Boris Johnson: Nuk mund të kemi Krishtlindjet që kemi planifikuar, një variant i ri i COVID-19 do të përhapet me shpejtësi, një pjesë e Britanisë së Madhe në izolim

Boris Johnson: Nuk mund të kemi Krishtlindjet që kemi planifikuar, një variant i ri i COVID-19 do të përhapet me shpejtësi, një pjesë e Britanisë së Madhe në izolim

Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Planifikimi për zbutjen e masave anti-COVID në Angli nuk do të bëhet i mundur, përkundrazi një pjesë e vendit do të kalojë në izolim për shakë të një varianti të ri të COVID-19 që është shfaqur në vend, siç tha edhe sekretari i shëndetësisë Matt Hancock të hënën.

Për Londrën dhe një pjesë të madhe të jug-lindjes së Anglisë Krishtlindjet do të kalojnë me masa të shtrënguara kufizuese.

Kryeministri Boris Johnson njoftoi ndryshimet për Anglinë në një konferencë në Downing Street pasi shkencëtarët thanë se një variant i ri i koronavirusit do të përhapet me shpejtësi.

Chris Whitty, i cili është kreu i autoritetit shëndetësor në Angli ka saktësuar se nuk është ende e qartë nëse kjo formë e re e COVID është më vdekjeprurëse apo jo.

“Me keqardhje duhet të njoftoj se nuk mund të kemi Krishtlindjet që kishim planifikuar”, tha kryeministri Johnson, duke njoftuar masat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër për dy javë.

Kufizimet do të konsistojnë në mbylljen e parukerive, palestrave, dyqanet të cilat shesin gjëra jo thelbësore, gjithashtu nuk do të lejohen edhe udhëtimet apo kalimi i festave me shumë persona, duke shmangur grumbullimet.

Kryeministri njoftoi se 350,000 njerëzve u ishte dhënë doza e parë e vaksinës në dy javët e para të programit.

Në javët e ardhshme, numri i klinikave të vaksinimit të drejtuara nga GP duhet të rritet gjashtëfish, ndërsa miratimi i një vaksine të dytë të bërë nga Universiteti i Oksfordit mund të hapë rrugën që qendrat e vaksinimit masiv të vendosen në stadiume sportive dhe qendra konferencash.

Anglia është një ndër shtetet e para të cilat kanë konfirmuar dhe kanë nisur vaksinën anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat