-
Sulmi me dron rus në Rumani, gjenerali Prenga: Një kërcënim që Rusia po e drejton ndaj Aleancës dhe Europës Perëndimore
Një dron rus goditi një pallat 10-katësh banimi në Rumani disa ditë më parë. I ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report TV, Dede Prenga ish-zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, tha se ky është një kërcënim që Rusia po e drejton ndaj Aleancës dhe Europës Perëndimore.
1 Qershor, 20:45 -
Lufta në Iran/ Gazetari: Shkaku kryesor është Izraeli! Eksperti: Teherani ishte gati të prodhonte armën bërthamore, lidhja e Pasdaranëve me Kinën detyroi SHBA-në të sulmonte
Për ekspertin Basha, avancimi i Iranit drejt prodhimit të një arme bërthamore dhe lidhjet e tij me Kinën, kanë qenë shkaku kryesor i nisjes së sulmeve nga SHBA dhe Izraeli. Ndërsa gazetari Loli theksoi se është Izraeli shkaktari kryesor i konflikteve në Lindjen e Mesme, një shtet që sipas tij nuk respekton marrëveshjet ndërkombëtare.
28 Maj, 20:52 -
Sulmet masive në Kiev/ Eksperti Çuko: Rritja e intensitetit të goditjeve, për të mbuluar dështimin rus në front! Si po i bën Putin presion psikologjik Europës
Për ekspertin ushtarak Arben Çuko, intensifikimi i sulmeve me raketa nga Rusia në Ukrainë po përdoret nga Presidenti Vladimit Putin për qëllime të brendshme politike dhe për t'i bërë presion psikologjik shteteve të Europës.
25 Maj, 20:09 -
Ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Trump plan për ‘eliminimin’ total të armëve bërthamore, ‘prapaskenat’ e vizitës në Kinë! Amerika pa objektiv për luftën në Iran
Për ish-ambasadorin Bimo, duket se Donald Trump po diskuton me liderët e shteteve më të fuqishme të botës 'diçka shumë më të madhe' se lufta në Iran. Bimo theksoi se Donald Trump po punon për uljen e numrit të armëve bërthamore kudo në botë.
18 Maj, 19:55 -
Hantavirusi/ Doktor Alimehmeti: Në botë përllogariten 100 mijë të prekur! Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje arrin në 10-15%
Doktori Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Hantavirusi nuk është një risi për botën, por është një realitet i kahershëm, pasi sipas tij, përllogaritet që të paktën 10 mijë deri në 100 mijë persona të prekën çdo vit nga ky virus.
11 Maj, 20:41 -
Tërheqja e trupave amerikane nga Europa, ish-ambasadori Bimo: Liderët e BE-së nuk e kanë lexuar siç duhet mesazhin, marrin me të mira Trump me shpresën se do ndryshojë mendje
Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, tërheqja e trupave amerikane nga Europa është pjesë e politikës së SHBA-së dhe jo një vendim personal i Presidentit Donald Trump. Bimo tha se liderët e vendeve të Europës nuk e kanë lexuar si duhet këtë mesazh, pasi sipas tij, shtetet europiane janë mësuar të jenë nën mburojën amerikane.
4 Maj, 20:22 -
A po hyn Europa në një epokë të re pa Amerikën? Gjoni për Report TV: Boshti euroatlantik është në pikëpyetje
Gjatë një interviste për Report TV, ish deputeti Ralf Gjoni komentoi deklaratën e Emmanuel Macron për kundërshtarët e Europës dhe tha se kontinenti plakë nuk mundet të ketë më besim 100% në mbështetjen e palëkundur amerikane
27 Prill, 19:53 -
Lufta në Iran/ Daci: Trump dështoi për ndryshimin e regjimit, njësoj si Putin me Zelenskyn në Ukrainë! Prenga: Nuk përjashtohet përdorimi i armës bërthamore
Për Gjeneralin Prenga, mundësia e përdorimit të armëve bërthamore në konfliktin në Lindjen e Mesme, nuk mund të përjashtohet. Nga ana tjetër, gazetari Daci tha se Presidenti Trump dështoi të realizonte ndryshimin e regjimit në Iran.
23 Prill, 21:42 -
‘Lufta në Iran do vijojë’- Eksperti Çuko: Aeroplanmbajtësja amerikane me 5 mijë ton municione po afrohet në Lindjen e Mesme! ‘Vija’ e përplasjes me SHBA dhe Izraelin
Për ekspertin Arben Çuko, ditën e nesërme në Islamabad është e vështirë arritja e një marrëveshjeje mes Iranit dhe SHBA-së për t'i dhënë fund luftimeve. Kjo pasi sipas Çukos, të dyja palët kanë shkuar në negociata me kërkesa maksimaliste.
20 Prill, 21:57 -
Replikat në distancë/ Ish-ambasadori shqiptar në Vatikan: Papa Leone XIV lider shpirtëror i 1.3 miliardë njerëzve, Presidenti Trump do tërhiqet nga ‘konflikti’ me të
Ish-ambasadori shqiptar në Vatikan, Zef Bushati, ka dënuar deklaratat e Presidentit Donald Trump kundrejt Papa Leone XIV.Në një lidhe live për emisionin ‘Bota Report’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Bushati tha se Trump i ka krisur marrëdhëniet me shtetet e Europës, gjë që sipas tij, nuk është n&am
13 Prill, 20:51 -
Deklaratat kundër Papa Leone XIV/ Ish-ambasadori Bimo: Në ushtrinë amerikane përflitet se Trump është i dërguar nga Jezu Krishti për t’i vënë flakën Teheranit
Duke analizuar sulmet e Presidentit Donald Trump ndaj Papa Leone XIV, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA tha se Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë aq shumë deklarata kontradiktore, saqë të jep përshtypjen se në krye të shtetit Amerikan nuk është ai, por dikush tjetër që e komandon.
13 Prill, 20:36 -
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Leonard Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse 'Hormuzi' nuk hapet, BE gati për masa drastike si me Covid-19
Teksa e konsideroi krizën e shkaktuar nga lufta në Iran për naftën, si më problematike se kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, gazetari i Corriere della Sera, Leonard Berberi tha se mund të na presë një verë ‘stresuese’ dhe tejet e vështirë.
6 Prill, 20:48 -
'Kampi i Manzës, më i rrezikuari nga sulmet’- Gjoni për Report Tv pas paralajmërimit të Ambasadës së SHBA: S’ka nevojë për panik, qytetarët të ndjekin udhëzimet e Qeverisë
Gjoni tha gjithashtu se çdo ambasadë që nxjerr njoftime të tilla si ai që dje nxori Ambasada e SHBA-së në Tiranë, duhet të mbajë përgjegjësi përsa i përket riskut dhe panikut që mund të përhapet.
2 Prill, 21:20 -
A do të mbarojë lufta në Iran më 9 prill? Eksperti Ilir Aliaj për Report TV: Konflikti po kushton miliarda, Trumpit i ka hasur sharra në gozhdë
Ndërkohë lufta po kthehet në barrë për SHBA-të, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë politik. Kjo, sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, është një tjetër tregues që lufta nuk e ka të gjatë.
30 Mars, 19:58 -
Sulmi në Katar trondit tregjet e energjisë, ekspertët në Report TV paralajmërojnë rritje çmimesh, Aliaj: Kriza do të zgjasë 3 muaj, Basha: Po shkojmë drejt një pike pa kthim
Debati mes dy ekspertëve u fokusua fort te roli i SHBA dhe Izraelit. Aliaj ngriti dyshime se objektivat e Uashingtonit nuk përputhen plotësisht me ato të Tel Avivit dhe paralajmëroi një ndryshim të doktrinës në Iran.
19 Mars, 16:22 -
Bordi i Trump për Paqen/ Nikolla: Meraku më i madh i shteteve europiane është Ukraina! Laçi: Presidenti amerikan synon të zhvlerësojë OKB-në
Analisti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Marlind Laçi, tha në studio se nëpërmjet organizatës së emërtuar Bordi i Paqes, presidenti amerikan synon të dobësojë rolin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në politikën ndërkombëtare.
22 Janar, 16:45 -
Trump synon Groenlandën/ Manaj: NATO, e dëshpëruar! Qirjazi: Aleanca mund të shkërmoqet
Eksperti Redion Qirjazi nuk përjashtoi mundësinë që Trump po trazon arenën politike ndërkombëtare për të zhvendosur vëmendjen nga skandale si ai i dosjes së Jeffrey Epstesin, ku presidenti amerikan rezulton i përfshirë.
15 Janar, 16:56 -
Ralf Gjoni për Report Tv: SHBA s'mund ta marrë Groenlandën me forcë, cënohet sovraniteti i vendit! Hoti: Fokusi kryesor i Trump është Amerika Latine
Për Ekspertin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Dritan Hoti, fokusi kryesor i SHBA-së mbetet hemisfera perëndimore, veçanërisht Amerika Latine.
5 Janar, 16:30 -
-
Lufta/ Faik Basha për Report Tv: Rusia nuk ka hyrë për të humbur! Ukraina do kishte kapitulluar pa mbështetjen e SHBA dhe NATO
Teksa tha se Ukraina në këtë luftë, nuk ka qenë e vetme pasi ka pasur edhe mbështetjen e SHBA dhe NATO, Basha tha se nëse s'do të kishte mbështetjen e tyre do të kishte kapitulluar.
25 Dhjetor 2025, 16:23