Borrell: Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas së drejtës ndërkombëtare! Biden: Jemi të gatshëm ta mbështesim me të gjitha mjetet

Borrell: Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas së drejtës ndërkombëtare! Biden: Jemi të gatshëm ta mbështesim me të gjitha mjetet

Joe Biden dhe Josep Borrell

1696700503_joebidenjosepborrell.JPG

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se BE dënon sulmet e dhunshme ndaj Izraelit nga militantët e Hamas. 

"BE bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve të pakuptimta, të cilat rrisin më tej tensionet në rajon dhe minojnë seriozisht aspirata për paqe të popullit palestinez. BE-ja qëndron në solidarizim me Izraelin që ka të drejtë ta mbrojë veten në linjë me ligjet ndërkombëtare, në përballje me dhunën e tillë dhe sulmet”, tha ai.

Edhe Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se i ka thënë gjatë një bisede kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA se ishte gati të ofronte “të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes” pasi grupi islamik palestinez Hamas nisi një sulm ndaj Izraelit.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. I kam bërë të qartë kryeministrit Netanyahu se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes për Qeverinë dhe popullin e Izraelit”, tha Biden


Lajmi kryesor:

Hamasi breshëri raketash mbi Izraelin, 250 të vdekur, 164 pengje! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë, jemi në luftë! Jeruzalemi sulm ajror mbi Gaza! 232 viktima, 1,600 të plagosur


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë