Josep Borrell
"Në Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian do të flasim gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme dhe Rripin e Gazës. Unë do të them se sa e rëndësishme është të vazhdojmë të mbështesim UNRWA.
Hetimi, pas akuzave të Izraelit për gjoja bashkëpunimin e punonjësve të agjencisë së OKB-së me Hamasin gjatë masakrave të 7 tetorit, kjo duhet të bëhet, por ne nuk mund ta ndëshkojmë kolektivisht popullin palestinez".
Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, në margjinat e samitit në Bruksel.
Ai npo ashtu tha se "agjencia nuk mund të ndalojë së punuari, përndryshe qindra mijëra njerëz do të vdesin”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ UNRWA: Pa fonde, mund të mbyllim dyert deri në fund të muajit! Politike: Biden drejt sanksioneve kundër izraelitëve që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar








