Britania e Madhe po goditet nga një lloj i ri i koronavirus

Mbi 1000 raste të një varianti të ri të koronavirusit janë identifikuar në ditët e fundit në Angli, kryesisht në jug të vendit ku mund të lidhet me një rritje të rasteve, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock të hënën.

“Ne kemi identifikuar një variant të ri të koronavirusit, i cili mund të shoqërohet me përhapjen më të shpejtë në juglindjen e Anglisë. Analiza fillestare sugjeron që ky variant po rritet më shpejt se variantet ekzistuese. Duhet të theksoj në këtë pikë se aktualisht nuk ka asgjë për të sugjeruar që varianti ka më shumë të ngjarë të shkaktojë sëmundje serioze dhe këshilla e fundit klinike është se nuk ka shumë të ngjarë që ky mutacion të mos i përgjigjet një vaksine,” tha Hancock në një deklaratë në parlament.

Sekretari i shëndetësisë theksoi se do të njoftojë OBSH-në, për llojin e ri të virusit. Lajmërimi për virusin e ri pas Londra dhe disa qytete të tjera paralajmëruan se nga dita e nesërme do të kalonte në nivelin e 3, niveli më i lartë i kufizimeve të koronavirusit të zbatuar në Angli. Periferitë e Essex dhe Hertfordshire, në veri dhe në lindje të kryeqytetit, gjithashtu do të ngjiten në nivelin e lartë në të njëjtën kohë. Sipas masave të reja pub-et dhe restorantet nuk mund të pranojnë më klientë dhe duhet të mbyllen plotësisht nëse nuk ofrojnë një shërbimin take away.

Masat e nivelit 3 nënkuptojnë që ndeshjet sportive profesionale nuk mund të pranojnë spektatorë.. Ceremonitë e dasmës lejohen për deri në 15 persona.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor