Gjatë emisionit të sotëm në “Rreze Dielli” parukieri Ardi Borova demonstroi me anë të një modeli kurimin e veçantë që kërkon floku platin.
Nëpërmjet rubrikës “Te parukieri”, Borova ka shpjeguar problemet që ky lloj floku has. Sipas tij për shkak të shpeshtësisë në lajre apo të rrezeve të diellit, floku ngjyrë platin rrezikon të oksidohet e rrjedhimisht të zverdhet.
Për të evituar diçka të tillë ai këshilloi përdorimin e dy produkteve shampos dhe balsamit të cilët janë të pigmentuar në ngjyrën e argjendë ose në violetën e argjendë.
Më pas ai tregoi një model mjaft modern flokësh, i cili kishte si veçanti prerjen në mënyrë tepër precize gjeometrike. Edhe njëherë “Rreze Dielli” nëpërmjet rubrikave të saj u vjen në ndihmë publikut me anë të këshillave dhe demonstrimeve mjaft interesante.
(xh.k/shqiptarja).
/Shqiptarja.com