Josep Borrell
Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë thirrje për zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm në Gaza. Sipas kushteve fillestare të marrëveshjes, pauza e përkohshme e luftimeve është në ditën e fundit.
“Pauza duhet të zgjatet për ta bërë atë të qëndrueshme dhe afatgjatë ndërsa punohet për një zgjidhje politike”, tha Borrell në një takim të Unionit për Mesdheun në Barcelonë.
Kryediplomati i BE-së bëri thirrje që Izraeli të mos “rikolonizojë” Gazën, duke thënë se palestinezët dhe izraelitët kanë “të drejtë të barabartë dhe legjitime për të njëjtën tokë”.
Ai shtoi se një shtet palestinez në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gaza ishte “garancia më e mirë” për “sigurinë dhe paqen e Izraelit”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lirohen edhe 11 pengje nga Hamasi, 9 fëmijë e dy gra! Pamjet e para! Armëpushimi në Gaza do të zgjatet me dy ditë








