Lufta/ Lirohen edhe 11 pengje nga Hamasi, 9 fëmijë e dy gra! Pamjet e para! Armëpushimi në Gaza do të zgjatet me dy ditë

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakort këtë të hënë (27 nëntor) për ta zgjatur edhe për dy ditë të tjera armëpushimin katërditor që do të skadonte sot. Njoftimin e dha qeveria e Katarit.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, këtë mbrëmje u bë dhe këmbimi i grupit të katërt të pengjeve izraelite në Rripin e Gazës me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.

Forcat e Mbrojtjes Izraelite konfirmuan se 11 pengjet tashmë po kthehen në Izrael. Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar dhe pamjet e para të lirimit të pengjeve cilat janë marrë nga transmetimet televizive direkte.

Për vazhdimin e këtij armëpushimi për edhe dy ditë të tjera njoftoi të hënën pasdite zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid Al Ansary, në rrjetin social X.

Edhe Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Izrael dhe Hamasi kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin në Gaza edhe për dy ditë të tjera, duke mos dhënë më shumë detaje, raporton Sky Neës.

Deri tani, 58 pengje janë liruar gjatë armëpushimit të tanishëm, përfshirë 39 izraelitë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Katari: 20 pengje izralite dhe 60 palestinezë do të lirohen falë zgjatjes së armëpushimit

1700757083_katar.JPG

 
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari, gjatë një interviste për Al Jazeera, ka deklaruar se me zgjatjen e armëpushimit në Gaza, Hamas do të lirojë 20 pengje të tjera izraelite, ndërsa Izraeli do të lirojë 60 palestinezë.

"Ne kemi një konfirmim nga Hamasi tani  20 pengje shtesë do të lirohen në dy ditët e ardhshme.

Përsa i përket atyre palestineze, 60 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite',- është shprehur ai.

Al-Ansari shtoi se dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza gjithashtu do të vazhdojnë.

Ora 21:43
FOTO/ 9 dhe 11 vjeç, dy vëllezër mes pengjeve të liruara nga Hamasi! Të buzëqeshur krah ushtarit izraelit

 

Dy vëllezërit Tal Goldstein-Almog, nëntë vjeç dhe Gal Goldstein-Almog, 11 vjeç, janë mes 11 pengjeve që janë liruar këtë mbrëmje nga Hamasi. Ata u fotografuan të ulur pranë një ushtari izraelit pak pasi u dorëzuan nga Hamasi. 

 

Ora 21:21
VIDEO/ Hamas liron 11 pengje, 9 fëmijë e 2 gra

Ushtria izraelite ka njoftuar se 11 pengje po kthehen në Izrael. 

Pengjet e liruara janë 9 fëmijë dhe 2 gra.

Mediat izraelite kanë transmetuar pamjet e para të lirimit të tyre.

Ora 21:17
Mediat izraelite: Udhëheqësi i Hamasit ka takuar pengjet në një tunel në Gaza

1701116433_gtgtgt.JPG

Yahya Sinwar

Mediat e Izraelit kanë reportuar se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, ka zhvilluar një takim me pengjet izraelite.

Sipas Haaretz, Sinwar është takuar me pengjet në një nga tunelet ku ato po mbahen, në Gaza.

Një nga pengjet e liruara ka folur për takimin me liderin e Hamasit.

Ai është shprehur se Sinwar u kishte folur në gjuhën hebraike duke u garantuar sigurinë dhe mirëqënien e tyre.

Ora 20:45
Zgjatja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, kreu i OKB: Një rreze shprese

Për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, zgjatja e armëpushimit në Gaza është "një rreze shprese". 

Këtë e deklaroi së fundmi pas njoftimit se Izraelit dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen ;për zgjatjen e armëpushtimit edhe për 2 ditë të tjera. Ndërsa po punohet nga SHBA dhëe Katar për të arritur marrëveshjen mbi një armëpushim edhe më të gjatë mes palëve në konflikt. 

 

Ora 19:19
Hamas i vrau prindërit para syve dhe e mori peng, 4-vjeçarja ribashkohet me të afërmit e saj

1701109373_izraelll.JPG

Më 7 tetor, ajo ishte dëshmitare e vrasjes së prindërve të saj, përpara se të rrëmbehej. Gati 7 javë më vonë, ajo kaloi ditëlindjen e saj të katërt ndërsa ishte nën robëri nga Hamas dhe më 26 nëntor u lirua, falë marrëveshjes mes Izrael dhe Hamas.

Bëhet fjalë për 4-vjeçaren Avigail Idan, e cila mban nënshtetësinë amerikane dhe izraelite njëkohësisht.

Rasti i Avigail ka marrë vëmendje të gjerë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku disa nga të afërmit e saj janë të vendosur në Kaliforni. Presidenti Joe Biden u shpreh i gëzuar për lirimin e saj të dielën e 26 nëntorit.

Ora 18:36
Shtëpia e Bardhë konfirmon zgjatjen e armëpushimit në Gaza

Izrael dhe Hamasi kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin në Gaza edhe për dy ditë të tjera, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë, duke mos dhënë më shumë detaje, raporton Sky News.

Izraeli mbetet e vetmja palë që ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e armëpushimit në Gaza, e cila mund të sjellë lirimin e 20 pengjeve të tjera nga Gaza.

Ora 17:41
Katari: Armëpushimi në Gaza do të zgjatet me dy ditë! Hamas e konfirmon

1701103424_katarrr.JPG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari, ka bërë me dije se Izrael dhe Hamas kanë rënë në ujdi për zgjatjen e armëpsuhimit në Gaza me dy ditë të tjera.

Hamasi ka konfirmuar këtë deklaratë të Katarit duke nënvizuar se “armëpushimi do të vazhdojë në të njëjtat kushte”, transmeton La Repubblica.

Ora 15:56
Publikohen pamjet e qytetit të shkatërruar, zbuloni se çfarë ka mbetur nga Gaza

 

 

Rrënoja, ndërtesa të shkatërruara dhe makina të shkatërruara kudo. Kështu duket qendra e Gazës pas javësh bombardimesh.

Disa gazetarë të medias turke Anadolu publikuan një video nga makina e tyre ku tregojnë se çfarë ka mbetur nga rrugët e qytetit gjatë orëve të para të armëpushimit izraelito-palestinez, raporton La Repubblica.

Ora 15:42
Mjeku rrëfeu se Izraeli ka hedhur bomba me fosfor, ushtria izraelite i përgjigjet akuzave: Po përdorim vetëm armë të ligjshme

1700837571_foyo.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Më herët ditën e sotme (27 Nëntor) një kirurg britaniko-palestinez, i cili punoi në Gaza pas shpërthimit të luftës, tha se janë përdorur bomba me fosfor, duke thënë se ai trajtoi 100 pacientë me 40% të sipërfaqes së trupit të djegur, por pa lëndime të tjera,

Duke përshkruar atë që pa, Ghassan Abu Sitta tha: "Djegiet e fosforit digjen deri në thelbin e brendshëm të trupit dhe ndalojnë vetëm kur nuk ekspozohen ndaj oksigjenit. Kështu që pacienti do të merrte djegie që shkonin drejt e në brinjë dhe në kocka".

 

Forcat izraelite të mbrojtjes i janë përgjigjur akuzave të tij, duke thënë se ato po përdorin vetëm armë dhe municione të ligjshme, raporton Sky News

"Gadat kryesore të ekranit të tymit të përdorura nga IDF nuk përmbajnë fosfor të bardhë. Ashtu si shumë ushtri perëndimore, IDF posedon gjithashtu predha tymi që përfshijnë fosfor të bardhë që janë të ligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Këto predha përdoren nga IDF për krijimin e ekraneve të tymit dhe jo për shënjestrimin ose shkaktimin e zjarreve dhe nuk përkufizohen me ligj si armë ndezëse. Procedurat e IDF-së kërkojnë që predha të tilla të mos përdoren në zona me popullsi të dendur, me përjashtime të caktuara. Kjo përputhet dhe shkon përtej kërkesave të ligjit ndërkombëtar", thuhej në përgjigjen e ushtrisë izraelite. 

Human Rights Watch ka akuzuar më parë Izraelin se i ka vënë civilët në rrezik të lëndimeve serioze dhe afatgjata duke përdorur fosfor të bardhë në operacionet ushtarake.

Ora 15:17
OKB: Rritet në 215 numri i viktimave palestineze në Bregun Perëndimor

1700117891_kshilliisigurimitokb.PNG

OKB

Zyra e Kombeve të Bashkiuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi se të paktën 215 palestinezë, përfshirë 55 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

Ora 15:02
Shtëpitë e libanezëve u shkatërruan nga sulmet izraelite, reagon Hezbollah: Ne jemi të gashëm për të kompensuar banorët e prekur

1698788109_hezbollah.JPG

Ushtarët e Hezbollahut

Hezbollahu është gati të kompensojë libanezët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan ose u dëmtuan nga sulmet izraelite në jug të Tokës së Kedrave. 

Kështu ka thënë Hassan Fadlallah, anëtar i lartë i “Partisë së Zotit”. 

"Ajo që ne u ofrojmë njerëzve të prekur janë paratë, përpjekjet dhe aftësitë e Hezbollahut. Kjo është pjesë e luftës sonë", tha Fadlallah. 

Militantët e Hezbollahut dhe trupat izraelite janë përleshur përgjatë kufirit midis dy vendeve që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Tel Avivit, duke nxitur frikën për një zgjatje të mundshme të konfliktit.

Ora 14:45
Mjeku rrëfen tmerrin e përjetuar në spitalet e Gazës: Janë përdorur bomba me fosfor, gjysma e të plagosurve ishin fëmijë

1700947105_a.jpg

Foto e njerëzve në Gaza pas bombardimeve izraelite

Një kirurg britaniko-palestinez, i cili ka punuar në spitalet al-Shifa dhe al-Ahli në Gaza pas fillimit të luftës, po mban një konferencë shtypi në Westminster në Britani. Profesori Ghassan Abu Sitta, thotë se ai udhëtoi në Gaza më 9 tetor me Mjekët pa Kufij nëpërmjet Egjiptit.

Në pavionin e djegieve në spitalin al-Shifa, mjeku thotë se rreth 40-45% e të plagosurve ishin fëmijë dhe objektivi kryesor i bombardimeve ishin shtëpitë e banimit.

Ai pretendon se janë përdorur bomba me fosfor, duke thënë se ai trajtoi 100 pacientë me 40% të sipërfaqes së trupit të djegur, por pa lëndime të tjera, raporton Sky News.

Kirurgu britaniko-palestinez thotë se raketat fragmentare janë përdorur për të sulmuar Gazën, duke shkaktuar lëndime të rralla te pacientët dhe se pacientët janë amputuar për shkak të këtyre raketave.

Ai po ashtu tha se në ditën e pestë të luftës, gjysma e personave që ai operonte ishin fëmijë. Mjeku tha se janë midis 700 dhe 900 fëmijë me amputim. Amputimi është heqja e një gjymtyre pëshkak të traumës, sëmundjes së keqe ose për shkak të ndonjë operacioni të vështirë.

Në një spital në kampin Jabalia, ai thotë se ishte dëshmitar i një telefonate nga ushtria izraelite me drejtorin e spitalit, i cili u informua se nëse nuk evakuohej brenda dy orësh, spitali do të ishte në shënjestër.

“Një nga skenat më të tmerrshme që kam parë në spitalin Shifa ishte kur, pas sulmit ajror dhe futjes së të vdekurve dhe të plagosurve, anëtarët e stafit vraponin furishëm në departamentin e urgjencës, duke parë fytyrat e të plagosurve dhe të vdekurit për të parë nëse në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve kishte të afërm të tyre", tha mjeku.

Ora 14:36
Stoltenberg thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Gaza

1699610231_jensstoltenbergsulmohetizraelihamas.jpg

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp në prag të Samitit dyditor të Ministrave të Jashtëm të Aleancës që do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor, në Bruksel bëri thirrje për zgjatjen e armëpushimit.

Stoltenberg tha se një zgjatje e pauzës humanitare ishte e nevojshme për të lejuar ndihma të mëtejshme për të arritur tek populli palestinez i Gazës, por edhe për të liruar më shumë pengje.

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të NATO-s pritet të përsërisë angazhimin e vendeve të NATO-s për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës, në një afat të gjatë.

Ora 14:31
Izraeli dhe Hamasi shumë pranë zgjatjes së marrëveshjes për lirimin e pengjeve dhe armëpushimit

1700998256_gaza.PNG

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Izrael, Hamas dhe ndërmjetësit janë shumë pranë një marrëveshjeje për të zgjatur armëpushimin në Gaza, sipas tre zyrtarëve të sigurisë në Egjipt.

Sipas tyre, po punohet për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme në lidhje me kohëzgjatjen e armëpushimit dhe listën e të burgosurve palestinezë që do të lirohen sipas tij.

Sipas 3 burimeve, Hamasi është i interesuar për një zgjatje katërditore, ndërsa Izraeli është i interesuar për një zgjatje që do të rinovohet çdo ditë.

Bazuar në marrëveshjen fillestare për shkëmbimin e pengjeve të Hamasit me të burgosurit palestinezë, armëpushimi në Gaza përfundon sot (27 Nëntor).

Ora 14:26
VIDEO/ I shoqëruar nga Netanyahu, Elon Musk viziton vendin e masakrës në Izrael

1701091552_ELO.jpg

Elon Musk dhe Benjamin Netanyahu

Gjatë vizitës në Izrael, miliardieri Elon Musk pa nga afër brutalitetin e anëtarëve të Hamasit që pushtuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023. I shoqëruar nga Benjamin Netanyahu, vizitoi një nga vendet më të prekura Kfar Azza, ku rreth 25 % e popullsisë së saj u masakrua nga terroristët.

Pronari multi-milioner i Tesla-s pa shtëpitë e djegura dhe u informua nga zyrtarët lokalë dhe përfaqësuesit e IDF-së mbi brutalitetin dhe asgjësimin e familjeve të tëra në Kfar Azza ashtu edhe në rreth 20 komunitete të tjera.

Ai vizitoi shtëpinë e shefit të sigurisë së komunitetit, Ofir Lipstein, i cili u vra në një shkëmbim zjarri me terroristët, duke u përpjekur të mbronte familjen e tij.

Më pas, Netanyahu dhe Musk shkuan në rezidencën e familjes Itamari, ku biznesmeni dëgjoi për katër vjeçaren Abigail Idan, prindërit e së cilës u vranë nga Hamasi dhe u rrëmbye në Gaza.

Abigail e vogël u lirua të dielën, vetëm dy ditë para se të mbushte katër vjeç. Në shtëpinë e familjes, një përfaqësues i IDF tregoi foto të bëra disa ditë pas masakrës.

Pas vizitës në Kfar Azza, Musk dhe Netanyahu shkuan në Knesset, ku u takuan me gazetarë.

 

Ora 13:12
VIDEO/ U lirua nga Hamasi, momenti kur 21-vjecarja izraelite bashkohet me familjen e saj

 

Maya Regev dhe nëna e saj gjatë takimit të tyre në spital

Në spitalin Soroka në Beersheba shumë njerëz janë parë me lot në sy pasi kur 21-vjeçarja, Maya Regev, e rrëmbyer nga Hamasi në festivalin Supernova, u ribashkua me familjen e saj pas 50 ditësh.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, 21 vjeçarja shihet duke përqafuar prindërit e saj, të cilët shpërthejnë në lot.

Maya ishte ndër pengjet e para të marra nga Hamasi në festivalin muzikor. Me origjinë nga Herzliya, afër Tel Aviv, Maya dhe vëllai i saj Itai ishin kthyer në Izrael një ditë më parë pasi festuan ditëlindjen e nënës së tyre jashtë vendit.

Ajo u qëllua në këmbë teksa po fliste në telefon me të atin, i cili po përpiqej gjente fëmijët e tij.

“Babi, hajde këtu. Ata po më qëllojnë, po vdes”, i tha Maya babait të saj, Ilanit, më 7 tetor.

“Jam e emocionuar që Maya po na bashkohet. Por zemra ime është copëtuar në dysh, sepse djali im Itai është ende në Gaza në robërinë e Hamasit. Do të përqafoj kaq shumë Maya-n, por nuk do të ndalemi derisa Itai dhe të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi”, tha nëna e Maya-s, Mirit, kur vajza e saj u lirua.

Very emotional footage released tonight of the reunion early this morning of Sharon Avigdori and her daughter Noam, 12, reuniting with their dad/husband Chen and son/brother Omer after 50 days in Hamas captivity. pic.twitter.com/3KxWoMgQBr

— Amy Spiro (@AmySpiro) November 26, 2023

 

Ora 13:07
FOTO/ Fëmijët luajnë në rrënojat e kampit të refugjatëve

1701086754_e.jpg

Foto e një fëmije në kampin e refugjatëve pas bombardimeve izraelite

Edhe pse nuk është bomarduar nga forcat izraelite prej 3 ditësh, një kamp refugjatësh në Gazën jugore mbetet skena e shkatërrimit. Fotot e marra nga fotografët e agjencisë së lajmeve Reuters tregojnë shtëpi në Khan Younis të rrafshuara nga grevat përpara armëpushimit.

Në rrënoja, fëmijët luajnë brenda një makine të dëmtuar. Një tjetër fëmijë mban një mace ndërsa ecte përgjatë një shtegu midis pllakave të betonit dhe armaturave.

Foto e një fëmije në kampin e refugjatëve pas bombardimeve izraelite

Foto e një fëmije në kampin e refugjatëve pas bombardimeve izraelite
Ora 13:03
Të paktën 150 kamionë me ndihma humanitare futen në Gaza

1701086594_ke.jpg

Foto e kamionëve duke hyrë në Gaza

Të paktën 150 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë ditën e djeshme (26 Nëntor) në Rripin e Gazës, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit për një “pauzë humanitare” në luftime.

Wail Abu Muhsin, Drejtor Medial i Portës Kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës, tha në një deklaratë për Anadolu se “150 kamionë që transportonin ndihma humanitare, përfshirë katër me bombola gazi dhe tre me karburant, hynë dje në Gaza”.

Abu Muhsin tha se fluksi i ndihmave humanitare do të vazhdojë. Marrëveshja për një “pauzë humanitare” katërditore midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi mëngjesin e 24 nëntorit.

Sipas marrëveshjes, 150 palestinezë në burgjet izraelite do të lirohen në këmbim të 50 të burgosurve izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Robërit që do të lirohen nga të dyja palët përbëhen nga gra dhe fëmijë.

Hamasi kishte njoftuar se “pauza humanitare” përfshin hyrjen ditore të 200 kamionëve me ndihma dhe katër cisternave me karburant që do të dërgohen në të gjitha pjesët e Gazës.

Ora 12:07
Borrell bën thirrje për zgjatjen e armëpushimit

1700239881_borrell.PNG

Josep Borrell

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë thirrje për zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm në Gaza. Sipas kushteve fillestare të marrëveshjes, pauza e përkohshme e luftimeve është në ditën e fundit.

“Pauza duhet të zgjatet për ta bërë atë të qëndrueshme dhe afatgjatë ndërsa punohet për një zgjidhje politike”, tha Borrell në një takim të Unionit për Mesdheun në Barcelonë.

Kryediplomati i BE-së bëri thirrje që Izraeli të mos “rikolonizojë” Gazën, duke thënë se palestinezët dhe izraelitët kanë “të drejtë të barabartë dhe legjitime për të njëjtën tokë”.

Ai shtoi se një shtet palestinez në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gaza ishte “garancia më e mirë” për “sigurinë dhe paqen e Izraelit”.

Ora 10:57
Netanyahu: Pas pauzës humanitare, lufta do të vazhdojë deri në shkatërrimin e Hamasit

1700344596_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Teksa armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit, ka hyrë në ditën e 4 dhe të fundit, ka shpresa se pauza në luftime mund të zgjatet më tej. Grupi militant që udhëheq Rripin e Gazës kërkon që armëpushimi të vijojë, dhe premton të rrisë numrin e pengjeve të liruar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se marrëveshja fillestare mund të zgjatet, por se operacionet izraelite do të rifillonin me fuqi të plotë pas përfundimit të armëpushimit.

“Po diskutohet mundësia e lirimit çdo ditë shtesë 10 pengje të tjera, por unë i thashë presidentit amerikan Joe Biden se në fund të armëpushimit ne do të kthehemi operacioneve me fuqi të plotë, deri në përmbushjen e qëllimeve tonë; eliminimi i Hamasit dhe sigurisht lirimi i të gjitha pengjeve”, tha Netanyahu.

Të paktën 17 pengje të tjerë u liruan në ditën e tretë të armëpushimit, në këmbim të 39 të burgosurve palestinezë.

Gjatë 72 orëve, Hamasi ka liruar një total prej 58 pengjesh, kryesisht gra dhe fëmijë, në këmbim të 117 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. 13 izraelit, 3 tajlandezë dhe një person me nënshtetësi ruse u transferuan me sukses nga Gaza drejt izraelit ditën e diel.

Mes të liruarve ishte edhe 4-vjecarja amerikano-izraelite Abigeil Idan, e cila siç tha presidenti Biden, kishte dëshmuar vrasjen e prindërve të saj nga Hamasi gjatë masakrës së 7-tetorit.

E mitura është dërguar për kontrolle në spital, teksa gjyshi i saj thotë se nuk e beson dot që ajo është rikthyer, dhe falenderon presidentin amerikan për ndihmën.

Ora 10:42
Marrëveshja Izrael-Hamas! 39 adoleshentë palestinezë u liruan nga burgjet në ditën e tretë të armëpushimit

1701078133_ksa.jpg

Fotot e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

Të paktën 39 adoleshentë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në ditën e tretë të armëpushimit të luftës Izrael-Hamas. Sipas CNN, autobusi me adoleshentët mbërriti  në qendër të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor të dielën në mbrëmje.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit konfirmoi se kishte liruar 39 të burgosur nga gjithsej shtatë burgje izraelite (gjashtë në Izrael dhe një në Bregun Perëndimor të pushtuar), si pjesë e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit.

Ata ishin ishin djem të moshave 18 vjeç e lart, dy janë 15 vjeç dhe më i vogli është 14. Gjashtëmbëdhjetë nga të liruarit po vuanin dënimin për sulme ndaj izraelitëve, sipas informacionit të marrë nga Shërbimi i Burgjeve të Izraelit dhe Shoqëria Palestineze e të Burgosurve, një organizatë joqeveritare që mbron të drejtat e të burgosurve.

Ndërsa 23, të tjerë të liruar tashmë, ishin mbajtur nën paraburgim administrativ, një praktikë e kritikuar gjerësisht në të cilën një i burgosur nuk ka dijeni për asnjë akuzë kundër tyre dhe çështja e tyre nuk i nënshtrohet asnjë procesi ligjor.

Ndërsa armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit hyn sot në ditën e tij të katërt dhe të fundit, të dyja palët kanë diskutuar mundësinë e zgjatjes, një masë e cila ka mbështetjen e vendeve kyçe, duke përfshirë SHBA-në dhe Katarin.

Ora 10:38
Ministri izraelit i komunikimeve: Elon Musk nuk do të aktivizojë satelitin Starlink në Gaza

1701077884_mus.jpg

Elon Musk

Miliardieri Elon Musk ra dakord të mos aktivizonte Starlink mbi Gaza pa miratimin e Izraelit. Ministri izraelit i komunikimit e tha këtë në Ministrinë izraelite të Komunikimeve, duke përfshirë Rripin e Gazës.

Starlink është një plejadë interneti satelitore e operuar nga kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX, duke ofruar mbulim në mbi 60 vende. Ai synon gjithashtu shërbimin global të telefonisë celulare pas vitit 2023. SpaceX filloi të lëshojë satelitët Starlink në vitin 2019. 

Muajin e kaluar, Izraeli shkatërroi kullat e komunikimit dhe ndërpreu të gjithë internetin për enklavën e rrethuar. Starlink është një teknologji, e menaxhuar nga SpaceX, e aftë për të ofruar lidhje interneti nëpërmjet satelitit.

Ora 10:34
Erdogan drejtuar Presidentit iranian: Muslimanët duhet të jenë të bashkuar kundër brutalitetit izraelit

1700332179_gggggggggggg.JPG

Recep Tayyip Erdogan

Bota njerëzore duhet të marrë "një qëndrim të bashkuar në lidhje me brutalitetet që Izraeli po kryen" kundër palestinezëve në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Kështu deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike me presidentin iranian Ebrahim Raisi. 

Gazeta Daily Sabah shpjegoi se të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu se si të arrihet një armëpushim i përhershëm midis Hamasit dhe Izraelit.

Transmetuesi TRT nënvizon se Erdogan dhe Raisi kanë marrë një angazhim për të "punuar së bashku për të arritur paqen e qëndrueshme".

Ora 10:06
Presidenti iranian: SHBA nuk ka të drejtë të ndërhyjë në Gaza

1701075979_rai.jpg

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se populli i Gazës duhet të vendosë për të ardhmen e vendit të tyre përmes Hamasit si një qeveri legjitime dhe ligjore bazuar në votat e publikut në atë rajon. 

Kështu raporton agjencia e lajmeve të Republikës Islame Irna. 

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë dhe të marrin ndonjë vendim për popullin e Gazës dhe çdo veprim që ndërmerr në këtë drejtim është i dënuar me dështim”, tha Raisi. 

Duke theksuar bashkëfajësinë dhe mbikëqyrjen amerikane në krimet e tmerrshme të regjimit sionist dhe masakrën e popullit të shtypur të Gazës, Raisi nënvizoi turpin dhe diskreditimin e qeverisë amerikane në sytë e opinionit publik të kombeve.

Ora 09:59
U lirua nga Hamasi, në gjendje kritike për jetën 84-vjeçarja që u dërgua me helikopter në spital

1701075753_84.jpg

84-vjeçarja, Elma Avraham

Elma Avraham, 84-vjeç, e cila ishte në grupin e tretë të pengjeve të Hamasit të liruar të dielën (26 nëntor), është në një "gjendje kritike", sipas Spitalit Soroka në Beersheba.

84-vjeçarja është pengu i cili u dërgua me helikopter në spital menjëherë pas lirimit, ku sipas raportimit të mjekëve ajo është në rrezik për jetën.

Në një deklaratë të shkurtër, një mjek tha se Avraham ishte në "gjendje të keqe fizike dhe gjendje të rëndë klinike".

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, zëvendësadmirali Daniel Hagari tha më herët se Avraham u dërgua në spitalin Soroka direkt nga Rripi i Gazës me helikopter për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Ajo kishte komunikuar me djalin e saj përpara se të rrëmbehej nga terroristët e Hamasit, raporton Protothema.

Më 7 tetor, djali Uri Rawitz foli për herë të fundit me nënën e tij, 84-vjeçaren Elma Avraham, e cila ishte në shtëpinë e saj në Kibbutz Nir Oz kur nodhi sulmi nga Hamasi.

Ajo ishte bllokuar në dhomën e saj dhe nuk ishte në gjendje të mbyllte derën. Djali tjetër i saj dhe vëllai i Rawitz ishin gjithashtu në Nir Oz, por nuk arritën të shpëtonin në kohë nënën e tyre. Më vonë, u shfaq një foto ku shihet ajo e ulur në një motoçikletë e rrethuar nga dy terroristë të armatosur.

Ora 09:48
SHBA: Arrestohet një person që plagosi studentët palestinezë në Vermont

1701074902_pa.jpg

Pamje nga vendngjarja në SHBA

Është identifikuar dhe arrestuar personi që qëlloi 3 studentë palestinezë në Vermont, SHBA. Ata mbetën të plagosur.

Departamenti i Policisë së Burlingtonit e bëri të ditur këtë duke identifikuar sulmuesin si Jason J. Eaton, 48 vjeç.

Burri u arrestua orët e fundit në vendin e sulmit, afër vendit ku jeton dhe do të dalë sot para gjykatës.

Ora 09:27
Izraeli: Kemi probleme në listën e pengjeve, po zhvillohen negociata për modifikimin e emrave

1700942376_kjns.jpg

Foto të pengjeve

Autoritetet izraelite thonë se ka "probleme" me listën që kanë marrë me 11 pengjet që do të lirohen sot (27 Nëntor) nga Hamasi.

Dhe për këtë arsye “po zhvillohen negociata” për modifikimin e emrave që përmban lista. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

"Diskutimet janë duke vazhduar rreth listës së marrë gjatë natës dhe aktualisht nën shqyrtim në Izrael. Ne do të zbulojmë informacionin kur të jetë e mundur", tha zyra e Netanyahut. 

Sipas zyrtarëve izraelitë të cituar nga faqja e internetit Ynet, lista është "problematike" dhe negociatat intensive janë duke u zhvilluar për ta ndryshuar atë.

Ora 08:36
Gjysma e hebrenjve mendojnë të largohen nga Britania e Madhe, shkak lufta Izrael-Hamas

1701070509_geb.jpg

Hebrenjtë në Britani

Një sondazh i fundit nga “Fushata kundër Antisemitizmit” ka nxjerrë në pah një rritje të shqetësimit te hebrenjtë britanikë lidhur me nivelin e antisemitizmit në vend.

Pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi Hamas, një pjesë e madhe e komunitetit hebre, po mendojnë të largimohen nga Britania e Madhe. Nga rezultatet e sondazhit, duket se më shumë se gjysma e hebrenjve në shtetin britanik, aktualisht kanë frikë të shfaqin simbole hebrenje, raporton skynews.

Edhe pse urrejtja ndaj hebrenjve ka qenë problem i njohur, 16 për qind e pjesëmarrësve në sondazh besojnë se policia i trajton krimet antisemitike si format e tjera të krimeve.

Ndër të tjera, 90% e përgjigjeve tregojnë se hebrenjtë britanikë do të shmangin udhëtimin në qendër të qytetit, nëse atje do të zhvillohet një fushatë anti-izraelite. Gjithashtu sondazhi tregon se më shumë se gjashtë në dhjetë hebrenjë britanikë, kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitarë të një incidenti antisemitik.

Si reagim ndaj kësaj rritjeje të shqetësimit, sot në qendër të Londrës u organizua një marshim masiv kundër antisemitizmit, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, duke treguar kështu se solidarizohen me hebrenjtë dhe janë kundër çdo forme të diskriminimit.

Ora 08:33
U plagosën 3 studentë palestinezë, grupi mysliman ofron 10 mijë $ shpërblime për informacione ndaj autorëve

1701070374_10.jpg

Studentët palestinezë

Një grup mysliman për të drejtat civile në SHBA po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarësh (7,900 £) për informacion mbi autorët e një sulmi që kishte në shënjestër tre studentë palestinezë të universitetit.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) u kërkoi gjithashtu autoriteteve të hetojnë për “paragjykim” të mundshëm për të shtënat, duke përmendur një “rritje të paprecedentë të urrejtjes dhe dhunës anti-myslimane dhe anti-palestineze”.

Hisham Awartani, Tahseen Ahmed dhe Kinnan Abdalhamid u përballën dhe u qëlluan nga një burrë pranë kampusit të Universitetit të Vermontit ndërsa po shkonin për në një darkë familjare, tha Policia e Burlingtonit.

Oficerët po hetojnë, por thanë se autorët kishin veshur keffiyeh, një shall tradicional dhe flisnin arabisht kur u sulmuan. Shefi i policisë së Burlingtonit, Jon Mura, tha se dy nga viktimat janë në një gjendje të qëndrueshme, ndërsa i treti ka pësuar lëndime shumë më të rënda. Policia është në kërkim të autorit të dyshuar.

Ora 08:20
Sanchez: Dënimi i masakrës në Gaza nuk është çështje ideologjie, por njerëzore

1701069561_ped.jpg

Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbrojti qëndrimin e tij kritik ndaj sulmeve izraelite në Gaza të dielën në mes të mosmarrëveshjeve diplomatike midis Spanjës dhe Izraelit.

“Dënimi i sulmeve të ulëta terroriste nga Hamasi dhe, në të njëjtën kohë, dënimi i masakrës pa dallim ndaj qytetarëve palestinezë në Gaza nuk është çështje partish politike apo ideologjie – është çështje njerëzie”, tha Sanchez gjatë një mitingu në Spanjë.

Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme javën e kaluar, Sanchez zemëroi udhëheqjen izraelite duke akuzuar vendin se nuk i është përmbajtur ligjit ndërkombëtar humanitar në rrethimin dhe bombardimin e Rripit të Gazës.

Në fund të vizitës së Sanchezit, i cili udhëtoi me kryeministrin belg Alexander De Croo, qeveria izraelite thirri ambasadorin spanjoll dhe atë belg. Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen akuzoi gjithashtu dy liderët evropianë për “mbështetje të terrorizmit”.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares thirri ambasadorin e Izraelit në Spanjë dhe i quajti komentet e Cohenit “të papranueshme”, raporton media turke Anadolu.

Të shtunën, Cohen tha se Izraeli “nuk do të harrojë se kush qëndron” me ta “në këto kohë dhe kush mbështet një organizatë terroriste vrasëse që po mban peng më shumë se 200 veta”.

Më vonë, Albares shtoi se Spanja do të vazhdojë të “ngrejë zërin” për të mbrojtur civilët e pafajshëm palestinezë, duke dënuar Hamasin. Ish-kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero tha të dielën se qëndrimi i Spanjës ndaj Palestinës “do të mbahet mend si hap i guximshëm”.

Por jo të gjithë në Spanjë janë dakord me këtë këndvështrim. Të dielën, kreu i opozitës konservatore të vendit, Alberto Nunez Feijoo, fajësoi Sanchezin për fillimin e bllokimit diplomatik.

“Fatkeqësisht, Spanja është më pak e besueshme ndërkombëtarisht”, tha ai për mediat spanjolle në Madrid.

Sanchez pranoi në tubimin e tij se opozita nuk është e domosdoshme të jetë me qeverinë e tij.

“Por unë do të kërkoj që ata të ngrihen për të drejtat e njeriut, të cilat ne po mbrojmë”, tha ai para turmës.

Sanchez tha se qëllimi i tij është të bindë BE-në ose më shumë vende anëtare të njohin shtetin e Palestinës. Ai deklaroi gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme se Madridi është i gatshëm për një lëvizje të njëanshme nëse kjo mbetet alternativa e vetme.

Ora 08:13
Hamasi kërkon të zgjasë afatin e armëpushimit

1700937314_hama.jpg

Ushtarët e Hamasit

Hamasi deklaroi së fundmi se dëshiron të ketë një zgjatje të pauzës aktuale në luftimet në Gaza, një veprim që mund të rrisë numrin e pengjeve që lirohen. Sipas marrëveshjes aktuale, dita e fundit e armëpushimit është e hëna.

Në një deklaratë, Hamasi thotë se “po kërkon të zgjasë armëpushimin pas përfundimit të katër ditëve përmes përpjekjeve serioze për të rritur numrin e pengjeve të liruar siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit humanitar”.

Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat që po zhvillohen në Katar i ka thënë BBC-së se Hamasi ka informuar ndërmjetësuesit se është i gatshëm të zgjasë pauzën me dy deri në katër ditë dhe se një zgjatje mund të sjellë lirimin e 20 deri në 40 të burgosurve izraelitë.

Sipas kushteve të pauzës aktuale, e cila filloi të premten, gjithsej 50 pengje izraelite do të lirohen për katër ditë në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë.

Ora 08:09
Një 4-vjeçare izraelito-amerikane mes pengjeve të liruara! Hamasi ia vrau prindërit në sy të saj

Abigail Moredan

Një vajzë katërvjeçare izraelito-amerikane, e cila u rrëmbye nga Hamasi gjatë sulmit të tij më 7 tetor në jug të Izraelit, ishte në mesin e 17 pengjeve të liruar të dielën (26 nëntor). Abigail Moredan ishte vetëm tre vjeç në kohën kur u mor peng nga shtëpia e saj, ku prindërit e saj u sulmuan dhe u vranë nga persona të armatosur të Hamasit. Ajo mbushi katër vjeç ndërsa mbahej peng nga Hamasi.

Familja e Abigail tha: "Ne shpresonim dhe u lutëm që të vinte sot. Nuk ka fjalë për të shprehur lehtësimin dhe mirënjohjen tonë që Avigail është i sigurt dhe po kthehet në shtëpi," tha Liz Hirsh Naftali, tezja e madhe e Avigail dhe Noa Naftali, kushërira e saj, në një deklaratë.

Vogëlushja ishte bërë një nga imazhet e tragjedisë së 7 tetorit. Nëna e saj u vra ndër të parat në Kfar Azza, ajo u masakrua me armë zjarri në dhomën e ndenjjes së shtëpisë nga Hamasi. Vogëlushja vrapoi te babai i saj, i cili e mbrojti me trupin e tij dhe gjithashtu u vra. Vëllai dhe motra e madhe kishin arritur të fshiheshin në një dollap dhe mbijetuan.

Lirimi i vogëlushes Abigail nuk është vetëm një çështje humanitare. Emri i saj u përmend nga vetë Biden në një telefonatë me Emirin e Katarit, Tamim. Presidenti e kishte bërë të qartë se kthimi i vogëlushes ishte prioritet, duke e shndërruar historinë e saj në një simbol të angazhimit amerikan. Për këtë arsye kishte frikë se Hamasi mund ta mbante atë si ‘garanci’ deri në fund. Ky nuk ishte rasti.

Familjarët e Avigal falënderuan gjithashtu presidentin amerikan Joe Biden, qeverinë e Katarit dhe të tjerët që u përfshinë në sigurimin e lirimit të Avigail dhe bënë thirrje që pengjet e mbetura të liroheshin.

"Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me familjet e të gjithë pengjeve ende të mbajtur rob dhe ne mbetemi të përkushtuar si kurrë për të siguruar kthimin e tyre të sigurt dhe të shpejtë."

Presidenti Biden tha se lirimi i pengjeve të së dielës ishte rezultat i "diplomacisë intensive të SHBA-së", duke shtuar se ai shpresonte se më shumë pengje amerikanë do të lirohen në ditët në vijim.

"Ne vazhdojmë të bëjmë presion dhe presim që edhe amerikanë të tjerë të lirohen," tha ai, duke shtuar "ne nuk do të ndalojmë së punuari derisa çdo peng të kthehet te të dashurit e tyre".

Katërmbëdhjetë nga 17 pengjet ishin izraelitë dhe tre prej tyre ishin shtetas tajlandez. Nëntë nga izraelitët ishin fëmijë.

Ofri, Yuval, Hagar dhe Oria Brodutch ishin mes atyre që u liruan nga Hamasi të dielën
Ora 08:04
Elon Musk vizitë sot në Jerusalem, takime me Herzogun dhe familjet e pengjeve! Diskutime për luftën kundër antisemitizmit në internet

1699256488_elonmusk.jpg

Elon Musk

Pronari i platformës X (ish-Twitter), Elon Musk, do të vizitojë sot (27 Nëntor) Jerusalin për të diskutuar për luftën kundër antisemitizmit në internet. Ai do të takohet me presidentin izraelit, Isaac Herzog. 

Gjatë takimit, të planifikuar për pasditen e sotme (27 Nëntor), Herzog do të shoqërohet nga "përfaqësuesit e familjeve të pengjeve të mbajtura nga Hamasi" dhe "do të nënvizojë nevojën për të luftuar antisemitizmin në internet". 

Javën e kaluar miliarderi amerikan u akuzua se kishte "promovuar në mënyrë të neveritshme urrejtje antisemite dhe raciste" në një nga postimet e tij në mediat sociale. 

Shtypi izraelit raportoi se Musk mund të takohej edhe me Netanyahun gjatë qëndrimit të tij në Jerusalem, por lajmi nuk u konfirmua nga zyrat e kryeministrit izraelit.

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 27/11/2023 11:45

    A ja vlen vlla me e njoftë vetëvehtën se çfar Soji të mahlukateve kemi,pse gomarët dhe loptë po i urrejnë kaqë shum delet ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë