Lufta/ Lavrov: Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve të dërguara në Kiev, aq më shumë do të përparojmë! Marrëveshja e parë mes Rusisë dhe Turqisë për grurin

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 103-të. Një ditë më parë presidenti Zelensky vizitoi trupat në zonat më të sulmuara nga forcat ruse: "Jam krenar për të gjithë ata që takova," tha ai. Më parë, ai kishte qenë edhe në front në Zaporizhzhia. 

Tensioni është ende shumë i lartë dhe, ndërsa Spanja garanton se do të furnizojë me raketa dhe tanke në Kiev, ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov ka anuluar vizitën në Serbi të planifikuar për sot dhe të martën. 

Vendimi është marrë pas lajmit se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë ndaluar fluturimin e avionit rus që do të çonte ministrin dhe delegacionin e tij në Beograd. 

Mbretëria e Bashkuar po dërgon raketat e saj të para me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, ka thënë sekretari i mbrojtjes, pavarësisht një kërcënimi nga Rusia për Perëndimin. Ben Wallace tha se sistemi i raketave me shumë lëshime M270 do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar 14 vende, kryesisht në Afrikë, se anijet ruse të mbushura me atë që quhet "drith i vjedhur ukrainas" mund të jenë duke shkuar drejt Afrikës. SHBA ka identifikuar tre të dyshuar rusë të ngarkesave në transport. Alarmi i ngritur nga Uashingtoni vjen pas akuzave të Kievit se Moska i ka vjedhur deri në 500 mijë tonë grurë, me vlerë 100 milionë dollarë.


“Ukraina ka përqendruar forca të mjaftueshme për të zmbrapsur sulmet ruse në Severodonetsk, por asnjëra palë nuk po përgatitet të tërhiqet”, lajmin e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë së qytetit, Oleksandr Stryuk, cituar nga Guardian .

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov thotë se trupat e tij do të përgjigjen duke i shtyrë më tej forcat ukrainase.

"Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve që Perëndimi furnizon, aq më tej do të shtyjmë vijën nga e cila neo-nazistët mund të kërcënojnë Federatën Ruse," tha ai në një konferencë shtypi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg.
Rusia ka pohuar se po punon për të çliruar Ukrainën nga nazistët  një pretendim që është hedhur poshtë nga Kievi dhe vendet perëndimore si të pabaza.

Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje paraprake për të zhbllokuar dërgesat e produkteve bujqësore ukrainase nga një port kyç në Detin e Zi. Raportuar nga Bloomberg, duke shtuar gjithashtu se Kievi mbetet skeptik për marrëveshjen e propozuar, sipas burimeve të vetëdijshme për negociatat.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky lidhur m këtë ccështje tha se as ai dhe as Ministri i Jashtëm Kuleba nuk ishin ftuar në takimin e 8 qershorit në Ankara të Turqisë në të cilin do të diskutohet eksporti i grurit ukrainas përtej Detit të Zi.

“Nuk kam qenë i ftuar dhe deri më sot nuk kam qenë as Ministër i Jashtëm. Për ne është e rëndësishme të eksportojmë grurin, pavarësisht nëse anijet shoqërohen nga flota e një vendi apo të një vendi tjetër. Ne folëm për këtë si me Turqinë ashtu edhe me Britaninë e Madhe. Turqia po përpiqet të identifikojë mënyrën se si të na japë garanci. Unë besoj se është me këtë qëllim që ajo takohet me Rusinë, të marrë garanci nga Moska për sigurinë e anijeve të tyre”, tha Zelensky.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Zelensky: Faza e parë, nxjerrja e ushtarëve të gjallë nga fabrika e çelikut është arritur, tani është faza e dytë, për t'i sjellë ata të gjallë në shtëpi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se mund të ketë më shumë se 2 500 të burgosur nga fabrika e çelikut “Azovstal” në Mariupol, tashmë  të ndaluar në rajonet Dontesk dhe Luhansk në Ukrainën Lindore.

Gjatë një interviste për mediat në Kiev, Zelensky tha se në lidhje me trajtimin e këtyre të burgosurve, duke përfshirë synimin për të mbajtur të ashtuquajtur ‘gjykatë publike’, planet ruse po ndryshonin vazhdimisht. 

Zyrtarët në Republikën Popullore të Donetskut kanë folur për vënien në gjyq të disa mbrojtësve të Azovstal, ku ata dyshohet se kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë.

I pyetur nëse mendonte se të burgosurit po torturoheshin, Zelensky tha se ishte i bindur se nuk ishte në interes të palës ruse, sepse ata janë "të burgosur publikë" gjendja e të cilëve monitorohet nga komuniteti botëror.

Zelensky tha se faza e parë e operacionit , nxjerrja e ushtarëve të gjallë nga Azovstal,  ishte arritur.

"Sot është pjesa e dytë, për t'i sjellë ata të gjallë në shtëpi," tha ai. 

"Ne e dimë se çfarë mund të bihet dakord me rusët, ne e dimë këtë çmim. Ne e dimë se atyre nuk mund t'u besohet," tha Zelensky.

Duke iu kthyer situatës në Ukrainën lindore, Zelensky tha se situata ishte e vështirë. 

"Ne po mbajmë pozicione në drejtimin Severodonetsk. Ka më shumë prej tyre [rusët], ata janë më të fuqishëm, por ne kemi çdo shans për të luftuar në këtë drejtim. Sajë përket Zaporizhzhisë, situata atje është më kërcënuese sepse një pjesë e rajonit është e pushtuar dhe armiku vazhdimisht dëshiron të pushtojë Zaporizhzhinë”, tha Zelensky.

Ora 21:40
Marrëveshja e parë mes Rusisë dhe Turqisë për grurin, Zelensky: As unë dhe as Kuleba nuk jemi ftuar në Ankara më 8 qershor

Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje paraprake për të zhbllokuar dërgesat e produkteve bujqësore ukrainase nga një port kyç në Detin e Zi. Raportuar nga Bloomberg, duke shtuar gjithashtu se Kievi mbetet skeptik për marrëveshjen e propozuar, sipas burimeve të vetëdijshme për negociatat.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky lidhur m këtë ccështje tha se as ai dhe as Ministri i Jashtëm Kuleba nuk ishin ftuar në takimin e 8 qershorit në Ankara të Turqisë në të cilin do të diskutohet eksporti i grurit ukrainas përtej Detit të Zi.

“Nuk kam qenë i ftuar dhe deri më sot nuk kam qenë as Ministër i Jashtëm. Për ne është e rëndësishme të eksportojmë grurin, pavarësisht nëse anijet shoqërohen nga flota e një vendi apo të një vendi tjetër. Ne folëm për këtë si me Turqinë ashtu edhe me Britaninë e Madhe. Turqia po përpiqet të identifikojë mënyrën se si të na japë garanci. Unë besoj se është me këtë qëllim që ajo takohet me Rusinë, të marrë garanci nga Moska për sigurinë e anijeve të tyre”, tha Zelensky.

Ora 20:36
Ukraina: Kemi në kontroll të plotë të Severodonetsk

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se ka në kontroll të plotë Severodontesk, qytetin në rajonin e Luhanskut.


"Ushtarët tanë mbajnë kontrollin në Severodonetsk, ndërsa luftimet vazhdojnë në pjesën lindore të qytetit", njoftoi u njoftua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në raportin ditor mbi ecurinë e luftimeve, duke shtuar se ushtria e Kievit ka zmbrapsur sulmin e armikut në drejtim të Novookhtyrka dhe Voronovo.

Ora 19:30
Zelensky bën thirrje: Të na kthehen mijëra ukrainasit e kapur rob, ministria po punon, rusëve nuk u zihet besë

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky thotë se Ministria e tij e Mbrojtjes po punon për të sjellë në shtëpi ushtarët e kapur nga forcat ruse në fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol.

Duke folur me gazetarët, Zelensky bëri të ditur se gjatë luftës janë kapur më shumë se 2 500 ukrainas nga Rusia, ndërkohë lideri ukrainas kërkon kthimin e tyre të sigurt.

“Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës po merret me këtë çështje. Në bazë të tij është krijuar një organ i posaçëm i përbashkët, por të burgosurit janë, për fat të keq, në duart e Federatës Ruse… të cilëve nuk mund t’u esohet”, tha Zelensky.

Në fund të muajit të kaluar, Denis Pushilin, lideri i Republikës të vetëshpallur Popullore të Donetskut të shkëputur të Ukrainës, tha se të burgosurit do të gjykoheshin atje.

Ora 19:12
SHBA-të urdhërojnë sekuestrimin e dy avionëve të miliarderit rus Abramovich

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar sekuestrimin e dy avionëve në pronësi të oligarkut rus Roman Abramovich, për shkak se ata ishin prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe për këtë arsye u nënshtrohen sanksioneve të vendosura nga Ëashingtoni ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Bëhet fjalë për dy avionët në pronësi të tij, një "Boeing 787 Dreamliner" dhe një "Gulfstream". 

Ora 19:00
Lavrov: Specialistët po nisen në Turqi për të zhbllokuar portet e grurit

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi se një delegacion po niset në Turqi për të biseduar në lidhje zhbllokimin e porteve të grurit.

“Sot specialistët tanë tashmë po nisen për në Turqi dhe delegacioni im do të shkojë atje nesër. Shpresoj se do të jemi në gjendje, nëse jo ta mbyllim temën, kjo duhet bërë ende nga udhëheqësit tanë, të shtjellojmë në detaje opsionet për të cilat foli Presidenti Putin dhe të cilat varen vetëm nga kush duhet të bashkëpunojë me Ukrainën, që duhet të heqë të gjitha pengesat për dërgimin, sigurimin, mirëmbajtjen e anijeve që do të dërgojnë grurë dhe produkte të tjera ushqimore në portet e Evropës dhe prej andej në portet e vendeve në zhvillim”, tha Lavrov gjatë një konference për shtyp në internet. 

Ora 18:02
Fillon sot gjyqi ndaj 2 mercenarëve britanik, rrezikojnë dënimin me vdekje në Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut

Ukraine-scaled-1-1132x570.jpg" style="height:392px; width:780px" />
Lideri i Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut, Denis Pushilin, duke folur në një televizion rus, njoftoi se sot zhvillohet gjyqi i dy mercenarëve britanikë të kapur nga forcat ruse dhe pro-ruse.

Mercenarët, të cilët luftuan në Donbass në anën e forcave ukrainase, përballen me dënimin me vdekje. 

Ora 17:50
Vazhdojnë luftimet e ashpra në lindje të Ukrainës

Qyteti industrial i Sievierodonetskut u përfshi të hënën nga luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, në një betejë të rëndësishme për të fituar epërsi në Ukrainën lindore. Qyteti është shndërruar në objektivin kryesor të ofensivës ruse në rajonin e Donbasit, që përbëhet nga provincat Luhansk dhe Donetsk. Të dielën Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vizitoi dy qytete në këtë rajon, në një përpjekje për të mobilizuar trupat ushtarake.

Pas përparimesh në ditët e fundit, trupat ukrainase që luftojnë në qytetin e Sievierodonetskut kanë humbur terren ndaj forcave ruse. Guvernatori i provincës së Luhanskut Serhiy Haidai, që përfshin edhe qytetin e Sievierodonetskut, tha sot se ukrainasit kishin arritur që me anë të një kundërsulmi të çlironin gjysmën e qytetit, por tashmë gjendja është përkeqësuar. Ai e cilësoi situatën në terren si "mjaft dinamike".

Në një përpjekje për të mobilizuar trupat Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, vizitoi të dielën dy qytete në juglindje të vendit të cilat janë pjesërisht nën kontrollin rus, qytetin e Lysychanskut dhe atë të Solederinit. Zoti Zelenskyy u njoh nga afër me situatën në terren dhe u dha medalje trupave, duke i falenderuar ata për kontributin e tyre.

Dua të falënderoj prindërit, bashkëshortet e fëmijët tuaj. Të uroj atë çka të gjithë e meritojmë, fitore. Kjo është më e rëndësishmja, por jo me çdo kusht. Kujdesuni për veten, kjo është shumë, shumë e rëndësishme, sepse pa njerëz si ju nuk do të kemi një tokë tonën. Lavdi juve, Ukrainës dhe heronjve (tanë)”.

Kjo është vizita e dytë publike që presidenti Zelenskyy zhvillon jashtë zonës së Kievit që nga fillimi i luftës. Autoritetet ukrainase thanë sot se trupat e Rusisë kanë vazhduar bombardimet intensive edhe në qytetin e Lysychanskut shumë pranë Sievierodonetskut. Guvernatori i Luhanskut Serhiy Haidai, tha se rusët kanë sasi të mëdha pajisjesh e personeli, e kanë arritur të sigurojnë shumë rezerva. Ai shtoi se gjatë 24 orëve të fundit trupa ruse kishin bombarduar një qendër humanitare në Lysychansk e shkatërruar një furrë buke.

"Barbarët rusë kanë bombarduar sërish qendrën e Lysychanskut. Ndërtesa e banimit dhe infrastruktura janë shkatërruar. Ne po dokumentojmë veprimet e tyre kriminale. Po punojmë për këtë”, thotë një punonjës i policisë së Ukrainës, i cili nuk u identifikua me emër.

Të dielën Rusia sulmoi me raketa Kievin për herë të parë në më shumë se një muaj. Ukraina tha se raketat goditën një zonë ku po kryheshin punime për riparimin e një hekurudhe, ndërsa Moska tha se kishte shkatërruar tanket e dërguara nga vendet e Evropës Lindore në Ukrainë. Sulmi ndodhi ndërsa kryeqyteti i ishte kthyer jetës normale që kur forcat ruse u dëbuan nga periferitë e tij në muajin mars. Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak tha se sulmet me raketa kishin vetëm një qëllim, të vrisnin sa më shumë të jetë që të ishte e mundur./VOA

Ora 16:50
Ukraina: Forcat e armatosura shtynë ushtrinë ruse në drejtim të Slovyansk

Raportohet se forcat ushtarake ukrainase kanë ndaluar ofensivën e forcave ushtarake  ruse dhe i kanë shtyrë trupat ruse në drejtim të Slovyansk, qytetit lindor në rajonit të Donbasit në Ukrainën Lindore.

“Forcat e armatosura ukrainase ndaluan ofensivën e armikut dhe e shtynë ushtrinë ruse në drejtim të Slovyansk”, lajmin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk.

Ora 16:47
Anijet ruse tërhiqen nga ujërat bregdetare në detin e Zi, Marina e Ukrainës: Armiku ka adoptuar taktikat tona

Marina e Ukrainës thotë se anijet e flotës ruse të Detit të Zi janë tërhequr në më shumë se 100 kilometra (rreth 65 milje) nga brigjet e Ukrainës si rezultat i sulmeve të saj me raketa dhe dron.

Në një përditësim operacional të hënën, Marina tha se në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e pjesëve veri-perëndimore të Detit të Zi, rusët kishin vendosur sisteme raketore bregdetare në rajonet e Krimesë dhe Khersonit.

Ai tha se kërcënimi i sulmeve me raketa nga deti mbetet. “Që nga fillimi i pushtimit, anijet dhe nëndetëset e armikut kanë lëshuar më shumë se 300 raketa lundrimi në territorin ukrainas. Aktualisht intensiteti i goditjeve me raketa lundrimi kalibër është ulur, ndërkohë që armiku filloi të godiste objektivat tokësore me raketa kundër anijeve. ...Ndoshta, kjo tregon se Rusia ka përdorur një sasi të konsiderueshme armësh raketore moderne dhe është e detyruar të përdorë lloje të vjetra raketash”.

Marina tha se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse vazhduan bllokadën e transportit civil. "Aktualisht, ka deri në 12 anije të mëdha zbarkimi në Detin e Zi, por më shumë se një e treta e tyre janë në riparim," tha Marina.

"Ne i privuam flotën ruse të Detit të Zi nga kontrolli i plotë mbi pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, e cila është kthyer në një "zonë gri". Në të njëjtën kohë, armiku ka adoptuar taktikat tona dhe po përpiqet të rimarrë kontrollin e pjesa veriperëndimore e Detit të Zi përmes sistemeve të raketave bregdetare dhe raketave të lundrimit me bazë ajrore”, thuhet në deklaratën e marinës. Por ai shtoi se ekziston ende rreziku i zbarkimit të trupave taktike dhe grupeve të sabotimit dhe zbulimit të rusëve në bregdetin e Odesa-s, veçanërisht në kushte të favorshme moti gjatë verës

Ora 16:15
Ukraina: Rrezik i përhapjes së kolerës, situatë kritike në Mariupol

Zëvendësministri i Shëndetësisë Igor Kuzin, gjatë një konference të drejtpërdrejtë në Facebook tha se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së kolerës në Mariupol .

“Situata është veçanërisht kritike. Për shkak të varrimeve masive dhe mungesës së aksesit në ujë të pijshëm kuptojmë se rreziqet do të rriten gradualisht duke pasur parasysh temperaturën e ajrit, sepse vapa mund të kontribuojë në përhapjen e sëmundjeve infektive”, tha ai.

Sipas Petro Andryushchenko, Këshilltar i Kryebashkiakut të Mariupolit, rusët po e karantinojnë qytetin, siç raportohet nga televizionet ukrainase, për shkak të një epidemie të mundshme kolere. Ka mungesë të ujit të pijshëm dhe ushqimit.

“Era e keqe që nuhat para morgut, 200 metra larg spitalit, forcohet çdo ditë e më shumë”, tha ai.

Ora 15:38
Kievi: Kemi forca të mjaftueshme për të zmbrapsur sulmet në Severodonetsk



“Ukraina ka përqendruar forca të mjaftueshme për të zmbrapsur sulmet ruse në Severodonetsk, por asnjëra palë nuk po përgatitet të tërhiqet”, lajmin e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë së qytetit, Oleksandr Stryuk, cituar nga Guardian .

Ora 15:37
Marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, Ambasadori amerikan në Rusi: Nuk ka gjasa të bëhen produktive

Ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan, tha se marrëdhëniet mes Uashingtonit  dhe Moskës kanë shumë pak gjasa që të bëhen produktive “në një kohë të afërt”.

Raportet mes dy shteteve janë përkeqësuar pothuajse në nivelin e pas Luftës së Ftohtë, qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti. Për shkak të luftës, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur disa paketa sanksionesh të ashpra ndaj Moskës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se pushtimi është pikë kthese në historinë ruse: një revoltë kundër hegjemonisë së SHBA-së, që Putini thotë se e ka poshtëruar Rusinë që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

“Hezitoj që të bëj parashikime se Rusia dhe SHBA-ja kurrë nuk do të kenë një marrëdhënie më produktive. Nuk mund të them se sa do të duhet për këtë. Në atmosferën aktuale, nuk do të ndodhë... Nuk do të ndodhë sa të jem unë gjallë”, tha Sullivan në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS.

Ai shtoi se për SHBA-në, presidenti  Biden e ka bërë të qartë pozicionin e vendit kundrejt Rusisë, ku sipas tij nuk do të sillen normalisht me Moskën.

Diplomati u shpreh se raportet SHBA-Rusi kanë arritur nivelin më të ulët prej epokës pas Luftës së Ftohtë.

Sullivan u kthye në Moskë në qershor të vitit 2021 pasi ishte thirrur dy muaj më herët të kthehej në SHBA, pasi Rusia iu kundërpërgjigj Uashingtonit me sanksione dhe përjashtimin e diplomatëve.

Ai tha se pavarësisht raporteve të përkeqësuara, Rusia nuk duhet të mbyllë Ambasadën amerikan në Moskë, pasi sipas tij kanalet duhet të mbeten të hapura në mënyrë që dialogu të vazhdojë.

Ora 14:50
Zyrtari ukrainas: Mariupol në prag të shpërthimit të kolerës

1653978626_1440x810cmsv24ce6a9e71abc5680885817504515f1716623526.jpg

Rusët po e vendosin qytetin e Mariupolit në karantinë për shkak të një shpërthimi të mundshëm kolere, ka thënë një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit për televizionin ukrainas.

"Ne po shohim që qyteti mbyllet," tha Petro Andryushchenko për United Neës TV.

“Fjala kolera po përmendet brenda qytetit, mes autoriteteve okupuese dhe mbajtësve të tyre”, tha ai.

Mariupol më në fund ra në duart e forcave ruse në maj pas muajsh bombardimesh.

Andryushchenko tha gjithashtu se situata humanitare në Mariupol po përkeqësohej, me mungesë të ushqimit dhe ujit.

Ora 14:41
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet Ukrainës nëse kërcënohet territori ynë nga armët e perëndimit

1653997730_1251837.jpg

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov thotë se trupat e tij do të përgjigjen duke i shtyrë më tej forcat ukrainase.

"Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve që Perëndimi furnizon, aq më tej do të shtyjmë vijën nga e cila neo-nazistët mund të kërcënojnë Federatën Ruse," tha ai në një konferencë shtypi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg.
Rusia ka pohuar se po punon për të çliruar Ukrainën nga nazistët  një pretendim që është hedhur poshtë nga Kievi dhe vendet perëndimore si të pabaza.

Ora 14:05
Luftime të ashpra në Severodonetsk, ushtarët ukrainas 'dhëmbë për dhëmbë’ me rusët për të mbrojtur qytetin

1654437240_Screenshot3.jpg

Luftimet në rrugë midis forcave ruse dhe ukrainase po vazhdojnë në qytetin lindor të Severodonetsk dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të tërhiqet, tha kryebashkiaku lokal. 

Severodonetsk është bërë një pikë qendrore në luftë, duke u përballur me një breshëri sulmesh ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin në lindje të Ukrainës. 

Ministria e Mbrojtjes e vendit shtoi se Rusia nuk po kursen trupa apo pajisje në përpjekjen e saj për të marrë qytetin. 

Më herët, guvernatori i rajonit, Serhiy Gaidai, tha se pozicioni i forcave ukrainase është "përkeqësuar pak". 

Ora 13:51
Kievi: Një tjetër gjeneral i lartë rus i vrarë nga forcat ukrainase

Media shtetërore ruse ka konfirmuar vdekjen e një prej gjeneralëve më të lartë të Moskës gjatë luftimeve të rënda në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Gjeneral Major Roman Kutuzov u vra duke udhëhequr një sulm në një vendbanim ukrainas në rajon, tha një reporter i Rossiya 1 në pronësi të shtetit.

Alexander Sladkov tha se Gjenerali Kutuzov kishte komanduar trupat nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut.

“Gjenerali i kishte çuar ushtarët në sulm, sikur të mos kishte mjaft kolonel”, shkroi Sladkov në aplikacionin e mediave sociale Telegram. 

“Nga ana tjetër, Roman ishte i njëjti komandant si gjithë të tjerët, ndonëse me gradë më të lartë”, tha ai.

Vdekja e tij vjen pasi thashethemet qarkulluan në mediat sociale se një oficer i dytë i lartë, gjenerallejtënant Roman Berdnikov, komandant i Ushtrisë së 29-të, u vra gjithashtu në luftime gjatë fundjavës. 

Kievi pretendon se ka vrarë 12 gjeneralë dhe zyrtarët e inteligjencës perëndimore thonë se të paktën shtatë komandantë të lartë janë vrarë.

Por ka pasur konfuzion lidhur me raportet për vdekjen e disa oficerëve të tjerë rusë. Tre gjeneralë që forcat ukrainase pretenduan se i kishin vrarë, më pas u raportuan se ishin gjallë.

Ora 13:13
Zelensky bisedë telefonike me Johnson: Ne po kërkojmë mënyra për të shmangur krizën ushqimore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka folur me Boris Johnson për zhbllokimin e porteve të vendit të tij dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore.

Rusia dhe Ukraina janë eksportues të mëdhenj të disa prej ushqimeve kryesore më të mëdha në botë dhe, që nga shpërthimi i luftës, janë ngritur shqetësime për mungesën e afërt të ushqimit në mbarë botën. 

Të dy vendet janë përgjegjëse për 53% të tregtisë globale të vajit dhe farave të lulediellit dhe 27% të tregtisë së grurit, sipas Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin.

Për momentin, Ukraina ka në magazina sasi të mëdha gruri, të cilat, për shkak të luftës, nuk është në gjendje t'i eksportojë.

Ndërsa shumë kompani të transportit detar nuk janë të gatshme të marrin rrezikun e transportit të mallrave brenda dhe jashtë vendit të shkatërruar nga lufta, fotot satelitore kanë treguar gjithashtu më parë se forcat ruse po bllokojnë anijet që të lëvizin nga portet. 

"Kam biseduar me Boris Johnson. I tregova situatën në front”, tha Zelensky.

"Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar ne po punojmë për mënyra për të shmangur krizën ushqimore dhe për të zhbllokuar portet”, tha ai.

Postimi i tij në Tëitter vjen ndërsa Boris Johnson po përgatitet të përballet me një votëbesim në parlament sot. 

Një zëdhënës i Doëning Street konfirmoi thirrjen dhe tha se kryeministri "përcaktoi mbështetjen e re të rëndësishme që qeveria po ofron". 

“Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të qëndrojë krah për krah me Ukrainën dhe shprehu ngushëllimet e tij për të gjitha familjet ukrainase që kanë humbur të dashurit në luftë”, shtuan ata. 

Ora 13:03
Ministri i Jashtëm ukrainas: Nuk mund t'i besojmë Putinit

1654375784_er.JPG

Ministri i Jashtëm i Ukrainës u ka kërkuar vendeve që të mos i besojnë Vladimir Putinit pasi pretendoi se presidenti rus ka thënë se nuk do të përdorë rrugët tregtare për të sulmuar qytetin port kyç të Odesës. 

Odesa është shtëpia e portit më të madh detar të Ukrainës dhe për këtë arsye jetike për aftësinë e vendit për të transportuar grurë dhe mallra të tjera.

“Putini thotë se nuk do të përdorë rrugët tregtare për të sulmuar Odesën”, tha Kuleba.

“Ky është i njëjti Putin që i tha kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron se nuk do të sulmonte Ukrainën disa ditë përpara se të fillonte një pushtim në shkallë të plotë të vendit tonë”, tha ai.

"Ne nuk mund t'i besojmë Putinit, fjalët e tij janë boshe”, tha ministri i Jashtëm ukrainas.

Gjatë fundjavës, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj rrëzuan një aeroplan transporti ushtarak ukrainas që mbante armë dhe municione pranë portit të Detit të Zi. 

Ora 12:40
Kina: Sanksionet nuk e zgjidhin krizën dhe përkeqësojnë krizën energjetike dhe ushqimore

Sanksionet kanë treguar se “nuk janë një mënyrë korrekte për të zgjidhur krizën në Ukrainë ”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian, duke komentuar në konferencën e përditshme rreth raundit të gjashtë të masave ndëshkuese kundër Rusisë të vendosura nga BE. 

Zhao vuri në dukje se me përshkallëzimin dhe vazhdimin e sanksioneve, qytetarët evropianë mund të përballojnë një çmim më të lartë dhe bota do të përballet me sfida më të mëdha, siç është kriza e energjisë dhe ushqimit. 

“Kina mbështet BE-në në rolin e saj aktiv në favor të paqes, bisedimeve dhe ndërtimit të një kuadri sigurie europiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Ora 12:23
Bombardimet në rajonin e Kharkiv-it, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

1654164455_Capture.JPG

Një sulm rus në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore rezultoi në tre të vdekur dhe 10 të plagosur, tha guvernatori i rajonit, Oleh Synehubov, sipas Kyiv Independent. 

Synehubov shtoi se forcat e Moskës rritën bombardimet e zonave të banuara në rajon dhe sulmuan trupat ukrainase pranë Izium, por ato nuk ishin të suksesshme dhe u detyruan të tërhiqen me viktima.

Ora 11:09
Zyrtari ukrainas: Më shumë se 30 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Gjithsej 32 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha nënkryetari i parë i Këshillit Suprem të Ukrainës. 

“Ne e çmojmë kujtimin e të vdekurve", tha Oleksandr Korniyenk duke nderuar personelin e medias që kanë humbur jetën.

"Guxim dhe forcë për të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën në frontin e informacionit. Faleminderit për punën tuaj”, tha ai.

Gjatë muajit të parë të pushtimit rus, dy gazetarë u vranë kur zjarri i artilerisë shënjestroi një ekip të kanalit televiziv amerikan Fox Neës. 

Ata ishin Pierre Zakrzeëski, një kameraman 55-vjeçar dhe Olexandra Kuvshynova , një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte për Fox Neës si fiksuese, sipas Reporterëve pa Kufij. 

Ora 11:00
Guvernatori: Gjërat janë përkeqësuar në Severodonetsk, vijojnë luftimet e ashpra

Pozicioni i Ukrainës është përkeqësuar në Severodonetsk, thotë guvernatori rajonal.

Severodonetsk është një qytet strategjik i rëndësishëm në rajonin lindor të Donbasit. Guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai tha të premten se forcat ukrainase kishin rimarrë gjysmën e qytetit pasi forcat ruse në një moment kontrolluan rreth 80%.

"Luftat më të ashpra janë në Severodonetsk. Luftimet e shpejta po ndodhin tani," tha Haidai për televizionin kombëtar këtë mëngjes.

“Mbrojtësit tanë arritën të ndërmerrnin një kundërsulm për një kohë të caktuar, ata çliruan pothuajse gjysmën e qytetit. Por tani situata është përkeqësuar pak tek ne përsëri”, tha ai.

Ora 09:34
Ministria britanike e Mbrojtjes: Vazhdojnë luftimet e ashpra rreth Severodonetsk

Luftimet e ashpra po vazhdojnë rreth qytetit lindor të Severodonetsk, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të rregullt të mëngjesit.

Trupat ruse thuhet se po shtyjnë drejt Slovyansk në një përpjekje për të prerë ukrainasit.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon gjithashtu se raketat ruse goditën infrastrukturën hekurudhore në Kiev herët të dielën sulmi i parë i tillë në kryeqytet për javë të tëra. Sulmi mendohet të ketë qenë një përpjekje për të penguar furnizimin me pajisje ushtarake perëndimore në Ukrainë.

Përditësimi fokusohet gjithashtu në ishullin e gjarpërinjve të Ukrainës. Rusia mendohet se ka zhvendosur sistemet e mbrojtjes ajrore këtu për të ofruar mbështetje për anijet e saj në Detin e Zi pasi humbi kryqëzuesin e saj të anijes Moskva në prill.

Moska thuhet gjithashtu se po përdor ishullin e gjarpërinjve për të mbajtur bllokadën e saj në bregdetin ukrainas duke parandaluar dërgimin e grurit jashtë shtetit.

Ora 09:00
Spanja do të furnizojë Kievin me raketa dhe tanke

Sipas burimeve qeveritare, Spanja do t'i sigurojë Ukrainës raketa anti-ajrore dhe tanke Leopard për të forcuar mbështetjen e saj ushtarake për vendin. 

Duke vënë në dukje se Spanja do të ofrojë gjithashtu trajnime thelbësore për ushtrinë ukrainase se si të përdorin tanket. 

Trajnimi do të zhvillohet në Letoni, ku ushtria spanjolle ka vendosur 500 ushtarë si pjesë e operacionit të Prezencës së Përparuar të Përmirësuar të NATO-s. Një fazë e dytë stërvitore mund të zhvillohet në Spanjë. 

Spanja deri më tani ka furnizuar Ukrainën me municion, pajisje mbrojtëse personale dhe armë të vogla.

Ora 08:42
Kievi: 31,250 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i pushtimit

Rreth 31,250 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë së Kievit. 

Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se 213 luftëtarë, 176 helikopterë dhe 551 dronë janë rrëzuar gjithashtu pas 103 ditësh konflikti. 

Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,386 tanke ruse, 690 artileri, 3,400 automjete transporti të trupave të blinduara, 125 raketa lundrimi dhe 13 anije.

Ora 08:16
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi në Kiev

Mbretëria e Bashkuar po dërgon raketat e saj të para me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, pavarësisht një paralajmërimi nga presidenti rus Vladimir Putin.

Ai tha se sulmet ndaj Ukrainës do të rriteshin nëse vendet perëndimore vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armë me rreze të gjatë.

Njoftimi i Mbretërisë së Bashkuar vjen një javë pasi SHBA tha se po furnizonte gjithashtu një sistem raketash në Ukrainë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ushtria ukrainase do të stërvitet se si të përdorë raketat e sistemit raketor M270 me shumë lëshime në javët e ardhshme.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar po furnizonte trupat ukrainase me “armë jetike që u duhen për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi i paprovokuar.

"Ndërsa taktikat e Rusisë ndryshojnë, po ashtu duhet edhe mbështetja jonë për Ukrainën," shtoi ai.

Ora 07:55
Vizitoi Zaporizhzhian dhe takoi ushtarët dhe banorët, Zelensky: Jam krenar për ta

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai vizitoi trupat në disa nga pozicionet më të bombarduara të vijës së parë të dielën.

"Ne ishim në Lysychansk dhe ishim në Soledar", tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Të dy vendet kanë qenë nën sulme të rënda ruse për javë të tëra, duke vuajtur nga bombardimet me raketa, raketa dhe ajrore.

"Jam krenar për të gjithë ata që takova, shtrëngova duart, komunikova dhe mbështeta. Diçka u soll për ushtarakët, por nuk do ta detajoj dhe unë solla diçka prej tyre për ju. Është e rëndësishme, besim dhe forcë”, tha ai.

Më herët të dielën, Zelensky ishte në qytetin jugor të Zaporizhzhia, ku tha se kishte takuar kryebashkiakët e disa qyteteve të pushtuara.

"U takova me banorët e Mariupolit që arritën të largoheshin nga qyteti të gjallë dhe me fëmijë. I takova në Khortytsia. Kushtet janë të përkohshme, por jo të këqija. Çdo familje kishte historinë e saj, shumica pa burra. Dikujt burri shkoi në luftë, dikush në robëri dhe dikush, për fat të keq, vdiq”, tha Zelensky.

M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë