195 lekë për litër, ose 6 lekë më lirë.
Edhe benzina do të kushtojë 1 lekë më pak, dhe shitet me 159 lekë për litër.
Gjithashtu është vendosur të ulet edhe çmimi i gazit me 2 lekë, i cili tregtohet në pikat e pakicës me 69 lekë.
Çmimet e reja, do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.





Komente
Komento