Presidenti amerikan Donald trump e cilësoi pikënisjen e Bordit të Paqes për Gazën si fundin e luftës në enklavën në lindjen e mesme.
19 krerë shtetesh, kryeministra apo ministra që përfaqësonin vendet e tyre ishin pjesë e ceremonisë. Mes tyre edhe presidentja e kosovës e cila shfytëzoi uljen për të firmosur pranë Donald Trump, për të shkëmbyer disa fjalë me të.
Në një lidhje live nga Londra, aktivisti i diasporës Daniel Nikolla renditi disa prej arsyjeve që Britania e Madhe ka vendosur të mos angazhohet deri në një moment të dytë në organizatën e Trump.
“Mendoj se kjo është në vazhdën e disa vendimeve që presidenti i Amerikës ka marrë në muajt e fundit, për të cilat Britania nuk është se ka rënë plotësisht dakord. Ministrja e Jashtme ka deklaruar se Britania nuk do të jetë pjesë e firmëtarëve të parë, por do t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet dhe do të jetë pjesë e një faze të dytë. Ajo u shpreh se problematika e Britanisë aktualisht është përmendja e presidentit Vladimir Putin, edhe pse ai ende nuk ka firmosur. Është përmendur nga Donald Trump se ai do të jetë pjesë e saj. Gjithashtu, tha se në marrëveshje nuk përmendet Palestina apo palestinezët, por vetëm Rripi i Gazës. Janë disa çështje teknike për të cilat ata janë kundër. Krahas këtij Bordi, kërkohet që të bëhet diçka edhe për Ukrainën, e cila mbetet pengu më i madh i shteteve evropiane”,- tha Nikolla në emisionin “Bota Report”.
Analisti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Marlind Laçi, tha në studio se nëpërmjet organizatës së emërtuar Bordi i Paqes, presidenti amerikan synon të dobësojë rolin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në politikën ndërkombëtare.
“Duhet të theksojmë se Bordi i Paqes nuk do të jetë vetëm për Gazën. Ai është një instrument institucional, ose një mekanizëm, që presidenti Trump kërkon ta ngrejë si kundërpeshë ndaj OKB-së, e cila nga Trump konsiderohet si organizata që mbante në këmbë rendin e vjetër global, ndërsa ai synon ngritjen e një rendi të ri global: rend multipolar, pa globalizëm, por me sovranizëm. Në raport me Gazën, patjetër që është rënë dakord për planin me 20 pika, por si Britania e Madhe ashtu edhe Franca, me njohjen e fundit të Shtetit të Palestinës, kanë pasur skepticizëm ndaj këtij plani. Megjithatë, duhet thënë se Europa, në periudhën kur Izraeli kreu gjenocidin më të pashembullt në historinë e njerëzimit në Gaza, heshti, dhe standardi i dyfishtë sjell pasoja, të paktën morale”,- tha Laçi.
Komente










