Borrell: Diplomacia, rruga e vetme për zgjidhje të krizës midis Ukrainës dhe Rusisë

Borrell: Diplomacia, rruga e vetme për zgjidhje të krizës midis Ukrainës dhe Rusisë

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell

Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për të refuzuar kërkesat e sigurisë të Rusisë.

Borrell i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë rrugën diplomatike, pasi tha se është e vetmja mënyrë për zgjidhje afatgjate të krizës ndërmjet Moskës dhe Kievit.

“Mirëpres përgjigjen e shkruar të sekretarit Blinken për propozimet e sigurisë së Rusisë. Rruga diplomatike është e vetmja zgjidhje afatgjatë për qytetarët e Ukrainës dhe qytetarët e Evropës. I bëj thirrje Rusisë që ta pranojë. BE-ja dhe SHBA-ja janë të bashkuara në qasjen tonë të përbashkët”, ka shkruar në Twitter Borrell.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre, ka njoftuar se nuk ka pranuar kërkesat e sigurisë së Rusisë, ku përfshihej edhe mospranimi i Ukrainës në NATO.

Blinken ripërsëriti qëndrimin se NATO do të vazhdojë të ketë politikën e “dyerve të hapura” për pranimin e anëtarëve të rinj dhe ka ofruar një vlerësim “parimor dhe pragmatik” të shqetësimeve që Moska ka ngritur.

Rusia tha se do të analizojë përgjigjen amerikane, që është dorëzuar në koordinim me aleancën ushtarake, NATO.

"Ne e bëjmë të qartë se ka parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t'i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë”, tha Blinken.

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën dhe ka mbajtur një sërë stërvitjesh ushtarake në atë zonë. Perëndimi është shqetësuar se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.

Më 2014, Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështetë separatistët që po luftojnë me forcat ukrainase në lindje të Ukrainës.

Kremlini, që mohon se po planifikon që ta sulmojë Ukrainën, ka thënë se e sheh NATO-n si kërcënim të sigurisë dhe ka kërkuar garanci ligjore që kjo aleancë ushtarake të mos zgjerohet më tej nga lindja./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin